LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në Tiranë/ Përplasje të dhunshme, zjarrvënie dhe gaz lotsjellës, studentët këmbëngulin për largimin e Ramës

• Studentët shqiptarë zhvilluan sot ditën e gjashtë të revoltës së tyre. Ata u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestave kundër qeverisë. • Studentët nisën revoltën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas u zhvendosën në zonën e '9-katësheve', ku i vunë flakën një koshi të mbeturinave. • Më pas ata sulmuan me gurë selinë e Partisë Socialiste. • Pas kësaj nga godina kanë dalë disa persona të paidentifikuar, të maskuar dhe të pajisur me shkopinj, të cilët janë përfshirë në përplasje me protestuesit. • Më pas ata u vendosën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku pjesëmarrësit kanë shtyrë blloqe të mëdha betoni në drejtim të efektivëve të policisë. • Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën, duke krijuar skena kaotike në zonën përpara Kryeministrisë. • Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, policia ka ndërhyrë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. • Situata nuk ka qenë aspak e qetë, pasi as ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit i kanë dhunuar në mënyrë barbare. • Pamjet kanë treguar njerëz në gjendje të rëndë, të gjakosur dhe të dhunuar. • Policia nuk ka kursyer as vajzat dhe të miturit, ndërsa protestuesit kanë kryer një sërë veprimesh të shunshme. • Ata kanë djegur kosha mbeturinash, kioska, komisariantin nr 3, ndërsa kanë sulmuar edhe selinë e PD-së dhe PS-së. • Pas kësaj, policia ka hedhur ndaj tyre ujë dhe gaz lotssjellës, ndërsa as ditën e sotme nuk kanë munguar përdorimi i plumbave të gomës. • Shumë protestues dhe disa punonjës policie kanë shkuar në spital, pas përplasjeve ku kanë mbetur të lënduar. • Pavarësisht tensioneve, studentët, gjimnazistët dhe protestuesit e tjerë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë kërkesë si të panegociueshme. • Protesta pritet të vijojë edhe të hënën, më 19 tetor.

76 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Përplasje të forta në Tiranë, mbyllet protesta e gjashtë e studentëve

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Protesta e gjashtë e studentëve është mbyllur, ndërsa dita e sotme u shoqërua me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në disa zona të Tiranës. Tensionet kulmuan në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Komisariatit Nr. 3. Aty pati hedhje molotovësh e gurësh, përdorim i gazit lotsjellës, zjarrvënie në kosha mbeturinash dhe dëmtime të pronës publike e private.

Gjithashtu, pati shoqërime protestuesish dhe persona të plagosur. Përplasjet u zhvendosën edhe pranë selisë së Partisë Demokratike dhe në zonën e Parkut Rinia.

Pavarësisht tensioneve, studentët, gjimnazistët dhe protestuesit e tjerë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë kërkesë si të panegociueshme. Protesta pritet të vijojë edhe të hënën, më 19 tetor./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sulmet te selia e PD-së, reagon Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara pranë selisë së Partisë Demokratike. Përmes një deklarate zyrtare ajo është shprehur se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar. Policia sqaron se ngjarja është zhvilluar gjatë patrullimeve në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas policisë, një grup personash të cilësuar si të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar me molotovë punonjësit e policisë. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, ata janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike.

Njoftimi:

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Aksion policor në qendër të Tiranës/ Efektivët e "Shqiponjave" ndalojnë një të ri te Parku Rinia (VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar aksionin në qendër të Tiranës për ndalimin e protestuesve, ndërsa një incident është regjistruar në zonën e Parkut Rinia. Efektivët e forcave “Shqiponja” kanë ndaluar një të ri dhe e kanë goditur me shkop gome gjatë ndërhyrjes. Në të njëjtën zonë janë shoqëruar edhe protestues të tjerë që ndodheshin në park.

Ndërhyrja policore është shoqëruar gjithashtu me përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Aksioni vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në disa zona të kryeqytetit, ndërsa forcat e rendit vijojnë kontrollet dhe ndalimet në qendër të Tiranës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përplasje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"/ Protestuesit qëllojnë me gurë policinë pranë Parkut Rinia

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Parkut Rinia, pas tensioneve të regjistruara më herët pranë selisë së Partisë Demokratike. Një grup protestuesish kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të policisë, të cilat ndodheshin të pozicionuara pranë Kryesisë së Kuvendit.

Pamjet tregojnë momentet kur protestuesit përballen me forcat e rendit, duke shënuar një tjetër episod tensioni gjatë protestës në kryeqytet. Lëvizja e përplasjeve nga një zonë në tjetrën ka shoqëruar zhvillimet e mbrëmjes, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm në terren./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sërish tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Tensione janë regjistruar pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku efektivët e Policisë së Shtetit kanë shoqëruar disa prej protestuesve të pranishëm në tubim. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e policisë ka ardhur në një moment kur situata në zonë është tensionuar.

Protesta ka hyrë në ditën e saj të gjashtë, duke u shoqëruar gjatë këtyre ditëve me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimeve janë shënuar gjithashtu zjarrvënie dhe dëmtime të pronës publike e private, përfshirë institucione shtetërore, biznese, kioska dhe kosha mbeturinash./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Publikohen pamje të reja nga selia e PD-së/ Protestuesit futen me vrap në godinë, më pas mbërrin policia(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Pamje të reja kanë dalë nga momentet e tensionit pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Në pamjet shfaqet protestuesit që vrapojnë drejt godinës për t’u futur brenda, ndërsa efektivët e policisë mbërrijnë në zonë pak çaste më vonë.

Në pamjet e publikuara dallohet gjithashtu momenti kur fiken dritat në katin e dytë të selisë së PD-së. Ngjarja është regjistruar gjatë përplasjeve që shoqëruan protestën në kryeqytet, ndërsa zhvillimet pranë godinës së opozitës u shoqëruan me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 28 të lënduar në total, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme, ora 21:00.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë.

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

Njoftimi i plotë:

PËRDITËSIM Informacioni mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 21:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:

-17 efektivë policie

-1 protestues (i mitur)

-1 përfaqësuese e medias

– 4 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14, 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:

-2 efektiv policie

-3 protestues

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përplasje pranë selisë së PS-së/ Protestuesit sulmojnë me gurë dhe molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Tensionet janë rikthyer pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë dhe kanë hedhur gurë e molotovë në drejtim të godinës. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër, me synimin për të shpërndarë turmën.

Sasia e gazit të hedhur ka bërë që protestuesit të largohen nga zona, duke e zhvendosur përplasjen drejt rrugëve përreth. Pas ndërhyrjes së policisë, turma është shpërndarë në disa drejtime, me grupe protestuesish që janë drejtuar nga rruga e Kavajës, zona pranë Bankës së Shqipërisë dhe Katedrales Ortodokse.

Situata pranë selisë së PS-së është qetësuar pas largimit të demonstruesve nga zona, ndërsa zhvillimet e mbrëmjes në kryeqytet vijojnë të karakterizohen nga tensione dhe përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Terror në Tiranë/ Policia tenton të dhunojë të riun(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë raportohet se kanë tentuar të dhunojnë një të ri. Ngjarja vjen në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Edhe pse policia hodhi pa fund sasi të madhe gazi lotsjellës, qytetarët nuk e ndalën revoltën e tyre. Policia nisi më herët që të përdorë plumba gome. Ndërkohë te Kryeministria ka mbërritur sërish RENEA dhe ka marrë kontrollin e perimetrit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit thyejnë bankën dhe e spërkasin me tymuse(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një bankë është bërë shënjestër e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ku disa prej tyre kanë thyer xhamat e godinës dhe kanë hedhur tymuese në ambientet e saj. Incidenti është regjistruar në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestat janë shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë sërish duke përdorur gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe moslejimin e protestuesve të qëndrojnë të grumbulluar./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përplasje te Rruga Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Protesta është zhvendosur në Rrugën Bardhyl ku ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Këta të fundit në momentin që po kalonte makina e policisë e kanë goditur me gurë dhe me sende të tjera të forta.

Prej kohësh, rinia ka dalë në rrugë kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar. Më herët gjatë ditës, policia dhe protestuesit u përleshën me njëri-tjetrin./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Incidenti te Komisariati Nr. 3/ Pesë efektivë policie përfundojnë në spital

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Pesë efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në spital pas incidentit të regjistruar pranë Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës, e cila është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Bëhet me dije se në spital janë paraqitur 16 persona, por vetëm pesë prej tyre ndodhen aktualisht në spital./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Të rinjtë tentojnë të shkatërrojnë një bankomat

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë një bankomat. Incidenti është regjistruar në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet, të rinjtë kanë krijuar bllokada me kosha mbeturinash, duke penguar qarkullimin në segmentin te zona e “9 katsheve”.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë sërish duke përdorur gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe moslejimin e protestuesve të qëndrojnë të grumbulluar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensione në rrugën “Mine Peza”/ Policia kalon nëpër çatitë e banesave private dhe arreston disa persona

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku sipas denoncimit të bërë publik nga Florjan Binaj, disa të rinj janë shtrirë barkas në tokë gjatë ndërhyrjes së policisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj shkruan se efektivët kanë kaluar nëpër çatitë e banesave dhe kanë hyrë në prona private pa mandat apo autorizim ligjor.

Më tej, Binaj e krahason situatën me periudhën e diktaturës, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe duke kundërshtuar atë që e cilëson si nënshtrim ndaj pushtetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pamje të rënda të Komisariati nr.3/ Protestuesit dhunojnë një efektiv policie në rrugën “Mine Peza”(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Momente të tensionuara janë regjistruar në rrugën "Mine Peza", pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një efektiv policie është sulmuar fizikisht nga protestuesit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e përplasjes, ku efektivi goditet nga disa persona, ndërsa situata paraqitet e rënduar.

Ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe protestuesve, gjë e cila ka përshkallëzuar më tej situatën. Policia ka përdorur një sërë metodash për të larguar protestuesit nga zona, por ata kanë qëndruar stoik./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Tiranë/ Protestuesit u vënë flakën plehrave(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në rrugët e kryeqytetit. Zjarret janë regjistruar në një klimë të rënduar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shoqëruar tubimin.

Në përgjigje, policia ka përdorur ujë me autobotë për të larguar protestuesit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përballja mes protestuesve dhe policisë vijon në zonë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tirana në kaos, protestuesit i vënë flakën kioskave(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa gjatë protestës disa protestues u kanë vënë flakën kioskave. Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa në terren është shtuar edhe numri i punonjësve të policisë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të përballen me turmën./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Kaos në Tiranë/ Fishekzjarrë, prani e shtuar e policisë dhe qindra protestues(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Tirana vijon të përballet me tensione gjatë protestës, ku qindra qytetarë janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit. Në zonat ku po zhvillohet tubimi janë dëgjuar fishekzjarrë, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar për shkak të situatës së krijuar.

Protesta vjen pas disa orësh me përplasje dhe incidente, ku janë përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera gjatë ndërhyrjeve të policisë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Hidhet gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në ambienetet e xhamisë, ku bestimtarët po bëheshin gati për t'u falur. 

Më herët, është shoqëruar edhe një tjetër incident, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në hyrjen kryesore dhe drejt dritareve të godinës së Ministrisë së Infrastrukturës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohen tensionet në Tiranë / Gaz lotsjellës në sasi të mëdha në sheshin "Skënderbej"(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata në sheshin "Skënderbej" është tensionuar, ku policia ka hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve. Ndërhyrja vjen pas përplasjeve gjatë protestës, ndërsa tensionet mes qytetarëve dhe forcave të rendit vijojnë të jenë të larta.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka krijuar vështirësi për protestuesit e pranishëm në shesh, ndërsa një pjesë e tyre janë detyruar të largohen nga zona ku është përhapur gazi./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Infrastrukturës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

 
TIRANA-  Situata në Tiranë është përshkallëzuar, pasi protestuesit i kanë vënë flakën godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas incidentit, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë tërhequr në drejtim të sheshit "Skënderbej". Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur pranë godinës së ministrisë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit shpërthejnë fishekzjarrët drejt autobotëve, përdorin edhe lazer, policia i largon me ujë(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Tensionet vijojnë mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku protestuesit kanë shpërthyer fishekzjarrë në drejtim të autobotëve dhe kanë përdorur gjithashtu lazer.

Në përgjigje, policia ka përdorur ujë me autobotë për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur turmën larg kordonit të forcave të rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përballja mes protestuesve dhe policisë vijon në zonë./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet protesta/ Policia qëllon me plumba gome pranë Ministrisë së Brendshme(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë përshkallëzuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku efektivët e policisë kanë qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve. Situata është tensionuar më tej, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë ndaj protestuesve.

Protestuesit janë rikthyer sërish në zonën pranë Kryeministrisë, pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, ku pati edhe përplasje me efektivët e Policisë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Brendshme(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme. Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë protestuesit dhe për të shuar flakët. Situata mbetet e tensionuar, pasi përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Sërish tensione pranë Ministrisë së Brendshme / Merr flakë pema, hidhet ujë drejt protestuesve(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar sërish, ku gjatë protestës një pemë ka marrë flakë. Incidenti është regjistruar në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar, duke shtuar tensionet në zonën e bulevardit.

Ndërkohë, ndaj protestuesve është hedhur ujë, ndërsa efektivët e policisë vijojnë të jenë të pranishëm në terren. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë në këto momente edhe RENEA./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Lëndohen katër efektiv policie gjatë protestës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Katër efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë. Incidentet janë regjistruar në një klimë të tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar gjatë tubimit.

Më herët, policia ka qëlluar me plumba manovër protestuesit. Rezistenca e protestuesve ka qenë tepër e madhe dhe kjo ka bërë që policia të vijojë me veprime të dhunshme./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Vijojnë tensionet në kryeqytet/ Policia shoqëron me forcë një vajzë gjatë protestës (VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANA- Një vajzë është shoqëruar me forcë nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë. Ngjarja vjen në një moment kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe ndërhyrjet e policisë kanë shoqëruar protestën.

Më herët, protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit nr. 3 të Policisë, teksa marshonin në zonën e “Mine Pezës”./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohen tensionet në Tiranë, protestuesit i vënë flakën Komisariatit Nr. 3(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Situata në kryeqytet është tensionuar më tej, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën Komisariatit Nr. 3.  Zona është kthyer në një fushë betejë të vërtetë, ku ka pasur edhe zjarrvënie, ndërsa protesta është shoqëruar me përplasje të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Efektivët janë duke marrë masa rrethanore, për të shuar flakët. Pas ndërhyrjes, flakët janë shuar. Edhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Sërish tensione gjatë protestës në Tiranë/ Dy furgonë të policisë largohen me shpejtësi në drejtim të Zogut të Zi (VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar sërish, ndërsa në terren janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.  Dy furgonë të policisë janë larguar me shpejtësi në drejtim të Zogut të Zi.

Ektivët e policisë vijojnë të jenë të pranishëm në terren, në një kohë kur situata mbetet e paqëndrueshme. Policia ka “rrethuar” bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa protestuesit janë shpërndarë në zona të tjera./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tirana si fushëbetejë/ Gaz lotsjellës dhe prani e shtuar e forcave të policisë në shesh(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Situata në Tiranë është tensionuar ndjeshëm gjatë protestës, ku përdorimi i gazit lotsjellës ka shoqëruar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit janë përballur me gazin e hedhur nga policia, ndërsa tensionet kanë vijuar përgjatë tubimit.

