Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
LIVE UPDATES
Shqipëria dhe Italia bëhen 'bashkë' për luftën kundër kanabisit, Guardia di Finanza: Kultivimet po zhvendosen në territore të izoluara
• Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, goditja e organizatave kriminale dhe përfshirja e të miturve në këto të fundit, ishin në fokus të konferencës së përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s italiane. • Drejtori i Policisë, Skënder Hita, bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se synimi është goditja e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shitja dhe trafikimi i drogës. • Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s tha se është intensifikuar monitorimin ajror në Shqipëri përmes helikopterëve të pajisur me sensorë modernë, duke identifikuar parcela të dyshuara edhe në zonat e thella malore. • Autoritetet italiane bëjnë me dije se trafikantët po zhvendosin kultivimet në territore më të izoluara për t'iu shmangur kontrolleve, por falë mjeteve të duhura është bërë më i lehtë lokalizimi i tyre. • Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke thënë se lufta kundër krimit të organizuar nuk është garë statistikash, por detyrim për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe përmbushjen e objektivit të integrimit europian. • Ai theksoi se siguria është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të Shqipërisë, duke shtuar se vendi duhet të kontribuojë edhe në sigurinë e Bashkimit Europian.
3 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE
"Objektivi jonë madhor si komb është integrimi në BE"/ Ministri Demo: Ne nuk mund të pretendojmë që një vend mund të ketë zhvillimi të qëndrueshëm nëse nuk e ka sigurinë në nivele të tilla
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar dhe nuk është garë për statistika por detyrim ndaj njerëzve. Gjatë konferencës së përbashkët me Guardia di Finanza-n italiane, ai tha se grupet kriminale po ndryshojnë vazhdimisht mënyrat e financimit dhe teknologjinë që përdorin për të zhvilluar aktivitetet e tyre. Ai theksoi se siguria është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të Shqipërisë, duke shtuar se vendi duhet të kontribuojë edhe në sigurinë e Bashkimit Europian.
“Lufta kundër krimit nuk është garë për statistika por detyrim ndaj njerëzve. Ky është standardi që duhet të matemi cdo ditë. Krimi i organizuar ndryshon, ndryshojnë mënyrat e financimit, por edhe teknologjitë që krimi i organizuar përdor. Bashkëpunimi duhet të zhvillohet vazhdimisht, mbi atë që ne bëjmë cdo ditë sa i takon luftës së përbashkët. Objektivi jonë madhor si komb është integrimi në BE dhe patjetër që rruga në këtë proces mbështet në nivelin e sigurisë që Shqipëria ka, Ne nuk mund të pretendojmë që një vend mund të ketë zhvillimi të qëndrueshëm nëse nuk e ka sigurinë në nivele të tilla. Ne duhet të jemi kontributorë në sigurinë e BE dhe Shqipëria duhet të luajë një rol në këtë proces”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Demo./Dosja.al
1 JAVE ME PARE
“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë"/ Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit do të ketë në fokus goditjen e organizatave kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Guardia di Finanza-s italiane, bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se synimi është goditja e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shitja dhe trafikimi i drogës. Në fjalën e tij, Hita nënvizoi se një prioritet i veçantë do të jetë parandalimi i përfshirjes së të miturve në aktivitetet kriminale, ndërsa policia do të intensifikojë përpjekjet gjatë muajve të fundit të këtij viti dhe përgjatë vitit 2027.
“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes me qëllim që mos përfundojë tek të rinjtë. Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do ta kemi tek parandalimi për të përfshirë të miturit në këtë veprimtari kriminale. Organizatën që po drejtoj do të thellojë rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke goditur me forcën e ligjit çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale, që nga financimi dhe kultivimi deri tek shitja dhe trafikimi. Garantoj qytetarët dhe partnerët tanë se policia, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, është e angazhuar maksimalisht për të goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, deklaroi Hita./Dosja.al
1 JAVE ME PARE
"Ne punojmë me mjetet më moderne"/ Guardia di Finanza: Trafikantët po i zhvendosin kultivimet në territore të izoluara
Përfaqësuesi
TIRANË- Guardia di Finanza ka rritur kontrollet ajrore në Shqipëri për identifikimin e parcelave të dyshuara me kanabis, duke përdorur helikopterë të pajisur me sensorë modernë. Përfaqësuesi i autoriteteve italiane bëri të ditur se kjo teknologji mundëson monitorimin edhe të zonave të thella malore, veçanërisht në veri të vendit. Sipas tij, trafikantët po përpiqen të zhvendosin kultivimet në territore më të izoluara për t'iu shmangur kontrolleve, por pajisjet e reja kanë rritur mundësitë për zbulimin e tyre.
“Dua t’ju paraqes rezultatet konkrete në operacionet kundër drogës. Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë. Këto mjete kanë sensorët më të mirë ajrorë. Kemi identifikuar zonat e dyshimta. Kemi një rritje të aftësive operative, si dhe një efikasitet dhe vlerë të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Kemi arritur edhe zona të vështira, sidomos në veriun e Shqipërisë. Trafikantët po zgjedhin vende që janë më të izoluara, për shkak se tashmë disponojmë mjetet e duhura për të vëzhguar më shumë nga ajri”, u shpreh përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s./Dosja.al