LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep 'mend' britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë: Protestues të dhunshëm (Asnjë fjalë për skandalin Veliaj)

• Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për Euronews në kuadër të “Enlargement Summit” në Bruksel, ka diskutuar mbi procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, sfidat e zgjerimit dhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët. • Sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së, Rama kërkoi që vendet kandidate të përfshihen në tryezën europiane dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në diskutimet dhe vendimmarrjen e përbashkët, përpara anëtarësimit të tyre zyrtar. • Sipas Ramës, anëtarësimi duhet të përcaktohet mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së kritereve nga secili vend.• Gjatë intervistës, Rama u ndal te marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, duke deklaruar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi për aq kohë sa Giorgia Meloni të jetë në krye të qeverisë italiane. • Ai e cilësoi emigracionin si një sfidë të përbashkët për Bashkimin Europian dhe jo thjesht si një problem mes dy vendeve. • I pyetur për këtë marrëveshje, kryeministri iu përgjigj me ironi gazetares, duke deklaruar se nuk do të jepte një “scoop” për motrën e tij në Itali. • Rama bëri edhe një koment për Britaninë e Madhe, duke u shprehur se britanikët duhet të rikthehen në Bashkimin Europian. • Me ironi, ai theksoi se këtë herë duhet të presin, pasi shqiptarët janë përpara tyre në procesin e integrimit. • Sipas tij, Britania duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të shohë mundësinë e rikthimit në familjen europiane. • Gjatë intervistës, Rama pati edhe një përplasje me gazetaren Maria Tadeo, e cila i përmendi dhunën policore gjatë protestave të të rinjve. • Në momentin që gazetarja ngriti çështjen e përdorimit të forcës nga policia, Rama tha se policët janë më të dhunuarit. • Por, gazetarja i kujtoi kryeministrit se ekziston një dallim mes dhunës së ushtruar nga efektivët dhe asaj të protestuesve, pasi policia është e pajisur me armë, ndërsa protestuesit jo. • Kjo ndërhyrje solli reagimin e Ramës, i cili iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”. Gjatë debatit, ai u shpreh se në momentin që do të mendojë se vetë dhe qeveria e tij nuk kanë më nevojë të ndryshojnë, do të largohet nga detyra.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Janë pas nesh"/ Rama i jep 'mend' Britanisë së Madhe: Të luftojnë krimin e organizuar dhe të kthehen në BE (VIDEO)

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Britaninë e Madhe lidhur me largimin e saj nga Bashkimi Evropian, duke deklaruar se tashmë britanikët duhet të presin pas Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Gjatë intervistës me gazetaren Maria Tadeo në Samitin e Zgjerimit të Euroneës në Bruksel, Rama u shpreh se për herë të parë shqiptarët janë përpara britanikëve.

Në fund të intervistës, Rama u dha 'mend' britanikëve që të luftojnë krimin e organizuar dhe më të rikthehen në Bashkimin Evropian.

"Britanikët duhet të presin, janë pas nesh. Të jesh përpara britanikëve më në fund, pas mijëra vitesh që ishin në krye, tani duhet të rrinë pas. Shqiptarët do të përshëndesin çdo arritje të tyre. I inkurajojmë të luftojnë krimin e organizuar, të kenë kurajë dhe të kthehen në shtëpi, sepse nuk po kalojnë mirë në mes të oqeanit. Është shaka! Duhet të jeni në BE dhe kudo doni ju," tha Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Rama 'kushtëzon' marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të jetë në fuqi për sa kohë që Meloni është Kryeministre(VIDEO)

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të vijojë të jetë në fuqi për aq kohë sa Giorgia Meloni do të jetë në krye të qeverisë italiane. Gjatë një interviste në kuadër të Samitit të Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama e cilësoi çështjen e emigracionit si një sfidë të vetë Bashkimit Evropian dhe jo thjesht një problem mes dy vendeve.

I pyetur për marrëveshjen me Italinë, kryeministri ironizoi interesin për këtë çështje, duke deklaruar se nuk do të japë një 'scoop' për motrën e tij në Itali. Rama u ndal edhe te procesi i zgjerimit të BE-së, duke kërkuar që vendet kandidate të përfshihen në tryezën evropiane dhe më pas anëtarësimi të vendoset mbi bazën e meritës.

 

"Nuk është një çështje kaq e madhe sa për të zënë vëmendjen e Europës. Është një çështje e cila nuk do të zhduket se do të forcojmë kufijtë dhe nuk do të zhduket për aq kohë sa përdoret për qëllime politike nga parti të ndryshme. Është një sfidë të jashtëzakonshme, është një sfidë civilizimi për atë se çfarë do të jemi. Doni të nxirrni një titull për motrën time në Itali, por nuk do ua jap. Ajo marrëveshje do të qëndrojë për aq kohë sa ajo do të jetë në krye të Italisë. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, apo me këdo që vjen pas, ka të bëjë vetë me BE, me atë se çfarë është Europa dhe çfarë kërkon të jetë. Në një botë që po çmendet ku ka forca që po ndryshojnë, BE duhet të bëjë diçka të guximshme përtej asaj pune të zakonshme që është e mirë për ne. Unë jam i bindur mbi procesin e meritës. Proces i bazuar në meritë, po rreth tryezës. Duhet të jemi rreth tryezës dhe më pas duhet të kalojmë në procesin e meritës. Të gjithë meritojnë që të jenë në tryezën e meritës. Nuk është ide e mirë që të lësh ‘fëmijët’ më lagje. Prandaj na merrni në shtëpi dhe keni gjithë kohën që të na jepni dru, të na ndëshkoni. Këtë duhet të bëjë Europa, nuk duhet të na lini në lagje. Nuk ka të bëjë me Shqiptarët, sepse ne edhe në lagjen të na lesh do të luftojmë përsëri për të qenë me Europën”, tha Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Gazetarja i përmend dhunën policore në protestat e studentëve/ Ramën nuk e mbajnë nervat: Po më provokon...apo e ke seriozisht(VIDEO) 

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë intervistës në kuadër të “Enlargement Summit”, Rama u acarua në momentin që gazetarja i përmendi dhunën policore në protestat e të rinjve.

Kryeministri tha se policët janë më të dhunuarit, ndërsa gazetarja, Maria Tadeo i kujtoi Ramës se ekziston një dallim mes dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj të protestuesve, pasi efektivët janë të pajisur me armë, ndërsa protestuesit jo. 

 

Kjo ndërhyrje solli reagimin e kryeministrit, i cili iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”. I revoltuar, Kryeministri tha se në momentin që do të mendojë që ai dhe qeveria nuk kanë nevojë të ndryshojnë, ai do ta lë këtë punë.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Policia ishte më e dëmtuar në këto demonstrata. Po të shihni media sociale dhe tv që marrin informacion nga mediat sociale ajo që do mendonit për atë që ka ndodhur në Shqipëri është unike për brutalitetin e policisë. Do të na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë.

Gazetarja: Kur folëm në Tivat besonit se kjo është e fryrë nga mediat sociale, por protestuesit mund te thonë që forca vjen nga policia dhe jo nga ata. Pra dikush thotë që po, policët janë lënduar, por protestuesit thonë që ka ndryshim mes dhunës së policisë dhe të protestuesve, sepse ata kanë armë dhe mund të argumentohet që ka situata që policët mund të lëndohet, protestuesit mund të thonë që nuk kemi as armë, jemi paqësorë.

Rama: Po më provokon, e ke seriozisht? Apo po më provokon që të kemi një diskutim interesant.

Gazetarja: Për këto imazhe, ju do të doni që në fakt të qetësoni sepse ka efekte për shkak të zgjerimit, apo mund të thoni se qeveria ime është e përgatitur të ndryshojë?

Rama: Ditën që do mendoj që unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj, jeta ime është një jetë ndryshime në të gjitha aspektet, edhe në martesë. Unë kam ndryshuar në cdo mënyrë sepse unë jetoj për ndryshimin. Kjo është ajo që bëj gjithë kohën./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Të rinjve iu thyen këmbët dhe dëmtuan sytë nga dhuna barbare, Rama: Në protestë policia ishte pala më e dëmtuar(VIDEO)

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se policia ishte pala më e dëmtuar gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri, pavarësisht rasteve të të rinjve që mbetën të plagosur, me fraktura në gjymtyrë dhe dëmtime në sy gjatë përplasjeve me efektivët. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u ndal te protestat studentore që kërkojnë largimin e tij, duke pretenduar se numri i efektivëve të plagosur ishte dy herë më i lartë se ai i protestuesve.

Kryeministri foli gjithashtu për ndikimin e rrjeteve sociale, të cilat sipas tij po krijojnë një përballje të deformuar me realitetin.

 

"Shqipëria është në një tjetër fazë. Kemi bërë një hap historik, nga një vend që kishte nevojë në një vend me pritshmëri të larta. Njerëzit në vend kanë pritshmëri të larta dhe vjen një moment në kohë kur duhet të përballesh jo më me nevojat, por me pritshmëritë e larta. Po ndodh gjithandej dhe do të ishte edhe më e ndërlikuar për vende që ende nuk e shohin që po vjen. Kemi një realitet të ri që po sfidon realitetin e përbashkët, ai i medias sociale. E kam përjetuar personalisht dhe munda ta vlerësoja aty personalisht si një fuqi për të krijuar një përballje skizofrenike me realitetin. Kishim protestues të dhunshëm dhe, ndryshe nga çdo vend tjetër, kishim dyfishin e të plagosurve nga policia. Pra, policia ishte pala më e dëmtuar nga këto demonstrata. Na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet me mentalitetin e vet," tha Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Rama i shqetësuar për Serbinë pas humbjes së Vuçiç: Nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtim të gabuar(VIDEO)

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë që Beogradi të mos largohet nga projekti evropian. Gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo në Samitin e Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u shpreh se Serbia mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor, por duhet të përmbushë kushtet e panegociueshme të BE-së.

Ai nënvizoi se njohja e Kosovës mbetet një çështje thelbësore dhe se zhvillimet në Beograd nuk japin sinjale për ndryshim të qëndrimit ndaj Prishtinës. Rama përmendi gjithashtu qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë dhe refuzimin për tu përafruar me sanksionet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se Beogradi duhet të dëshmojë me rezultate konkrete angazhimin për integrimin evropian.

 

"Po ndodhin gjëra dhe ka shumë çështje komplekse, por në fund të fundit nuk ka asgjë më të mirë se Bashkimi Europian. Po përpiqem të marr prej jush atë që dini lidhur me situatën në Serbi. Fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për çështjen më të ndjeshme për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë të mbyllur, kështu që kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk ndryshon. Mua më japin leksione, duke qenë se jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht pjesë e BE-së, kështu që ne dëgjojmë, nuk japim leksione. Po, Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor, por kam qenë avokat i faktit që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin europian, sepse do të dëmtonte rajonin tonë. Nëse do të hysh në BE, të duhet të realizosh gjëra në shumë aspekte. Në aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim dhe qëndrim që ka karshi Rusisë dhe sanksioneve. Po, na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e një fqinjësie që duhet të jetë pjesë e plotë e Bashkimit Europian dhe Serbia duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi," tha Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Rama: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027(VIDEO)

Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u shpreh skeptik për afatet e vendosura ndër vite nga BE-ja, duke kujtuar se disa prej premtimeve të unionit nuk janë realizuar, ndërsa në raste të tjera pritshmëritë janë tejkaluar.

Kryeministri theksoi se Shqipëria po punon në një plan të përbashkët me Komisionin Evropian për të mbyllur negociatat, ndërsa nënvizoi se arritja e objektivit të vitit 2027 do të varet edhe nga dakordësia e 27 vendeve anëtare. Rama pranoi se Shqipëria nuk është ende gati për të qenë anëtare e BE-së me të drejta të plota, duke shtuar se procesi i integrimit duhet të vijojë në radhë të parë në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

 

"Nuk jam kaq i ri më në këtë detyrë dhe kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Siç thuhet dhe ka thënë dikush, megjithatë unë shikoj afate që janë fashitur rrugës. Kam parë se si BE nuk ka realizuar premtimet e veta dhe kam parë se si BE ka realizuar më shumë nga sa pret. Ne po punojmë shumë fort në një plan të përbashkët të mbështetur nga Komisioni i BE-së për të përmbyllur negociatat. Nëse vazhdon kështu deri vitin tjetër, do të mbyllim negociatat. Kjo nënkupton që ne kemi bërë punën tonë, nëse flasim për 27-ën është një punë tjetër, janë 27 ‘mjekë’ që duhet të jenë në të njëjtën mendje. Është pjesë e së gjithës kësaj deri në fund të ditëve, marrja me këto çështje është punë. Nëse kemi çështje që duhet të përballemi me një fazë, është që nuk jemi gati për të qenë anëtarë të BE-së me kushte të plota. Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë. Po kemi probleme dhe po mundohemi që t’i zgjidhim dhe BE po na ndihmon që t’i përballim këto me mjete që nuk i kishim. Është fat shumë i madh që të jesh në zemër të Europës. Ky është ndryshimi, pse nuk funksionon Afganistani dhe Irani?! Sepse nuk kanë BE-në, si pikë horizonti dhe pikë dije se si ndërtohet shteti. Është një martesë me BE-në, ku çdo gjë është e parashikueshme. Është diçka me dobi për ne dhe popullin shqiptar. Nuk ka qenë e lehtë, kemi dhe ne pengesat tona të brendshme. Jemi siguruar që ekipi ynë të jetë në kohë në Bruksel dhe të flasë me këta burokratë, që janë alienët më të jashtëzakonshëm që mund të gjesh në jetën reale, që dinë shumë mirë të të torturojnë dhe të nxjerrin më të mirën nga vetja,” tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin