LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe Shqipëri"/ Berisha: Të shtunën protestë në mbështetje të studentëve, PD në krah të tyre deri në fitore

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje degëve të partisë dhe mbështetësve të saj të mobilizohen për protestën e së shtunës, e cila, sipas tij, do të zhvillohet në mbështetje të revoltës studentore dhe kundër qeverisë së Edi Ramës. • Gjatë takimit të sotëm me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, Berisha e cilësoi protestën si një moment me rëndësi të veçantë dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave për një pjesëmarrje sa më të gjerë. • Ai theksoi se Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të studentëve deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Lideri i demorkatëve ftoi gjithashtu të gjitha forcat politike që t’i bashkohen protestës dhe revoltës studentore, duke e konsideruar bashkimin e opozitës si kusht për largimin e qeverisë aktuale. • Sipas tij, ata që nuk angazhohen në këtë përpjekje ose përdorin protestën për axhenda të tjera politike, nuk synojnë largimin e Edi Ramës. • Ai përsëriti kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. • Kryedemokrati u ndal edhe te mobilizimi që po bëhet në mbrojtje të kryeministrit, duke akuzuar mafien se përdor paratë e drogës dhe korrupsionin për të mbajtur Ramën në pushtet. • Ai deklaroi se kryeministri nuk mund ta ndalë më rënien politike. • Në takimin me drejtuesit dhe sekretarët e degëve, Berisha kërkoi mobilizim maksimal për protestën e së shtunës dhe nxitjen e protestave edhe në rrethe. • Ai pranoi se demokratët janë të lodhur nga përballja politike, por u kërkoi të vijojnë qëndresën.

4 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe Shqipëri"/ Berisha: Të shtunën protestë në mbështetje të studentëve, PD në krah të tyre deri në fitore

 

2 JAVE ME PARE

Berisha: Sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet, më të forta, më të pamposhtura(VIDEO)

"Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe

 

"Kishte mjaft, jo pak, që shtronin pyetjen, pse të shkojmë ne atje, ku hedhin parrulla.  Ne ishim shumë të hapur, shumë të ndershëm, ne u thamë mbështetësve dhe simpatizantëve dhe anëtarëve tanë, ne shkojmë atje, ata që hedhin parrullat janë armiqtë tanë.  Por duke konsideruar të keqen më të madhe Edi Ramën, atëherë ne përshtasim parimin e njohur që nga kohët e lashta, armiku i armikut tim, është aleati im.  Në fakt, në fakt ata që kishin atë mision, ata vazhduan. Gjersa Edi Rama bëri një marrëveshje siç e deklaroi, që unë me flamingot jam në rregull dhe ata të tjerë që protestojnë ata janë sorra, çafka, hajdutë e me radhë. Pra, ishte një kohë, ishte një zhvillim i panjohur më parë për forcën tonë politike. Sepse promotori i të gjitha protestave nga vitet '90 e pothuaj të gjithave nuk them të gjithave, e lindur në protestë, nëna e protestave, tani u gjet përballë një gjiganti popullor dhe u rreshtua pas simboleve të saj, në këtë gjigant. I gjithë synimi ishte krijimi i një opozite tjetër. I një opozite, siç e do Edi Rama me patronin e tij, George Soros. Pyesin shumë, kush ishte mbrapa? Kush organizonte? Po ju e keni parë. Ata kanë emër mbi emër, ishin organizatat sorosiane në krye. Ishin ato, të cilat, të cilat, hoqën maskat nga organizatat e shoqërisë civile, u shndërruan në qeliza politike të ekstremit të majtë dhe kërkonin të likuidonin opozitën. Opozitën e këtij vendi, që kishte dëshmuar vendosmërinë dhe qëndresën më të madhe në historinë e opozitave të Evropës. Asnjë. Jo për dashurinë tonë, por për kompleksitetin e rrethanave, asnjë forcë politike nuk kaloi një kalvar të tillë si Partia Demokratike dhe nuk ishte vetë i pari ky. Ne kishim kaluar kalvarin e '97-ës, kur pas rebelimit komunist, e vërteta është që një pjesë e mirë e drejtuesve të kësaj partie, u shmangën, u larguan. Por ajo prapë u ndërtua. U ngrit si feniksi nga hiri. U ngrit, u ngrit dhe i përzuri me votë ata që erdhën me rebelim. Kjo është e vërteta. E zhytën në mënyrën më të pamerituar në izolimin më të thellë, sikur të ishte një parti superfashiste, apo supernaziste, apo superkomuniste. Kush? Një parti që po mbronte parimet më të drejta, të lirisë së një formacioni politik. Çfarë po bënim ne atje? Ne s'po kërkonim asgjë tjetër, vetëm të qëndronim jo si opozitë e qeverisë, por si opozitë e qytetarëve shqiptarë. Dhe rrethanat bënë që të vendosin, ku jemi sot në krahasim me atë? Sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet. Më të forta? Më të forta. Më të pamposhtura," tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Qindra mijëra shqiptarë janë ngritur kundër narkoregjimit"/ Berisha: Rama po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit(VIDEO)

"Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një narkoshtet dhe duke e akuzuar se ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë që ai e quan “shteti i mafies”. Në takimin me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, Berisha dënoi ato që i cilësoi 'qëndrime autoritare' ndaj fjalës së lirë dhe debatit publik, duke pretenduar se synojnë të mbrojnë kryeministrin.

Ai deklaroi se themelet e pushtetit janë më të lëkundura se kurrë dhe e krahasoi regjimin e Tiranës me atë të Beogradit. Kreu i demokrateve, kujtoi gjithashtu protestat e zhvilluara kundër qeverisë, të cilat i cilësoi si më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar Ramën për zhvillimin e zgjedhjeve të manipuluara dhe për largimin e qytetarëve nga vendi.

