LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta kundër Ramës përshkallëzohet: Stop dhunës ndaj studentëve. Policia shpërndan studentët me ujë me piper

• Pedagogët janë mbledhur në mbështetje të studentëve. • Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë ndërsa shprehin qëndrimet e tyre pro studentëve. • Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues. • Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij para të gjithë pedagogëve, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. •  Teksa tha se padogëgët janë në mbështetje të të rinjve, ai dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë. •  Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar. 

51 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore të Trumpa. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja është bërë publike nga veterineri Ervin Resuli, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas Resulit, i plagosuri ka një plagë rreth 5 centimetra në abdomen, me dëmtime të konsiderueshme të indeve të buta dhe dyshime për depërtim të thellë drejt organeve të brendshme./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione gjatë protestës! Policia shoqëron të rinj e të reja, motra ndërhyn për të shpëtuar të vëllanë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Tensione të tjera janë regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar me forcë disa protestues, mes tyre edhe vajza të reja. Gjatë ndërhyrjeve janë dëgjuar britma dhe thirrje kundërshtuese, ndërsa situata është shoqëruar me momente të forta tensioni.

Një nga momentet e regjistruara është ai kur një vajzë ndërhyn për të shpëtuar të vëllanë nga duart e policisë. Ajo përpiqet ta shkëpusë nga efektivët dhe arrin ta largojë atë, duke shmangur shoqërimin e tij.

Ndërkohë, gjatë të njëjtit aksion efektivët kanë marrë me vete edhe protestuese të tjera, të cilat kundërshtojnë shoqërimin e tyre drejt automjeteve të policisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia hyn te “Taiwani” dhe arreston 3 protestues, ishin futur në lokal për t’u strehuar nga gazi lotsjellës

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të policisë pranë kompleksit “Taiwan”, ku tre protestues janë arrestuar. Pas përdorimit të ujit, gazit lotsjellës dhe kapsollave nga policia, disa prej protestuesve janë drejtuar drejt ambienteve të “Taiwan”-it, në përpjekje për t’u strehuar nga ndërhyrja e forcave të rendit.

Pas disa minutash qëndrimi jashtë godinës, efektivët e policisë kanë hyrë në ambientet e lokalit, ku kanë kryer arrestime. Ata kanë nxjerrë disa persona nga godina dhe i kanë shoqëruar drejt komisariatit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë, shoqërohet një person

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANA- Efektivët e policisë kanë shoqëruar një të ri pas tensioneve të shumta të regjistruara në rrugët e kryeqytetit. Ata e kanë mbajtur protestuesin për disa minuta të rrethuar nga një numër i konsiderueshëm oficerësh, ndërsa në fund e kanë futur në furgonin e policisë për ta shoqëruar drejt komisariatit.

Tensione të vazhdueshme ka pasur ditën e sotme midis turmës së protestuesve dhe efektivevë të policisë, ku mes të tjerash nuk ka munguar gazi lotsjellës dhe autoboti i ujit. Sakaq, i plagosur nga një plumb gome, ka mbetur një qytetar i cili është transportuar menjëherë drejt Traumës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

E rëndë/ Plagoset me plumb gome një qytetar gjatë protestës, pëson plagë të rëndë në bark

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA-  Një qytetar nga Mallakastra ka mbetur i plagosur gjatë protestës në Tiranë, pasi është goditur me plumb gome në zonën e barkut. Ngjarja është bërë publike nga veterineri Ervin Resuli, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përshkruan dëmtimet e pësuara nga qytetari, të cilin e identifikon si Aniti.

Sipas Resulit, i plagosuri ka një plagë rreth 5 centimetra në abdomen, me dëmtime të konsiderueshme të indeve të buta dhe dyshime për depërtim të thellë drejt organeve të brendshme.

Resuli deklaron se qytetari nuk ishte i armatosur dhe nuk po provokonte në momentin kur u godit, ndërsa ngre akuza ndaj policisë për mënyrën e ndërhyrjes gjatë protestës. Ai kritikon përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe thekson se detyra e uniformave shtetërore duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të qytetarëve.

Postimi i Ervin Resulit

Ndodhi tani !

