LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rinia tregoi se janë të gatshëm ta asgjësojnë këtë diktaturë"/ Berisha: Fronti i gjerë opozitar duhet t’i japë shtytjen e fundit regjimit të Ramës

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjitha forcave politike opozitare dhe qytetarëve që të bashkohen në një front të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës. • Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Tiranë, Berisha deklaroi se regjimi është në grahmat e fundit dhe se opozita duhet të shfrytëzojë momentin për të intensifikuar protestat dhe përpjekjen politike. • Berisha tha se, fronti kundër qeverisë duhet të përfshijë edhe forca që kanë programe politike kundër Partisë Demokratike, por që e konsiderojnë Edi Ramën dhe atë që ai e cilësoi si narkoshtet, rrezikun kryesor për vendin. • Ai foli edhe për protestat e qershorit, të cilat i cilësoi si një bashkim të qytetarëve përtej ndasive partiake. • Sipas tij, në këto protesta morën pjesë demokratë, socialistë, qytetarë pa parti dhe përfaqësues të forcave të tjera politike. •Kryetari i PD-së u ndal edhe te situata ekonomike dhe largimi i shqiptarëve, duke akuzuar qeverinë se ka shkatërruar prodhimin, eksportet dhe vendet e punës. • Ai deklaroi se zhvlerësimi i euros dhe dollarit ka goditur rëndë ndërmarrjet dhe ekonominë shqiptare. • Berisha kërkoi gjithashtu që opozita të mos presë ndërhyrje nga jashtë apo veprime nga institucionet për largimin e Ramës, por të marrë vetë përgjegjësinë politike për këtë përballje. • Më tej, ai paralajmëroi partitë që të mos qëndrojnë jashtë një fronti të përbashkët, duke thënë se kjo do të sillte një përgjegjësi të rëndë historike.

3 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

Berisha: Aktivistë që thirrët 5 muaj “Rama në burg, Berisha në burg” bashkohuni, përndryshe kontributin tuaj e merr Lana

"Rinia tregoi se janë të gatshëm ta asgjësojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët duke synuar kështu bashkimin e tyre për rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.  

Berisha i bëri thirrje dhe aktivistëve, sipas tij, që thërrasin Rama në burg Berisha në burg, që të bashkohen me të, përndryshe kontributi i tyre bie në Lanë. Ndër të tjera ai u shpreh se largimi i Ramës është thirrje për çdo shqiptar. 

"I patë vetë dhomat me euro. Të tilla janë dhjetëra dhe qindra para krimi që vërsulen në të gjitha mënyrat kundër qytetarëve. Narko shteti i Edi Ramës, organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje. Falë qëndrimit të pamposhtur pa kompromis të deputetëve të PD, drejtuesve të saj me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale. Kundër vjedhjeve të pafundme të kësaj organizate kriminale. Protestat e opozitës, seriali  i tyre nga dhjetori kur shpërtheu skandali Balluku ishin kushtrime për shqiptarët dhe për komunitetin ndërkombëtare. Çdo e keqe ka një fund. Ju jeni jo vetëm lajmëtarët por edhe arkitektë e fundit të kësaj të keqeje. Në qershor pas protestave të PD, shpërthyen si një uragan i paparë në historinë e vendit protesta popullore që u quajt më vonë revolucioni i flamingove, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve, mrekullia më e madhe. ato nuk ishin kurrë as antisemite, as anti Trump, as të nxitura nga Irani apo Greqia. Por shpërthimi i pakënaqësisë, të dhjetëra mijëra shqiptarëve ndaj një regjimi që ne luftojmë çdo ditë. Ajo protestë kishte një mrekulli, protestonin së bashku qytetarët demokratë, socialistë, pa parti, të partive të tjera.

Dhe rrugët e Tiranës nuk kishin njohur një protestë kaq madhështore, epike sa ajo e qershorit. Keni meritë shumë të madhe sepse faktikisht në mbrojtje të idealeve tuaja, ju morët pjesë aktive në këtë protestë, në përputhje me një kod moral të hekurt. Protestë e qytetarëve. Ne si demokratë e respektonim masivisht. Asnjë forcë tjetër politike nuk ka kontributin e PD në atë protestë. Ju nuk u impresionuar nga thirrjet ataviste, apo njerëz dritëshkurtër se PD i erdhi fundi. Po si mund të vijë fundi një partie që ka vizion të vetën të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve, mbijetoi në kushtet më të vështira dhe shpalli si ripërtëritje proces themelor përballje me diktaturën. Protesta e tetorit të studentëve dëshmuan kufijtë e trimëritë së studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Dëshmuan se ata janë të gatshëm ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe. kurrë rrugët e Tiranës nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata. Droga është një fuqi e të keqes. Armë më të këqija në duart e narko shtetit. Një popull i tërë sot në këmbë dhe PD më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë.

