LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të protestojnë, i largon me forcë drejt trotuarëve

• Para Kryeministrisë është mbajtur ditën e sotme protesta e radhës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. • Edhe këtë herë, tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. • Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shtyrë protestuesit drejt trotuareve, në zbatim të aktit normativ që kufizon zhvillimin e tubimeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. • Nga ana tjetër, qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke argumentuar se kufizimet janë të paligjshme dhe cenojnë të drejtën kushtetuese për protestë. • Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë dhe policisë, ndërsa situata është shoqëruar edhe me shoqërime të disa protestuesve. • Kjo është protesta e 173-të që zhvillohet në kuadër të qëndresës qytetare, e nisur më 31 maj, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë. • Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar një tubim kombëtar më 28 nëntor, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.

13 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

Pas përplasjeve me policinë dhe marshimit në kryeqytet, protestuesit vijojnë revoltën paqësisht para Kryeministrisë

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të
pamje

TIRANË- Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku vijojnë tubimin në mënyrë paqësore. Protesta nisi fillimisht e qetë, por situata u tensionua pasi policia ndërhyri për të larguar qytetarët, duke mos i lejuar të zhvillojnëq tubimin në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. 

Pas ndërhyrjes, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, për t'u rikthyer më pas përpara godinës së qeverisë. Në tubimin e sotëm është bashkuar edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg, e cila përgëzoi qytetarët për qëndresën e tyre dhe dënoi ndërhyrjen e policisë. Ajo u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të vijojnë revoltën kundër qeverisë dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre./Dosja.al

3 DITE ME PARE

Policia hedh spraj lotsjellës, qytetari nuk ndihet mirë, shtrihet përtokë

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si pasojë e hedhjes së sprajit lotsjellës, një qytetar nuk është ndier mirë dhe është shtrirë përtokë.

Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë të tjerë që janë ndier keq, ndërsa në vendngjarje u është dhënë ndihmë me ujë fiziologjik. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë./Dosja.al

3 DITE ME PARE

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë (VIDEO)

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Pas marshimit në rrugët e Tiranës protestusit janë rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Edhe pse tubimi i tyre është paqësor efektivët e policisë dolën para qytetarëve për të penguar qëndrimin e tyre në bulevard.

 

Ndërkohë protestuesit të grumbulluar vijijnë të qëndrojnë të rrethuarnga forcat e policisë ndërsa ata ushtrojnë edhe dhunë ndaj tyre. Në protestën e kësaj të enjteje ka patur edhe disa shoqërime të protestuesve nga policia./Dosja.al 

 

3 DITE ME PARE

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Pas marshim në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët janë vendosur sërish përpara Kryeministrisë, aty ku në nisje të protestës nuk u lejuan të zhvillonin tubimin.

Më herët, gjatë tentativës për tu afruar pranë godinës së Kryeministrisë, pati edhe përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Pas marshimit në disa akse të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në pikën ku kërkojnë të zhvillojnë protestën e tyre./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"Bota mbështet Revolucionin e Flamingove"/ Aktivistja suedeze Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës(VIDEO)

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të 

TIRANË-  Aktivistja suedeze Greta Thunberg, i është bashkuar revoltave kundër qeverisë Rama, duke shprehur mbështetjen e saj për popullin shqiptar dhe atë që është cilësuar si “Revolucioni i Flamingove”.Në një videomesazh nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ajo e ka vlerësuar qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër shkatërrimit të natyrës si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.

 

 Aktivistja ka përmendur edhe dhunën policore ndaj protestuesve, duke theksuar se ata janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti.

"Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh" tha ajo./Dosja.al

 

3 DITE ME PARE

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugët e Tiranës

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Protesta është zhvendosur tashmë në rrugët e kryeqytetit pasi efektivët e policisë nuk i lejuan qytetarët të qëndronin në bulevardin para Kryeministrisë. Revolta e qytetarëve u zhvillua në mënyrë paqësore, por pavarësisht qëndrimit të tyre policia i rrethoi për t’i shtyrë me forcë në trotuar.

 

Në këtë mënyrë protestuesit u larguan më pas duke ndjekur rrugën e Lanës drejt urës së Vasil Shantos. Ndërkohë marshimi i qytetarëve u kthye për nga Tirana e re dhe Sheshi Uillson./Dosja.al 

3 DITE ME PARE

 "Dorëheqje, dorëheqje"/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Pasi nuk u lejuan të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët marshojnë mes për mes makinave, teksa mjetet u bien borive, në shenjë mbështetjeje./Dosja.al

3 DITE ME PARE

"Policët po kryejnë veprime të paligjshme"/ Studenti në protestë: Po presim 28 nëntorin që të ngremë flamurin shqiptar për herë të tretë në Tiranë 

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Në Tiranë po mbahet protesta e 173-të e qytetarëve kundër Kryeministrit dhe qeverisë ndërsa nuk kanë munguar edhe citimet nga të rinjtë. Një nga studentët, i pranishëm në protestë pohoi se shqiptarët duhet që ta mbushin sheshin plot, në mënyrë që qeveria aktuale të rrëzohet.  

Gjatë fjalës së tij i riu tha se janë në pritje të 28 nëntorit në mënyrë që të ngrenë për herë të tretë falmurin shqiptar në Tiranë. Ndër të tjera ai shtoi se Kushtetuesja duhet të vendosë drejtësi dhe të shpallë të paligjshëm aktin normativ. 

"Po presim 28 nëntorin, që të ngremë flamurin shqiptar për herë të tretë në Tiranë. Policët po kryejnë veprime të paligjshme. Unë pres që Gjykata Kushtetuese të vendosë drejtësi dhe aktin normative ta shpallë të paligjshëm. Shqiptarët të mbushin sheshin plot më 28 nëntor dhe të sjellim ndryshimin," u shpreh protestuesi. /Dosa.al

3 DITE ME PARE

“Të gjithë tradhtarë jeni”/ Vijon përplasja mes policisë dhe protestuesve, qytetarët: Mos e përdhosni flamurin kombëtar

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Përplasjet dhe tensionet mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë po vijojnë. Efektivët po shtyjnë protestuesit drejt trotuarve, në zbatim të aktit normativ, që nuk lejon qytetarët të protestojnë as paqësisht në bulevard.

Qytetarët janë shprehur se akti normativ është i paligjshëm. Një nga protestuesit, flamurmbajtësi i bën thirrje Policisë që mos shtyjë, që mos përdhosë flamurin kombëtar, për 2500 euro.

“Krejt tradhtarë jeni. E përdhosni flamurin për 2500 euro. Kujt i shërbeni. Si nuk u vjen turp more”, ishin thirrjet e qytetarëve ndaj efektivëve./Dosja.al

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

3 DITE ME PARE

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura(VIDEO)

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Edhe në protestën e sotme përpara Kryeministrisë efektivët e policisë nuk kanë lejuar zhvillimin e protestës paqësore ne bulevardin Dëshmorët e Kombit. FNSH dhe Shqiponja rrethuan qytetarët në bulevard dhe i shtynë me forcë në drejtim të trotuarit pranë selisë së Kuvendit.

 

Ndërkohë forcat policore kanë nisur edhe disa shoqërime me forcë. Protestuesit nga ana tjetër bën rezistencë ndaj forcave të rendit,  teksa tubimi është paqësor dhe nuk ka pse të përdoret dhuna policore./Dosja.al 

3 DITE ME PARE

Tensione në protestë, policia shtyn me forcë protestuesit, nuk i lë qytetarët të protestojnë

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi policia ka ndërhyrë duke shtyrë me dhunë qytetarët. Siç shihet edhe në pamje, policia ka nisur që të shtyjë protestuesit drejt trotuarve, duke mos i lejuar që të protestojnë në bulevard.

Kjo, për shkak të aktit normativ të qeverisë, që nuk lejon protestat as në bulevard. Nga ana tjetër, protestuesit kanë deklaruar se akti normativ është antikushtetues, pasi të drejtën për të protestuar e garanton Kushtetuta./Dosja.al

3 DITE ME PARE

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë(VIDEO)

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të
pamje

TIRANË- Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën kundër qeverisë Rama.

 

Protestat vijojnë prej më shumë se 170 ditësh, dhe janë shoqëruar me trazira dhe përplasje të dhunshme mes efektivëve të policisë dhe tubuesve. Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara që nga nisja e revoltave, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e klasës politike./Dosja.al

3 DITE ME PARE

Protesta tek Kryeministria/ Qytetarët nuk largohen nga sheshi pavarësisht përpjekjeve të policëve! Thirrje për dorëheqje 

“Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të

TIRANË- Protestuesit edhe këtë të enjte kanë nisur revoltën e tyre për kërkesën e panegociueshme, dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Ata kanë nisur grumbullim e tyre përballë Kryeministrisë ndërsa kanë vendosur të mos dorëzohen në kauzën e tyre të përbashkët derisa të plotësohet kërkesa e tyre prej 31 majit.            

Edhe pse sipas aktit normativ të kryeministrisë, policia nuk i lejon as të qëndrojnë më paqësisht në bulevard, ata nuk largohen dhe vijojnë të dalin çdo ditë në shesh. Ndërkohë siç kanë paralajmëruar edhe më herët, po bëhen përgatitjet për protestën kombëtare të 28 nëntorit, ku pritet të vijë dhe diaspora./Dosja.al  

protesta kunder qeverise

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...