Në terren është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat janë pozicionuar në zona të ndryshme për të menaxhuar situatën./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata në kryeqytet, policia hedh sasi të mëdha gazi lotsjellës ndaj protestuesve(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe te Sheshi Skënderbej, ku demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

Pas kësaj, policia ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës në sasi të larta. Situata në zonë është tensionuar, ndërsa përplasjet kanë vijuar mes qytetarëve dhe efektivëve./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Policia qëllon me plumba manovër protestuesit(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë intensifikuar, duke krijuar një situatë të tensionuar në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kanë hedhur gurë, shkopinj dhe molotovë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ka vijuar ndërhyrjen përballë rezistencës së tyre.

 

Gjatë përballjeve, efektivët kanë përdorur edhe plumba manovër ndaj protestuesve. Situata paraqitet më e rënduar në sheshin "Skënderbej", ku tensionet kanë arritur nivele të larta./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata/ Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar më tej, pasi efektivët e policisë kanë qëlluar me gurë në drejtim të gazetarëve, të cilët po ndiqnin nga afër zhvillimet në terren. 

Gazetarët ndodhen në terren për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestës. Protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët. Tirana është në kaos, teksa fokusi është që protestuesit të shkojnë tek bulevardi Dëshmorët e Kombit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit dhunojnë një civil gjatë protestës, e lënë të gjakosur pas përplasjes(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një civil është dhunuar nga disa protestues dhe ka mbetur i gjakosur pas përplasjes. Ngjarja ka ndodhur në një moment tensionesh, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e paqëndrueshme.

Incidenti i shtohet një serie ngjarjesh të tensionuara gjatë protestës, ku janë shënuar përplasje mes qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të pranishme në terren./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Policia përdor gaz lotsjellës të skaduar që prej vitit 2024 ndaj protestuesve(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, i cili ka skaaduar që në vitin 2024. Përdorimi i gazit lotsjellës në kushtet e përplasjeve ka shtuar shqetësimet për sigurinë e qytetarëve të pranishëm në protestë.  

Nga ana tjetër, policia ka vijuar me sulmet e dhunshme ndaj protestuesve. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë në drejtim të forcave të rendit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Lëndohet rëndë një protestues gjatë përplasjeve në protestën në Tiranë(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Një protestues ka mbetur i lënduar në zonën e syrit dhe të ballit gjatë përplasjeve në protestën e cila po zhvillohet në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar.

Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Më herët, protestuesit hodhën lëndë piroteknike në drejtim të tyre./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet protesta, hidhen ‘breshëri’ molotovësh drejt Policisë(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar sërish, ndërsa protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të efektivëve të policisë. Kjo situatë ka shtuar tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gaz lotsjellës, me qëllim që të shpërndahen protestuesit. Numri i protestuesve sa vjen e shtohet dhe po hedhin molotovë e mjete piroteknike në drejtim të efektivëve./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Sheshi "Skënderbej" mbushet me protestues, qytetarët vijojnë tubimin në Tiranë(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Sheshi "Skënderbej"

TIRANA- Sheshi "Skënderbej" është mbushur me protestues, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet për të vijuar protestën. Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar, pas incidenteve të shënuara mes protestuesve dhe forcave të policisë në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

Situata është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit, me protestuesit që kanë hedhur gurë drejt forcave të rendit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit çorientojnë policinë/ Shpërndahen në disa zona të Tiranës, efektivët u shkojnë pas

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një grup të rinjsh, të shkëputur nga turma e protestuesve pranë Ministrisë së Brendshme, kanë vijuar marshimin në disa rrugë të Tiranës.  Lëvizja e tyre ka vijuar përgjatë bulevardit "Zogu i Parë" dhe më pas në rrugën "Asim Vokshi", ndërsa efektivët i kanë ndjekur përgjatë itinerarit të përshkuar.

Gjatë marshimit janë regjistruar edhe incidente, ku disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Në rrugë janë nxjerrë pjesë metalike të trafikndarëseve dhe sende të tjera. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë vijuar ndjekjen e protestuesve në rrugët kryesore dhe në rrugicat e lagjeve të kryeqytetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit u vënë sërish flakën koshave të mbeturinave/ Bllokohet rruga nga rrethi i Zogut të Zi deri te Stacioni i Trenit(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar sërish, pasi protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në rrugë. Incidentet kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa lëvizja në aksin nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi deri te Stacioni i Trenit është bllokuar.

 

Bllokimi i këtij segmenti rrugor ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në këtë zonë. Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit protestuesit janë shpërndarë në rrugët e Tiranës. Një pjesë e tyre ka shkuar drejt 'Zogut I'./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sërish tensione në kryeqytet/ Efektivët e policisë shoqërojnë me dhunë një qytetar (VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një grup efektivësh të policisë kanë shoqëruar me dhunë një qytetar gjatë protestës në Tiranë. Ky veprim ka ardhur në një moment kur situata mes protestuesve dhe forcave të rendit është tensionuar. 

 

Më herët, efektivët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës, por protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë përballë forcave të rendit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata në protestë, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata në protestën e cila po zhvillohet në Tiranë është tensionuar. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë sjellë përdorimin e gazit lotsjellës. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, në një moment kur tensionet në rrugët pranë Kryeministrisë janë përshkallëzuar.

 

Situata është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit, me protestuesit që kanë hedhur gurë drejt forcave të rendit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit u vënë flakën koshave pranë FSHN-së(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar më tej, pasi protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Zjarret janë shënuar në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë përshkallëzuar situatën në rrugët e kryeqytetit.

