LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral"/ Berisha: Kërkesa për largimin tim më bën nder, tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit

•  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron qeverinë dhe po amniston krimin elektoral, duke e cilësuar institucionin si pjesë të asaj që ai e quan narkoshtet. • Duke folur për gazetarët nga oborri i SPAK, ai akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mos hetimin e shkeljeve që shoqëruan zgjedhjet e 11 majit. • Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës iu referua raporteve të ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, duke pretenduar se ato kanë evidentuar se ‘partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një’. •  Berisha e akuzoi SPAK-un se, duke mos hetuar këto çështje, po shndërrohet në ‘patericë kryesore të narkoshtetit’. Madje, •  gjatë prononcimit, ai deklaroi se do të rikthehej pranë institucionit me maskë kundër drogës, pasi, sipas tij, ‘aty qelbej drogë vendi’. • Berisha foli edhe për raportin mes SPAK-ut dhe qeverisë, duke deklaruar se, institucioni nuk po vepron në mënyrë të pavarur dhe se po mbron zyrtarë të lidhur me pushtetin. • Ai përmendi edhe dosjen e Arubës, ku është i përfshirë edhe Edi Rama, një çështje që sipas lideri rë demokratëve duhet të hetohen nga drejtësia. • I pyetur për kërkesat për largimin e tij nga drejtimi i PD-së, kryetari Sali Berisha u përgjigj se ato i bëjnë nder, duke i cilësuar si dëshmi se është kthyer në kundërshtarin kryesor të regjimit. •  Sa i përket protestës studentore, lideri i opozitës theksoi se, PD-ja i është përgjigjur e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën e 13 tetorit. •  Ai nënvizoi faktin se, se trukturat e Forumit Rinor të PD-së kanë luajtur rol në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve, por theksoi se protesta duhet të ruajë karakterin e saj qytetar.

3 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Berisha zbulon skandalin: Në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja(VIDEO)

"SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral"/

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para godinës së SPAK tha se te dosja Arubës qëndron vetë Kryeministri Edi Rama duke cituar se ai është turisti më i madh.

Berisha bëri të ditur se këto dosje mbrohen me ligj pasi mbrojnë vjedhjen e votës dhe Taulant Ballën. Ai shtoi se armiqtë e egër të Shqipërisë janë pikërisht ata që përdorin ligjin dhe mbështesin narkoshtetin. 

 

"Dhe aty fle dosja e Arubës, ku vetë Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja. Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë. Tani del se në dosje është vetë Padrinoja. Aty flenë dosjet dhe ata mbrohen me ligj. Se ata mbrojnë vjedhjen e votës. Mbrojnë Taulant Ballën që bën marrëveshjen për të arrestuar banda rivale dhe për të marrë 200-300 mijë vota. Të gjitha këto janë dhe do jenë dosje të drejtësisë së vërtetë. Ndaj dhe njëherë, drejtësia vonon por nuk harron. Ata që shtypin pluralizmin duke përdorur ligjin, ata që bllokojnë rotacionin dhe mbështesin narkoshtetin, ata janë armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Çfarë po ndodh aty? Pse kjo vëmendje?" tha Berisha./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Berisha: Vuçiçi kishte çdo mundësi, por nuk e ndërtoi narkoshtetin në Serbi siç bëri argati i tij në Shqipëri(VIDEO)

"SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral"/

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ndërtoi narkoshtet.

Në daljen në SPAK Berisha foli për eksportet shqiptare ku tha se janë zhvlerësuar në 33 përqind kursimet në euro të shqiptarëve. Ai e cilësoi Shqipërinë si argatin e Vuçiç duke krahasuar kështu prodhimin industrial të Serbisë me të Shqipërisë . 

 

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, keni dëgjuar këto ditë se padroni i Edi Ramës u përmbys. Duhet t’u them këtu se ai ishte një Gjeorgjeviç në miniaturë. Ai ishte një kriminel lufte, mbështetës i gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit. Por ai në Serbi, ndonëse kishte çdo mundësi, nuk ndërtoi narkoshtetin, siç ndërtoi argati i tij në Shqipëri. Në krahasimin e 40 monedhave, se mediat ua fshehin ju këtë, ua fshehin rekordin më të zi botëror të Shqipërisë, leku, monedha më e fortë në botë në raport me euron dhe dollarin për shkak të tonelatave të narkoeurove që vijnë në Shqipëri dhe kthehen në lekë. Leku ka zhvlerësuar në Shqipëri 33 përqind euron dhe 35 përqind dollarin. Ka zhvlerësuar 33 përqind eksportet shqiptare. Ka zhvlerësuar 33 përqind kursimet në euro të shqiptarëve. Ka goditur në mënyrën më fatale turizmin. Ka goditur prodhimin. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, në qoftë se në Serbinë e Vuçiçit, eksportet u rritën nga 21 miliardë në 34 miliardë euro, në Shqipërinë e argatit të Vuçiçit, nga viti 2022 deri në vitin 2026, eksportet u vidhisën, ranë me 28 përqind të tyre. Në qoftë se në Serbi prodhimi industrial u rrit me 3-4 përqind në vit, në Shqipëri ka rënien më të madhe pas Ukrainës në luftë, ka rënë me 15.3 përqind," tha Berisha./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Aty brenda qelbej vendi nga droga"/ Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit(VIDEO)

"SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral"/

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit duke thënë se krimi elektoral në Shqipëri ka arritur atë që quhet parti-shtet dhe se ambjentet e brendshme kutërbonin nga droga.

Pas daljes nga SPAK, në kuadër të masës antiligjore të ‘detyrimit të paraqitjes’, Berisha theksoi se Prokuroria e Posaçme ka aministuar krimin monstruoz elektoral të zgjedhjeve të 2025-ës. 

"Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një.

Por kjo për Altin Hajrin Gjokën Troplinin Farrukun, se zinxhirin e ka të pafundëm ky, pra për të, kjo nuk është krim. Ky seksion i PS kryen krim të rëndë kushtetues kur nuk heton krimin elektoral dhe e amniston atë. Shndërrohet në patericë kryesore të narkoshtetit dhe jo rastësisht mund t’u them se radhën tjetër do vij me maska antidrogë se aty qelbej drogë vendi. Nuk e di se ç’kishte ndodhur sot, por u detyrova të përdor një shami xhepi si maskë për shkak të kundërmimit në të katër anë drogë të këtij institucioni. Dhe krenarë se janë institucion i narkoshtetit. Krenarë se mbrojnë narkoshtetin, i cili përbën pushtuesin më të egër të kombit shqiptar në të gjitha kohërat. Përbën shkatërrimtarin më të madh të qenies sonë kombëtare, varfëruesin më të madh të shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha ne memaliaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...