Goditjet që i janë dhënë këtij regjimi në 2026 janë fatale për të. Kufomë e pakallur. Këtë e bënë protestat. Çdo ditë që kalon në pushtet, është një ndëshkim për shqiptarët, çdo ditë që qëndron në pushtet, mallkim për Shqipërinë. Jemi në një udhëkryq. Kundër tij janë përdorur protestat më gjigande, më të guximshme, por ka një armë më të fuqishme se këto. Dhe kjo armë nuk është përdorur. Kjo armë është bashkimi. Çërçill në prag të L2B, thotë civilizimi mund të mbijetojë gjatë, vetëm kur një grup i madh njerëzish bashkohen. Këtë e provon historia. Sa herë jemi bashkuar, kemi arritur të kapërcejmë stuhi. Ndaj dhe nuk ka rrethanë që fton më shumë se bashkimi sesa rreziku ekzistencial. Ju jeni gra dhe burra të rinj politikë. Sot për çdo shqiptar, për çdo votë shqiptare, ekziston një rrezik ekzistencial  që po shuan kombin. Aktivistë që 5 muaj resht Rama në burg Berisha në burg, bashkohuni se përndryshe kontributin tuaj e merr Lana. Ju dhatë kontribut, pavarësisht se nuk po ndalem. Por bashkimi sepse nuk mund të vazhdohet me idenë e asaj që nuk është. Në çdo betejë je i detyruar të shpëtosh fushën, rigrupimin për sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi dhe vetëm bashkimi," tha Berisha./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Berisha: Demokratët janë arkitektët e fundit të së keqes, protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët

"Rinia tregoi se janë të gatshëm ta asgjësojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të së keqes. Gjatë foltores së ripërtëritjes në Tiranë, Berisha deklaroi se protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. 

Ai tha se Shqipëria është përballur me vjedhjen e votave të qytetarëve duke i cilësuar këto si defekete, kritika dhe problematika të cilat nuk mohohen. Nga ana tjetër Kryetri i PD-së përpara të pranishmëve citoi se janë bërë mijera denoncime për vjedhje të pafundme kundër organizimit të një qeverie kriminale. 

"Ne u përballëm jo vetëm me partinë-shtet, e cila, për të rrëmbyer zgjedhjet, njëlloj si Saied i Tunizisë, arrestoi në vitin elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri në ndjekje penale liderin e partisë së tretë, por organizoi, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet, 4500 veprimtari, ndër të cilat veprimtarinë kriminale 7-milionëshe të Giro d'Italia ditën e votimit, vetëm e vetëm që, si e si, të ndikonte tek zgjedhësit shqiptarë për të votuar për të. U përballëm me një njeri që vuri në dispozicion të gjithë miliardat, potencialin financiar, të gjithë potencialin njerëzor, me dhjetëra mijëra punonjës të administratës, në kundërshtim me çdo ligj. U përballëm me një njeri i cili përdori të gjithë fuqinë ekzekutive, mijëra punësime, lejet e ndërtimit, certifikatat e pronësisë, lejet e legalizimit për të rrëmbyer votat e shqiptarëve. U përballëm me një njeri, bosi i drogës, të cilin me të drejtë shtypi amerikan e quajti ‘Ramaduro’, i cili vetëm për vota dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis në fushatë elektorale.

U përballëm me një njeri i cili organizoi kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë për të na i rrëmbyer votat e qytetarëve shqiptarë. Pra, asnjë diktaturë në Evropë nuk ka përdorur kundër qytetarëve të vet një fuqi kaq të keqe sa ç'është droga. Droga, miqtë e mi, është fuqia e së keqes. Ju i patë vetë dhomat me euro. Ajo ishte një, kishte 40 milionë apo sa i kishte, por ju garantoj se të tilla janë dhjetëra dhe qindra nëpër Shqipëri, para krimi që u vërsulën në të gjitha mënyrat kundër qytetarëve. E megjithatë, me punën, me përkushtimin, me mundin, pavarësisht nga të gjitha defektet, problematikat e pamohueshme, kritikat që mund të kemi të drejta ndaj njëri-tjetrit, se mund të performonim më mirë, prapëseprapë ne morëm, ne faktuam se në kushte zgjedhjesh normale do të ishim fitimtarët e zgjedhjeve. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot në një moment kritik, por dhe shumë pozitiv, pa diskutim.