 

Protesta vijon mes tensioneve dhe incidenteve të regjistruara në disa zona të Tiranës. Situata ë sgtë tensionuar më tej, pasi protestuesit gjatë tubimit janë pë rplasur edhe me policinë ./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Me flamurin kombëtar në dorë, protestuesi përballet me efektivët e policisë në mes të tensioneve në Bulevard

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një protestues është shfaqur me flamurin kombëtar shqiptar në dorë, mes të efektivëve të policisë gjatë protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Pamjet tregojnë të riun duke qëndruar përballë forcave të rendit, në një moment kur situata në zonë është e tensionuar.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ku nuk ka munguar as dhuna e këtyre të fundit. Tensionet vijojnë në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihet se ku do të pozicionohen sërish protestuesit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tenisone pranë Kryeministrisë/ Blloqe betoni në drejtim të policisë, hidhet gaz lotsjellës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata para Kryeministrisë është tensionuar ndjeshëm, ku protestuesit kanë shtyrë dhe hedhur blloqe betoni në drejtim të efektivëve të policisë. Përplasjet kanë agravuar situatën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa protestuesit vijojnë përballjen me forcat e rendit.

Pas kësaj, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Tensionet vijojnë në zonën pranë Kryeministrisë, ku përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë shoqëruar protestën./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Pas përballjes verbal me policinë, protestuesja humb ndjenjat(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është tensionuar gjatë protestës, ku një protestuese ka humbur ndjenjat pas një përballjeje verbale me efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë intensifikuar.

Në zonë është përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me autobotë për të shpërndarë turmën. Situata në zonën pranë Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë të jenë aktove./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Përplasje të forta në Bulevard/ Protestuesit shtyjnë blloqet e betonit drejt policisë, efektivët përgjigjen me autobotë uji dhe gaz lotsjellës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Situata në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është tensionuar ndjeshëm, ku protestuesit kanë shtyrë blloqe të mëdha betoni në drejtim të efektivëve të policisë. Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën, duke krijuar skena kaotike në zonën përpara Kryeministrisë.

Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, policia ka ndërhyrë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Ky veprim ka ardhur në përpjekje për të shpërndarë turmën. Përplasjet vijojnë, ndërsa situata në bulevard mbetet e tensionuar./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata te Kryeministria/ Ndërhyn FNSH, futen në lokal për shoqërimin e protestuesit, e shpëtojnë klientët

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zonën përpara Kryeministrisë. Ata kanë hyrë edhe në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një protestues.

Situata është tensionuar brenda lokalit, ku klientët që ndodheshin aty kanë ndërhyrë për të penguar shoqërimin e të riut. Falë ndërhyrjes së tyre, protestuesi ka mundur t'i shpëtojë shoqërimit nga policia./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nis përplasja te Kryeministria/ Protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata është tensionuar sërish dhe protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë e cila gjendet e pozicionuar pranë Kryeministrisë. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë, të cilët qëndronin të rreshtuar në krye të bulevardit.

Këta të fundit janë përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës, ndërsa autobotët me ujë nuk janë vënë ende në përdorim. Më herët, protestuesit sulmuan edhe selinë e PS-së, ndërsa disa persona të maskuar u vunë menjëherë në ndjekje të tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta studentore në ditën e gjashtë/ Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë pavarësisht përplasjeve dhe dhunës ndaj protestuesve(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Protestuesit po zhvillojnë ditën e gjashtë të protestës së tyre e cila po zhvillohet në Tiranë, por është shpërndarë edhe në qytete të tjera të vendit.  Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë në protestën studentore, ku pavarësisht tensioneve të regjistruara një ditë më parë ata kanë zgjedhur të mos dorëzohen. 

Protesta është shoqëruar me skena të forta përplasjesh, ku qytetarët janë konfrontuar me efektivët e policisë dhe civilët. Gjatë tubimit nuk kanë munguar as pamjet ku qytetarët, studentët dhe të miturit dhunohen brutaalisht nga policia./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Policia vijon sulmin me plumba gome ndaj protestuesve

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA-  Përdorimi i plumbave të gomës nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve vijon, ndërsa shqetësim ngre fakti se mes tyre ka edhe të mitur, 14, 15 dhe 16 vjeç.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një protestues është qëlluar me plumb gome në pjesën e sipërme të këmbës nga efektivë të policisë. Protesta vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje të shumta, ndërsa policia nuk e ka kursyer dhunën ndaj protestuesve as ditën e sotme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pa unfiorma policie, kush i sulmoi protestuesit në selinë e PS-së(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Situata është tensionuar gjatë protestës së të rinjve në rrugët e Tiranës, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Një grup të rinjsh kanë hedhur gurë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, duke dëmtuar edhe xhamat e godinës.

Pas kësaj nga godina kanë dalë disa persona të paidentifikuar, të maskuar dhe të pajisur me shkopinj, të cilët janë përfshirë në përplasje me protestuesit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Pse t’u gjuajmë tulla? S’kanë faj/ Qytetari thirrje protestuesve: Të mos biem pre e politikës së keqe, që po na shkatërron prej 46 vjetësh!

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Gjatë ditës se gjashtë të protestave studentore në Tiranë një protestues ka bërë thirrje që qytetarët të mos përplasen më me efektivët e policisë. Përmes mikrofonit të mediave, ai u kërkoi të gjithë protestuesve të mos përdorin dhunë ndaj policëve ndërsa efektivët e policisë nga ana tjetër të frenojnë nga kundërpërgjigja duke theksuar se ata nuk janë përgjegjës për situatën por politika që ka sunduar në këtë vend për mbi 35 vjet. 

“Kam një mesazh për popullin dhe Policinë e Shtetit. Të mos biem pre e politikës së keqe, që po na shkatërron prej 46 vjetësh. Pse të mytemi me policinë kot? Pse t’u gjuajmë tulla? S’kanë faj. Politikanët po tallin menderen me ata dhe me ne”, u shpreh protestuesi./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

"A ka Zot që t’i dënojë këta?"/ Protestuesi: Rama dhe Berisha janë bashkë, partitë duhet të shkrihen

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
Pamje

TIRANA- Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë bashkë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se qeveria po ushtron terror ndaj qytetarëve dhe se policia po përdoret për qëllime politike.

Protestuesi u ndal edhe te pagat e efektivëve të policisë, duke i krahasuar ato me shpenzimet që lidhen me zyrtarët e lartë të qeverisë.

 Protestuesi: Ne duam zgjidhje politike. Le të shkrihet klasa politike dhe partitë, të gjitha janë neokomuniste. Rama dhe Berisha janë bashkë, le të largohen të dy. Berisha ka kapur PD-në, të lirojë partinë e të ikë i pari. Duam shtet ligjor, po ushtrohet terror ndaj shqiptarëve. Kanë shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. A ka Zot që t’i dënojë këta? Duam drejtësi, jo dhunë. Policia po përdoret nga politika. Polici paguhet 700 mijë lekë! Aq nuk bën as bideja e Belinda Ballukut./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sulmohet selia e PS-së, policia shpërndan turmën me autobot uji

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Tensione të ashpra janë regjistruar gjatë tubimit në selinë e Paritsë Socialiste. Disa protestues, kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës, ku kanë thyer xhamat e hyrjes së saj. 

Forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë duke aktivizuar autobotin e ujit në drejtim të turmës. Sakaq, protstuesit janë shpërndarë dhe po vijojnë marshimin, ndërsa disa prej tyre e kanë cilësuar momentin si 'terror'./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përplasje te selia e PS-së, shfaqen disa persona të maskuar brenda godinës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Protestuesit kanë sulmuar me gurë selinë e Partisë Socialiste. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka pasur një përplasje në godinën e selisë ku janë thyer xhamat e hyrjes.

Brenda godinës dyshohet se ka pasur persona të maskuar për të 'trembur' protestuesit. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke përdorur audobotin e ujit dhe duke shpërndarë turmën e protestuesve në drejtime të ndryshme./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

"Është zhveshur e hedhur në Lanë"/ Reagon policia: Po vijojnë hetimet, viktima rreth 60 vjeç

 

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

 

TIRANË- Policia ka reagauar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në lumin Lanë, ku një person është gjendur i pajetë. Sipas njoftimit, rreth orës 12:56 në bulevardin Gjergj Fishta u gjet trupi i pajetë i një personi të paidentifikuar, i moshës 60-vjeçare. Dyshohet se viktima ka qënë në gjendje të dehur dhe është zhveshur e hedhur në lumin Lanë, ku edhe ka humbur jetën. Sakaq, grupi hetimor po vijon punimet për zbardhjene e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Policia zhvendoset tek Kuvendi dhe “blindon” hyrjet/ Shpërndan turmën e protestuesve nga Ministria e Arsimit

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Pas përplasjeve të policëve me protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit që ishin mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit.

Teksa turma e protestuesve u zhvendos drejt sheshit “Skënderbej”, Policia ka nxituar të vendosë forca shtesë pranë Kuvendit./Dosja.al   

1 MUAJ ME PARE

Vijon revolta, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Dorëheqje

 

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

 

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme, ku prej gjashtë ditësh nuk kanë munguar përplasjet mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Gjatë ditës së sotme, studentët nisën revoltën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas u zhvendosën në zonën e '9-katësheve', ku i vunë flakën një koshi të mbeturinave.

Ata po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, dhe nuk dihet ende se çfarë intinerari do të ndjekin. Sakaq, bëhet me dije se gjatë revoltës ka pasur të shoqëruar nga policia disa protestues./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Revolta studentore/ Protestuesit i vënë flakën koshave te '9-katëshet'(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë tubimit të sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, qytetarët i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në zonën e njohur si '9-katëshet'.

Mes thirrjeve 'Dorëheqje', ata kanë marshuar nga Ministria e Arsimit në drejtim të '9-katësheve', ndërsa jën përplasur edhe me efektivët e policisë. Këta të fundit kanë shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit, si dhe ka pasur disa protestues të shoqëruar./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestat kundër qeverisë Rama, revoltë qytetare edhe në Durrës(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

DURRËS- Ka nisur në Durrës protesta e gjimnazistëve dhe studentëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pavarësisht përplasjeve dhe ndërhyrjeve të policisë, të rinjtë vijojnë të protestojnë, duke shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr nga kauza e tyre. Protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 

1 MUAJ ME PARE

Përplasje gjatë protestës në Tiranë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Protesta e gjashtë studentore ka nisur me përplasje midis forcave policore dhe protestuesve. Tensione të reja janë regjistruar gjatë tubimit të sotëm, ku policia ka aktivizuar autobotin e ujit në drejtim të turmës dhe gaz lotsjellës.