 

"Unë dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime autoritare, diktatoriale, mafioze, të pakonceptueshme ndaj fjalës së lirë, ndaj debatit në mbrojtje të kreut të organizatës kriminale, në mbrojtje të Edi Ramës, i cili është autor krimesh monstruoze, i cili Shqipërinë, vend anëtar të NATO-s, Shqipërinë, vend me orientim të fuqishëm europian, shtetin ligjor e zëvendësoi me shtetin e mafies, me narkoshtetin dhe po e zbraz çdo muaj e më shumë.  Por, në qoftë se Edi Rama dhe mafia e pushtetit vendosin në këtë vend për çdo gjë, falë përkushtimit të madh të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë, themelet e narkoshtetit janë të lëkundur sot më shumë se kurrë. 
Sot ka një regjim në shkërmoqje në Europë që po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit, dhe ky është regjimi i Tiranës.  Dhe këtu, kanë një meritë të madhe të gjithë ata që qëndruan, nuk u përkulën. Të gjithë ata që me protestat e tyre, dëshmuan se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje të lira por farsë elektorale.  Miqtë tanë në Europë dhe në botë, të cilët e gozhduan atë, e damkosën atë në një seri rezolutash të organizatave partiake më të fuqishme ndërkombëtare, në të cilat edhe ne jemi të anëtarësuar.  Pikërisht, në sfondin e zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin, në sfondin e vjedhjes dhe plaçkitjes së shqiptarëve më shumë se çdo pushtim tjetër, e varfërimit dhe mjerimit të tyre, në sfondin de fakto të dëbimit të tyre nga Shqipëria me kushtet, për kushtet e kalkuluara.  Shpërtheu në fillim të qershorit, protesta popullore më e madhe, më gjigante, më e bukur, më madhështore që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Dhjetëra, qindra mijëra shqiptarë nga të katër anët e Shqipërisë, por edhe të dheut, mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër narkoregjimit, kundër kreut të organizatës kriminale dhe narkoqeverisë së tij," tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Regjimi ka marrë karakter talebanesk"/ Berisha: AMA do hyjë në histori si institucioni xhandar i fjalës së lirë, që përdoret për të gjobitur studiot televizive (VIDEO)

"Opozita sot është shumicë në Tiranë dhe
Sali Berisha

TIRANA-  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po e shndërron Shqipërinë në një narkoshtet dhe se po shtyp pluralizmin dhe lirinë e shprehjes. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ai kritikoi Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), duke e akuzuar se po përdoret për të vendosur gjoba ndaj mediave dhe për të kufizuar mendimin e lirë.

Berisha denoncoi edhe shoqërimin e protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë dhe presionet ndaj pedagogëve që marrin pjesë në protestat studentore. Ai përmendi rastin e pedagoges Alma Buci në Gjirokastër, për të cilën pretendoi se është kërcënuar me ndërprerje të ditës së punës për shkak të pjesëmarrjes në protestë, duke e cilësuar situatën si shenjë të represionit politik.

 

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt dhe falënderim nga zemra për të gjithë ju për angazhimin, përkushtimin që keni treguar, si dhe për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë që janë mbledhur nga të katër anët e vendit në mbështetje të revoltës studentore, një revoltë e një rëndësie historike. Shqipëria sot është narkoshteti më i konsoliduar i planetit, çka do të thotë është dhe diktatura ndër më të këqijat, ose më e keqja, midis të gjithë diktaturave autoritare. Diktatura që pranojnë pluralizmin, por përdorin të gjitha mënyrat për ta shtypur pluralizmin. Dy ditët e fundit, regjimi ka marrë karakter talebanesk. Në studiot televizive dënohen mediat, dënohen mediat për mendimin e lirë që shpreh i ftuari para drejtuesit, moderatorit të debatit. Pra, narkodiktatori koncepton moderatorët e debateve si policët e moralit, njëlloj si talebanët e Afganistanit apo fanatikët e Ajatullahve. Vendosin gjoba. E ashtuquajtura AMA, do hyjë në histori si institucioni më i turpshëm, të cilës Edi Rama i jep funksionet e xhandarit të mendimit dhe të fjalës së lirë, përdoret për të gjobitur studiot televizive, në rast se shkon aty dhe thua asgjë më shumë as më pak, se Edi Rama është më mirë të ikësh sesa të zvarritesh e të dalësh i zvarritur nga zyra. Këto janë përpëlitje të një narkodiktature dhe të një narkodiktatori, të cilat, masa që asnjë tjetër si ai përveç talebanëve që janë të njohur për ministrinë e virtytit e të moralit e të tjera e të tjera nuk i ka adaptuar. Tani protestues paqësorë, krejtësisht paqësorë në bulevard, i merrnin zvarrë dhe u prisnin fletën e gjobës duke shkelmuar njëherazi Kushtetutën e vendit. Në Gjirokastër, kandidaten tonë, pedagogen e Universitetit të Gjirokastrës, Alma Buci, dekani i saj i pret ditën e punës në një kohë kur universitetet janë në grevë me urdhër të sindikatave. I janë përgjigjur urdhrit të sindikatave dhe dekani faqezi i thotë se dita e punës të pritet, thotë se ke shkuar në protestë në Tiranë. Po kështu rektori i Gjirokastrës bën presione të jashtëzakonshme pa shkak se universitetet kanë shpallur grevë. Nuk respektojnë as edhe një normë, as edhe një standard, kjo është narkodiktatura. Nuk ka ligj për narkodiktaturën, ka vetëm shpërthime të matjes së rrezikshme të saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin