Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Takimi i thirrur nga kryeministri Edi Rama me drejtuesit e Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar sot në selinë rozë, ndryshoi vendndodhje me urgjencë, duke u zhvendosur drejt rezidencës qeveritare pranë Fshatit SOS. • Ky ndryshim lokacioni u bë për t'i parapritur çdo përplasjeje me protestuesit, të cilët kishin paralajmëruar një tubim përpara selisë së PS-së në orën 17:30 për t'i goditur me vezë përfaqësuesit e mazhorancës. • Mbledhja nisi pak para orës 18:00 me dyer të mbyllura në një ambient më të izoluar e të sigurt, pikërisht në ditën kur protesta qytetare shënoi ditën e saj të 90-të të qëndresës. • Në qendër të diskutimeve ishte rritja e pranisë së mazhorancës në territor, ku Rama kërkoi nga çdo drejtues politik, deputet, ministër dhe zëvendësministër të angazhohen në zona të caktuara me takime të përjavshme me qytetarët. • Kryeministri udhëzoi nisjen e punës për ndryshime ligjore me qëllim që platforma “Pasqyra Albania” të mos mbetet thjesht një strukturë administrative, por të kthehet në një detyrim të normuar me ligj për të gjithë zyrtarët. • Diskutimet përfshinë edhe krijimin e mekanizmave të rinj të ndërveprimit mes kabinetit qeveritar dhe deputetëve, me synim përmirësimin e shërbimeve publike në nivel qendror dhe vendor. • Përmes një postimi në rrjetet sociale pas përfundimit të mbledhjes, Edi Rama konfirmoi se puna do të vijojë me kalendarizimin e kësaj pranie në terren dhe përgatitjen e programit për sezonin e ri politik.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur publikisht pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit, ku në fokus ishte organizimi i strukturave dhe përgatitja e programit për sezonin e ri politik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se diskutimet u përqendruan te kalendarizimi i takimeve në terren përmes skemës së “Pranisë Besnike”, si dhe te ndërveprimi më efektiv mes qeverisë dhe deputetëve për përmirësimin e shërbimeve publike.
Po ashtu, ai njoftoi nisjen e punës për ndryshimet ligjore që do ta shndërrojnë platformën “Pasqyra Albania” në një detyrim të normuar me ligj.
Postimi i plotë:
"Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga
kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,
si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.", shkruan Rama./Dosja.al
TIRANË- Mbledhja e njoftuar nga kryeministri Edi Rama me drejtuesit e Partisë Socialiste dhe anëtarët e kabinetit qeveritar ka ndryshuar me urgjencë vendndodhje, pas paralajmërimeve të protestuesve për një tubim përpara selisë rozë.
Edhe pse fillimisht u raportua se takimi do të mbahej në selinë e PS-së, njoftimi i protestuesve për t'u mbledhur në orën 17:30 me vezë përpara godinës ka bërë që organizatorët të ndryshojnë planet.
Për t'i paraprirë çdo incidenti apo përplasjeje, mbledhja nuk do të zhvillohet as në selinë e partisë dhe as në Pallatin e Brigadave. Takimi i mazhorancës është zhvendosur në rezidencën qeveritare pranë Fshatit SOS, një ambient i izoluar që garanton siguri dhe shmang kontaktin me protestuesit./Dosja.al
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi do të mbahet në selinë rozë në orën 17:30. Mbledhja vjen pas takimit dyditor të zhvilluar në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë të zhvilluar një ditë më parë.
Gjatë takimit, Rama pritet të përcaktojë udhëzimet për drejtuesit politikë, të cilët pritet të nisin takimet në zonat e tyre elektorale. Qëllimi është prezantimi dhe shpjegimi për strukturat socialiste i dokumenteve strategjike të mazhorancës, “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Sot protesta hyn në ditën e 90-të, ndërsa shqiptarët shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, për të cilin kanë bërë të qartë se është një kërkesë e panegociueshme./Dosja.al