Efektivët po zbarkojnë në rrugët e Tiranës, dhe nuk kanë munguar shoqërimet e disa personave në komisariat. Njëkohësisht, mësohet se në drejtim të turmës së protestuesve janë qëlluar edhe gurë./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë, shoqërohen disa persona(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar gjatë tubimit të sotem para godinës së Ministrisë së Arsimit. Mësohet se, efektivët e policisë kanë nisur shoqërimet e disa protestuesve.

Kërkesat e qytetarëve mbeten të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e  kryeministrit Rama./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Regjistrohen tensionet e para, hidhet gaz lotsjellës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANA- Protesta e gjashtë në Tiranë nisi me këngë e valle, ndërsa shihet se është përshkallëzuar situata. Janë regjistruar në tubim tensionet e para, ku efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Kërkesat e qytetarëve mbeten të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqejne ekryeministrit Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta te Ministria e Arsimit/ Protestuesit përplasen me policinë: Na vratë ore! Jeni shqiptarë a ça jeni?

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Gjatë protestës së gjashtë të studentëve në Tiranë të vendosur tek Ministira e Arsimit protestuesit janë përballur me forcat policore.  

Disa protestues kanë shkëmbyer disa fjalë të ashpra me një nga policët brenda autobotit të ujit te Ministria e Arsimit.

“Keni fëmijë ju ore? Na vratë ore! Jeni shqiptarë a ça jeni? Çfarë janë këta?”, shprehen protestuesit./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Nis hedhja e gurëve drejt godinës së ministrisë, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një gazetare(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vënë në gatishmëri dhe mësohet se është aktivizuar autoboti i ujit.

Sipas informacioneve paraprake, një gazetare ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga një gurë. Ajo është shoqëruar në ambulancë për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Shkodër/ Policia liron të arrestuarit gjatë tubimeve, mes tyre edhe të mitur

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka lënë të lirë protestuesit e arrestuar gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Mësohet se, shumë prej të shoqëruarve nga policia janë fëmijë të shkollës fillorë, të cilët janë arrestuar në mënyrë të paligjshme.

“Ja, ja në klasë të tretë morë në klasë të tretë”, dëgjohen duke thënë bashkëmoshatarët e njërit prej fëmijve të liruar nga komisariati i Shkodrës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Jam pro studentëve"/ Pedagogët i dalin në krahë studentëve: Është fatkeqësi kombëtare të përdoret dhunë dhe terror ndaj të rinjve

 

TIRANË- Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranishën në tubimin e sotëm, është shprehur se do të qendrojë në krahë të studentëve dhe kërkesave të tyre.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është fatkeqësi kombëtare të shohësh të rinjtë të dhunohën dhe të terrorizohen, ndërkohë që, sipas tij, kërkohet vetëm ndryshim dhe dorëheqje.

“Jam pro studentëve dhe kërkesave të tyre. Për mbi tre muaj, rinia ishte në shesh me kërkesa të qarta. Duhet të dëgjoheshin, por nuk u dëgjuan për kaq kohë dhe situata eskaloi në këtë gjendje. Është fatkeqësi kombëtare të përdoret dhunë dhe terror ndaj të rinjve kur kërkojnë vetëm dorëheqje”, u shpreh ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë, hidhen mjete piroteknike në drejtim të turmës

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Protesta në Tiranë prej gjashtë ditësh ka marrë përmasa të dhunshme. Gjatë tubimit të ditës së sotme, janë hedhur në nisjen e tij nga ana e policisë mjete piroteknike.

Gjatë tubimeve të fundit nuk kanë munguar dhuna nga ana e efektivëve të policisë, dhe nuk ka munguar po ashtu gazi lotsjellës, autoboti i ujit gurët e bulevardit si dhe shkopat e gomës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Ky vend nuk ka të ardhme pa rininë"/ Protestuesi: Nuk po edukohet më një brez, por po shkatërrohet

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në protestën e gjashtë të mbajtur ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit ka deklaruar se vendi nuk sheh asnjë të ardhme pa ri ninë. Gjatë fjalës së tij sai u shpreh se në Shqipëri ka një mungesë të dukshme të arsimit, shëndetësisë ku, sipas tij, nuk po edukohen brezat por po shkatërrohen.

“Do të iki jashtë, do të arratisem. Ky vend nuk ka të ardhme pa rininë. Na e dogjën rininë! Unë jam 35 vjeç, jemi të mbaruar. Ku është arsimi, shëndetësia, ku janë? Nuk po edukohet më një brez, por po shkatërrohet. E kam mundësinë të iki, por dua të jetoj këtu. Kjo që po na ndodh është e tmerrshme”, deklaroi ai.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë përballë asaj që po ndodh, duke pretenduar se krimi ka kapur çdo gjë në vend./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta e gjashtë në Tiranë/ Institucionet blindohen me mbrojtëse metalike për mbrojtje nga sulmet

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në

TIRANË-Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën Gjykatës së Lartë institucionet kanë marrë masa shtesë sigurie duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme. 

Pas zjarrit Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, me qëllim parandalimin e dëmtimeve në rast të përsëritjes së incidenteve të dhunshme.

Ndërkohë në Ministrinë e Arsimit, hyrja është blinduar me struktura hekuri për të parandaluar hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të godinës.

Ministria e Arsimit ka qenë një nga institucionet e shënjestruara gjatë ditëve të fundit të protestave, ku janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Efektivët e policisë vendosen para Ministrisë së Arsimit

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Qeveria ka marrë masa shtesë në kuadër të protestave studentore me përmasa të dhunshme që janë regjistruar ditëve të fundit në vendin tonë. Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë rrethuar zonën e Ministrisë së Arsimit në të cilën do të mbahet protesta e gjashtë e studentëve.

Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Qetësia para kaosit/ Nis grumbullimi i protestuesve, ata ja marrin valles pak para tubimit(VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Protesta në Tiraneë ka marrë një kthesë tjetër ku prej disa ditësh ka eskaluar në dhunë fizike. Nuk kanë munguar gjatë tubimeve dhuna policore me shkopa gome, gaz lotsjellës, autoboti i ujit apo edhe gurët në drejtim të turmës.

Pak para nisjes së tubimit të sotëm, është regjistruar një moment qetësie në turmen e protestuesve ku një pjesë prej tyre kanë nisur të kërcejnë para Ministrisë së Arsimit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestat në Tiranë/ Regjistrohen 65 persona të lënduar, 12 vijojnë të jenë të shtruar në spital

 

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje nga protesta

 

TIRANË- Protesta në Tiranë ka marrë prej ditësh përmasa të dhunshme, ku nuk ka munguar dhuna barbare nga ana e policisë kundrejt protestuesve. Mësohet se, 65 persona kanë përfunduar në spital si pasojë e dhunës gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Mes të lënduarve janë 37 punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë të rastit, mes tyre edhe një i mitur.

Sipas të dhënave të bëra publike, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të protestave në vend ka arritur në 272 persona të lënduar. Prej tyre, 169 janë punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë të rastit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

EMRAT/ 78 protestues pritet të dalin para Gjykatës për masën e sigurisë

 

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje nga protestat ne Tiranë

 

TIRANË- Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, ku nuk kanë munguar dhuna policore dhe shoqërimet e protestuesve në komisariat.

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurë 78 protestues të arrestuar gjatë demostratave. Sipas informacioneve paraprake, seanca po zhvillohet nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara. 

Emrat e protestuesve të arrestuar:

Argjend Jella

Elidon Llëshaj

Françesko Shala

Eurolind Rustemi

Elvis Xhafa

Romarjo Bobaj

Erik Voka

Klejdi Spaho

Klejvi Balliu

Ezekiel Belegu

Marjela Arapi

Lorenc Vladi

Angjelo Stefa

Fladitjon Tafili

Paulo Kodra

Liridon Ademaj

Gerti Danglli

Sergi Hasa

Henri Emini

Rigers Cullhaj

Najan Vila

Hari Duni

Fitim Dervishi

Lisian Milushi

Eldi Demirxhiu

Igli Kokona

Elvis Dervishi

Elkan Qevani

Solon Daci

Fatbardh Muca

Ilmar Gugashi

Xhemal Kaca

Marlind Kadiu

Lulëzim Baloshi

Kleant Koçi

Halil Sefa

Julian Xhima

Eldis Mehmeti

Angjelo Nasi

Erajdi (Erjaldi) Varrosi

Albert Gjoka

Klaudio Stafa

Erik Baruti

Lefter Kupa

Jorgo Gjoni (Gjonaj)

Mishel Dule

Merxhim Aga

Ergys Nurka

Eldrin Shahini

Daniel Tare

Xhoel Kicja (Kiçja)

Marjo Norja

Xhefri Pishaj

Redjon Ruçi

Arvi Lutaj

Avni Peposhi

Rayan Çuni

Brajan Belaj

Vehap Kadriu

Dejvid Bracaj

Albion Vrekaj

Fatjon Gjiza

Ergi Gjiza

Ergi Xhani

Kristjan Bumbli

Helson Ndregjoni

Argest Gurakuqi

Fatjon Murataj

Eldi Prenga

Agron Ballia

Desli Shehu

Almarin Prenga

Gëzim Mance

Eldrin Musaraj

Leonard Cemenia

Igli Dragjoshi

Arbri Lakasi

Zamir Sala

1 MUAJ ME PARE

Protestat në vend/ Rama nxjerr fadromën për të hequr gurët e trotuareve, masa shtesë për tubimin e sotëm (VIDEO)

Dita e gjashtë e protestës së studentëve në
pamje

TIRANË- Protestat në Tiranë prej ditësh kanë marrë përmasa të dhunshme. Mësohet se, gjatë mëngjesit të sotëm në rrugët e bulevardit përpara godinës së Kryeministrisë kanë dalë fadromat të cilët po heqin gurët e trotuareve.

Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje dhe tensione të herëpashershme të efektivëve të policisë dhe protestuesve, ku nuk ka munguar sulmet me gurë, gaz lotsjellës dhe aktivizimi i autobotit për të shpërndarë turmën. Sakaq, në një dalje "Live" në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se  do të shtohen masat në terren, ku forcat RENEA priten të jetë përballë qytetarëve./Dosja.al

 

 

 

protesta e studenteve

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë