Foto ilustruse
TIRANA- Tre ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë dhe zonat përreth, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, një shpërthim me lëndë plasëse ka dëmtuar dy automjete, ndërsa një këmbësor ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Rrreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se një 28-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.
Rreth 15 minuta më vonë, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në oborrin e banesës së një 56-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborr.
Ndërkohë, një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 05:45 në Fushë Prezë. Sipas Policisë, një 35-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka përplasur një 58-vjeçar, i cili ka humbur jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë të të treja ngjarjeve.
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
-Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.
-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve./Dosja.al