Narkoshteti i Edi Ramës, Edi Rama, organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje. Falë qëndrimit të pamposhtur, të pakompromis të deputetëve të Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale. Me qindra denoncime u bënë në sallat e kësaj ndërtese dhe kudo kundër vjedhjeve të pafundme, kundër abuzimeve të pafundme të kësaj organizate kriminale. Protestat e opozitës, seriali i tyre nga dhjetori, kur shpërtheu skandali Balluku, deri në maj, ishin kushtrime për shqiptarët, por ishin dhe një kushtrim për komunitetin ndërkombëtar. Çdo e keqe ka një fund, kurrë nuk ka të keqe pa fund, dhe e vërteta është se ju jeni jo vetëm lajmëtarët, por dhe arkitektët e fundit të kësaj të keqeje," tha Berisha, u shpreh Berisha./Dosja.al

2 DITE ME PARE

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet, por ekipet më serioze ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit 

"Rinia tregoi se janë të gatshëm ta asgjësojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 35 vitesh demokraci është rikthyer partia-shtet. Berisha deklaroi se ekipet më serioze ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit.

Ndër të tjera ai shtoi se zgjedhjet ishin përjetuar vetëm në kushtet e partisë-shtet duke theksuar se fitoheshin sipas dëshirës. Ndërkohë Berisha vuri në dukje vitet '90 ku tha se populli nuk kishte votuarnë mënyrë të lirë dhe nuk e dinin se çfarë ishin zgjedhjet e lira. 

 

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje vëllazërore, të përzemërt, për të gjithë ju demokratë e demokrate në këtë sallë, kudo që ndodheni, për qytetarët dhe qytetaret e Tiranës, në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Të dashur deputetë e deputete të Partisë Demokratike, drejtues të degëve të kësaj partie dhe drejtues të partisë. Së pari, unë kam një mirënjohje të veçantë, të pakufishme, për të gjithë ju këtu dhe të gjithë demokratët e demokrate, mbështetësit dhe mbështetëset tanë, të cilët, në kushtet e një prej diktaturave më të shëmtuara, më të pamëshirshme, më të egra, ia dolët të qëndroni të pamposhtur. Ia dolët dhe në kohërat më të vështira të qëndroni opozitë e këtij vendi dhe të sillni sot Partinë Demokratike në prag të një fitoreje historike.

Ishte kjo qëndresa juaj, ishte besimi i qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës e të Shqipërisë që shndërroi në hiç çdo përpjekje për një Shqipëri pa opozitë, për një Shqipëri me opozitë të kontrolluar. Ishin këto përpjekjet tuaja, kjo qëndresa juaj, që personazhin e zi, të cilin vetëm pak kohë më parë, në mënyrën më historike, e servirnin për shembull dhe yll, në një kohë kur ai ishte në të vërtetë shembulli më i zi i një qeveritari, i një kryeministri. U kaluan të gjitha këto. Ishte përkushtimi juaj i cili bëri të mundur që ne të mbrojmë votën e shqiptarëve. Jo vetëm të mbrojmë votën, por dhe të garantojmë dëshminë ndërkombëtare me dokumente të akteve-veprimeve të atij që sot quhet padrino i Shqipërisë.

Ishte qëndrimi juaj, ishte përkushtimi juaj në procesin zgjedhor që bëri të mundur që ne të faktonim para shqiptarëve dhe botës se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan si farsë, u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Unë dhe një pjesë e juaja e rikujtojmë dhjetorin e vitit '90, janarin e vitit '91, kur ne ngriheshim në sheshet dhe rrugët e Tiranës me kërkesë themelore: ndarjen e partisë nga shteti. Në atë kohë, ne s'kishim votuar kurrë si njerëz të lirë dhe, në fakt, nuk dinim ç'ishin zgjedhjet e lira. Zgjedhjet i kishim aspiratë, por jo se i kishim përjetuar. Se ne kishim përjetuar zgjedhje vetëm në kushtet e partisë-shtet, e cila i fitonte ato sa deshte. Por tragjike është se pas 35 vitesh, jo ne, po ekipet më serioze ndërkombëtare që vëzhguan zgjedhjet e 11 majit i damkosën ato si zgjedhje të partisë-shtet, pra si një farsë e vërtetë elektorale," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin