LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë dënon me 17 muaj burg Thaçin, 12 muaj për Smakajn e Fazliun, Kuçi dënohet me kusht

• Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar ditën e sotme për herë të dytë ish-Presidentin Hashim Thaçi. • Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë. • Ai është shpallur fajtor për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë, përfshirë tentativën për pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës.. • Bashkë me Thaçin janë dënuar dhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj burg, por për shkak se dënimi është shlyer gjatë kohës së paraburgimit, ata janë lënë të lirë. • Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, por dënimi nuk do të ekzekutohet nëse nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës. • Ndërsa Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë dhe është liruar.

11 artikuj për këtë temë.

6 DITE ME PARE

Gjykata Speciale në Hagë jep vendimin/ Hajredin Kuçi dënohet me një muaj burgim me kusht

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Hajredin Kuçi

HAGA-  Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës. Pas dhënies së vendimeve seanca gjyqësore u mbyll, ndërsa ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burg, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi në shkallë të parë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Të katërt u shpallën fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit./Dosja.al 

6 DITE ME PARE

Haga jep vendimin, Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Fadil Fazliu

HAGA-  Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Megjithatë, ai do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar./Dosja.al

6 DITE ME PARE

Seanca gjyqësore në Hagë/ Isni Kilaj shpallet i pafajshëm, lirohet pas seancës

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Isni Kila

HAGA-  Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell urdhëroi lirimin e tij pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar./Dosja.al


 

6 DITE ME PARE

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë dënon me 17 muaj burg Thaçin, 12 muaj për Smakajn e Fazliun, Kuçi dënohet me kusht

 

6 DITE ME PARE

"Pengimi i drejtësisë"/ Hashim Thaçi shpallet fajtor nga Gjykata Speciale, dënohet me 17 muaj burg (VIDEO)

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Hashim Thaçi

HAGA-  Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell shqiptoi ndaj tij një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim. Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarit e tij dyshohet se janë përpjekur të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Prokuroria pretendon se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre. Akuzat përfshijnë pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre./Dosja.al

6 DITE ME PARE

Gjyqi ndaj Thaçit dhe 4 të tjerëve për pengim të drejtësisë/ Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Pamje

HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023, Hashim Thaçi i dha atij udhëzime lidhur me dëshminë që duhej të jepte dëshmitari i identifikuar si Dëshmitari 4. Në lidhje me kë të ai tha se  provat nuk tregojnë se Kilaj ndërmori ndonjë hap për ta kontaktuar këtë dëshmitar. Po ashtu, nuk u gjetën prova se vizitori tjetër, Kryeziu, kishte ndërhyrë.

“Në këto rrethana, nuk jam bindur se janë përmbushur kriteret”, tha Gosnell, duke mos konstatuar tentativë të Thaçit dhe Kilajt për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Por, gjyqtari konstatoi se Thaçi u kishte zbuluar Kilajt dhe Kryeziut informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë./Dosja.al

6 DITE ME PARE

"Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë"/ Haga: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Gjyqtari Christopher Gosnell

HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore e cila po zhvillohet në Hagë se  Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bislim Zyrapi më 24 tetor 2023 dhe i përcolli udhëzime. Ky takim u përmend gjatë shqyrtimit të provave që lidhen me akuzat për tentativë të pengimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit dhe Smakajt.

 Më tej, ai tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për pesë dëshmitarë të tjerë, përveç Bislim Zyrapit./Dosja.al

6 DITE ME PARE

"Çfarë shërbimi inteligjent, bre?" / Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Gjyqtari Christopher Gosnell

HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatw seancws gjyqwsore e cila po zhvillohet nw Hagw, se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre. Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Smakaj për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës.

Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, Gosnell iu referua një bisede mes Thaçit dhe Smakajt për dëshmitarin Bislim Zyrapi.

“Mos e përziej, mos e përziej... Çfarë qeverie e përkohshme? Çfarë shërbimi inteligjent, bre?... Komandantët, komandantët.  Ata kanë dalë jashtë, ashtu janë edhe letrat. Thuaji mos e ngatërro, o burrë”, ishte një tjetër pjesë e bisedës së cituar nga gjyqtari./Dosja.ala

6 DITE ME PARE

Seanca gjyqësore në Hagë/ Gjykatësi: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Gjykatësi Christopher Gosnell

HAGA- Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, lidhur me një vizitë të Fazliut në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 2 korrik 2023. Sipas gjykatësit, gjatë takimit, Thaçi dhe Fazliu diskutuan gjerësisht për dëshminë që pritej të jepte Rrustem Mustafa.

Thaçi e përshkroi Mustafën si dëshmitar vendimtar dhe i dha Fazliut disa mesazhe për t'ia përcjellë, përfshirë: “Shkurt thuaji, shkurt”, “Mos filozofo” dhe “Thuaj kam besim në ty shumë”. Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Fazliu për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës./Dosja.al

6 DITE ME PARE

Nis aktgjykimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve për 'pengim të drejtësisë'

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Pamje

HAGA- Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë sapo ka nisur në Hagë.  Në përfundim të kësaj seance pritet që të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë, Bashkim Smakaj, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë.

Në kuadër të kësaj  Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin./Dosja.al

 


 

6 DITE ME PARE

Mbahet sot në Hagë seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve për pengim të drejtësisë

"Pengim i drejtësisë"/ Gjykata Speciale në Hagë
Hashim Thaçi

HAGA- Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar të drejtësisë.

Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu. Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancë, e cila zakonisht transmetohet me dhjetë minuta vonesë.

Sa vite burgim ka kërkuar Prokuroria?

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin.

Thaçi është dënuar më 16 shtator, në shkallë të parë, me 25 vjet burgim për krime lufte. Nëse shpallet fajtor edhe në rastin për pengim të drejtësisë, ai mund të marrë një dënim tjetër. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. /Dosja.al

hashim thaci gjykata speciale ne hage

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...