Një plumb në trupin e një qytetari.
Sot pashë një nga skenat më tronditëse që mund të përjetojë një njeri.
A**niti, një qytetar nga Mallakastra, kishte pësuar një plagë të rëndë në abdomen (bark), të shkaktuar nga goditja me predhë gome. Një plagë rreth 5 cm, me dëmtim të konsiderueshëm të indeve të buta dhe dyshim për depërtim të thellë drejt organeve abdominale. Një dëmtim i tillë mund të shkaktojë hemorragji të brendshme, dëmtime të organeve dhe të rrezikojë seriozisht jetën.

A**niti ishte gjahu i policisë së narkoshtetit, i goditur drejtpërdrejt në mish!
Një qytetar në bulevard, pa maskë, pa armë, pa provokuar, me duart në xhepa, goditet me armë e forcave të policisë! Ajo skenë që pashë sot më forcoi bindjen se Shqipëria ka nevojë urgjente për një lëvizje kombëtare qytetare dhe ndërgjegjësim të gjithë popullatës.

Sepse kur uniforma që paguhet nga taksat tona, në vend që të mbrojë jetën, kthehet në instrument dhune ndaj qytetarit, atëherë kemi një krizë të rëndë të shtetit të së drejtës. Kur predhat drejtohen në mishin e qytetarit, ky është terror, jo ruajtje e rendit publik!

Sot ndiej se jemi në luftë me bandat që fshihen pas uniformës shtetërore, ndërsa qytetari trajtohet si armik në vendin e vet. Një shtet që qëllon mbi qytetarët e pambrojtur ka humbur arsyen themelore të ekzistencës së tij: mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor!/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Revolta studentore në Tiranë, tensione dhe përplasje te Myslym Shyri

 

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
pamje nga protesta

 

TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të shumta, ndërsa ende po vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Mësohet se, gjatë ditës së tetë të protestave studentore kundër qeverisë situata është tensionuar edhe në zonën e Myslym Shyrit. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ka pasur edhe arrestime.

 Dhjetëra furgonë policie janë vendosur përgjatë rrugës, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugicat përreth për tiu shmangur arrestimeve. Protestat, që kanë hyrë në ditën e tetë, po shoqërohen me tensione të shtuara mes të rinjve dhe forcave të rendit, ndërsa zhvillimet në kryeqytet vijojnë të mbeten të paqëndrueshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dy protestues të lënduar mbërrijnë tek Trauma, njëri i qëlluar me plumb gome

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA-  Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Të plagosurit  kanë mbërritur me autoambulancë pasi kanë shfaqur probleme shëndetësorë gjatë incidenteve të regjistruara në protestë.

Bëhet me dije se njëri prej protestuesve është lënduar nga plumbat e gomës të përdorura nga policia. Një tjetër protestues gjithashtu është transportuar në spital po ende nuk dihen shkaqet e lëndimit të tij./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në bulevard, lëndohet një protestuese

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
pamje

TIRANË- Një protestuese ka ngelur e lënduar gjatë përplasjeve me policinë, pas rikthimit të protestuesve në bulevard. Dyshohet se ajo është lënduar nga gazi lotsjellës apo uji me presion i hedhur nga autoboti i policisë.

Protesta në kryeqytet, prej disa ditësh ka marrë përmasa të dhunshme ku nuk kanë munguar përplasjet dhe dhuna policore. Këta të fundit kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, autobot uji, shkopa dhe plumba gome ndaj protestuesve, të cilët prej qindra ditësh kanë qënë në shesh duke kërkuar rrëzimin e qeverisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesit rikthehen në bulevard, tensione me policinë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
pamje

TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar pas rikthimit të turmës së protestuesve në bulevard. Efektivët  epolicisë kanë arritur të shpërndajnë sërish turmën me gaz lotsjellës si dhe janë përplasur fizikisht me disa të rinj.

Protesta në kryeqytet, prej disa ditësh ka marrë përmasa të dhunshme ku nuk kanë munguar përplasjet dhe dhuna policore. Këta të fundit kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, autobot uji, shkopa dhe plumba gome ndaj protestuesve, të cilët prej qindra ditësh kanë qënë në shesh duke kërkuar rrëzimin e qeverisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Mesazhi i të rinjve nga protesta para Kryeministrisë: Këtu për Onkologjikun që s’ka ilaçe!

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Të rinjtë kanë përcjellë mesazhe për problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, gjatë protestës e cila po zhvillohet në Tiranë. Mesazhet e përcjella gjatë protestës kanë vënë në fokus edhe situatën në Spitalin Onkologjik, duke ngritur shqetësimin për mungesën e ilaçeve për pacientët që përballen me sëmundjet tumorale.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, të rinjtë kanë zgjedhur të tërheqin vëmendjen te vështirësitë me të cilat përballen pacientët që kanë nevojë për trajtim dhe medikamente për vijimin e terapisë.

“Këtu për Onkologjikun që s’ka ilaçe!”, është mesazhi i përcjellë nga të rinjtë gjatë protestës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nuk ndalet revolta/ Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar mjetet e policisë (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi, ndërsa kanë ngriur barrikada për të penguar mjetet e policisë. Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së.

Situata në sheshin Skënderbej agaravoi pas grumbullimit të protestueseve, të cilët më herët u shpërndanë nga policia në disa rrugica të qytetit. Efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë me presion në shesh, dhe gjatë kësaj situate personi në fjalë dyshohet se humbi ndjenjat./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Përplasja te sheshi Skënderbej, një person përfundon pa ndjenja

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Situata në sheshin Skënderbej gjatë protestës është tensionuar, ku një person ka përfunduar pa ndjenja. Pas kësaj, protestuesit janë afruar menjëherë pranë tij për ti ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ka hedhur në drejtim të protestuesve ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Pas kësaj ata kanë nisur ndjekjen e tyre, me qëllim arrestimin apo shoqërimin drejt ambienteve të komisariatit.

Situata në sheshin Skënderbej agaravoi pas grumbullimit të protestueseve, të cilët më herët u shpërndanë nga policia në disa rrugica të qytetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Masivizohet protesta/ Qytetarët mblidhen në qendër të Korçës: Rama ik

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

KORÇË- Protesta është masivizuar dhe shtrirë edhe në qytete të tjera, pasi një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës.  Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët dhe protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Të mbledhur pranë monumentit të Luftëtarit Kombëtar, qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, me sloganin “Rama ik”. Ata kanë qëndruar në shesh për rreth një orë dhe kanë përcjellë mesazhet e tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata / Protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë nisur të hedhin në drejtim të policisë fishekzjarrë dhe molotovë, ndërsa situata në sheshin "Skënderbej" është përshkallëzuar. Tensionet nisën më herët kur protestuesit sulmuan drejt Kryeministrisë dhe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës e plumba gome.

Ndërsa protestuesit po marshonin në sheshin "Skënderbej", policia ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës. Pas kësaj, efektivët kanë krijuar një barrierë, me qëllimin për të mos lejuar protestuesit që të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Turisti plagoset nga bomba tymuese e policisë, protestuesit i japin ndihmën e parë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Protesta e studentëve është përshkallëzuar, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet me policinë, ku këta të fundit kanë hedhur në drejtim të tyre, ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Si pasojë e  kësaj është lënduar edhe një turist, pasi është goditur drejtpërdrejt në pjesën e pasme të këmbës së majtë nga një bombë tymuese e hedhur nga forcat e policisë 

Ajo është hedhur nga forcat e policisë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”. I lënduari ka marrë goditje direkte duke pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa protestuesit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia sulmon me gaz lotsjellës protestuesit te sheshi Skënderbej, vijon tubimi

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
pamje

TIRANË- Policia ka sulmuar me gaz lotsejllës protestuesit e zhvendosur në sheshin Skënderbej, pas tensioneve të ashpra që u regjistruan para Kryeministrisë. Në terren, kanë mbërritur furgonë të policisë për të kryer shoqërime të protestuesve të ditës së sotme në ambientet e komisariateve.

Pas sulmit me uji dhe gaz lotsjellës një pjesë e turmës u shpërnda nëpër rrugicat e lagjeve në kryeqytet ku u ndoqën nga pas nga makinat e policicsë, shpejtësia e të cilave rrezikoi jetën e qytetarëve. Pjesa tjetër u vendos në shesh ku u sulmuan me gaz lotsjellës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensionohet protesta në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Situata është tensionuar sërish në Tiranë, ku pas përplasjes së protestuesve me policinë, këta të fundit kanë nisur ndjekjen e të rinjve.  Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje.

Më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Merr fund qetësia në Bulevard/ Nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Qetësia në bulevard ka marrë fund, pasi ka nisur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të tyre, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Ata kanë përdorur ndaj tyre gjithashtu edhe ujë me presion dhe plumba gome. Pas kësaj, turma u shpërnda dhe filloi përndjekja e tyre nga policia me forca të shumta në rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta studentore/ Të rinjtë krijojnë “front” me strukturën e stacionit të urbanit, nisin të mbledhin gurë (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Protestuesit janë zhvendosur sërish te Kryeministria, pas tubimit te Ministria e Arsimit. Ata kanë nisur të përgatisin “frontin” e tyre përballë policisë që qëndron gardh para Kryeministrisë.

Ata kanë marrë strukturat e hekurit të stacionit të urbanit, duke i përdorur si gardh rrethues. Nga ana tjëtër, protestuesit kanë nisur edhe të mbledhin gurë, të cilët i përdorin për të goditur efektivët ose institucionet në shenjë revolte./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nuk i mposht as gazi lotsjellës dhe uji me presion/ Studentët mblidhen masivisht pranë Kryeministrisë (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

 TIRANA- Studentët janë mbledhur masivisht para Kryeministisë duke sfiduar policinë, e cila përdori ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Ndonëse situata u tensionua pak minuta më parë, ata vijojnë të qëndrojnë rezistentë në kauzën dhe revoltën për të cilën janë mbledhur.

Në një lëvizje taktike, mijëra protestues janë rigrupuar me shpejtësi në zemër të Tiranës. Nga ana tjetër, një grup djemsh zhvendosën stacioni e autobusit përpara Piramidës, dhe e vendosën si barrikadë para Policisë së Shtetit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i ka shpërthyer gazi lotsjellës brenda çantës së shpinës. Teksa vraponte për të shpërndarë trupën e protestueseve pranë Ministrisë së Arsimit, nga çanta e efektivit ka dalë tym i bardhë.

Protesta e sotme e studentëve është shoqëruar me tensione mes tyre dhe policisë. Këta të fundit kanë përdorur ndaj studentëve ujë dhe gaz lotsjellës në sasi, ndërsa të rinjtë i janë përgjigjir me gur./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesit hedhin fishekzjarre në protestë, policia i kundërpërgjigjet me presion uji

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

TIRANA- Situaata të Kryeministria është tensionuar sërish, pasi studentët kanë hedhur në drejtim të policisë fishekzjarre. Pas kësaj, efektivët i janë përgjigjur me presion uji.  

Ndërkohë protestuesit janë përgjigjur me gur në drejtim të forcave të policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit kanë lagur gjithashtu me shishe uji efektivët e policisë, në momentin kur këta të fundit janë afruar pranë tyre. Efektivët nga ana tjetër përdorën sërish gaz lotsjellës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë: Te Kryeministria, në orën 10:00

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Pamje

 TIRANA- Studentët kanë thirrur një protestë kombëtare, e cila pritet të zhvillohet ditën e shtunë. Në kuadër të kësaj, ata kanë ftuar edhe diasporën të bëhet pjesë e tyre. 

Protesta do të mbahet ditën e shtunë, 24 tetor, në orën 10:00, para Kryeministrisë. Në posterin e publikuar, protesta prezantohet me moton “Protestë rinore, kombëtare dhe diasporë”, ndërsa si pjesëmarrës të synuar përmenden rinia, kombëtarët, diaspora dhe grupimet “Ultras”.

Prej ditësh, studentë, të rinj, gjimnazistë dhe të mitur po zhvillojnë protestat e tyre, në të cilën kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“O milet, Rama ka siklet!”/ Thirrjet kryesore të protestuesve kundër qeverisë përpara Ministrisë së Arsimit

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Teksa protestuesit janë zhvendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit ku vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, thirrjet kryesore janë “O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!”

Kjo është dita e tetë e protestës kundër Ramës, ku studentët, pedagogët dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e qeverisë./Dosja.al  

1 MUAJ ME PARE

“Kjo rini është guximtare”/ Deklarata e pedagoges në protestën studentore: Jam tmerruar me pamjet e dhunës

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Një pedagoge në protestën para Kryeministrisë ka shprehur shqetësimin e saj për dhunën policore ndaj studentëve dhe të miturve, duke deklaruar se ka parë vetë pamjet e goditjeve ndaj të rinjve.

Ajo citoi se nuk ka pasur studentë të dhunshëm dhe akuzoi Policinë se i ka ndjekur protestuesit deri në banesat e tyre, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Pedagogia ngriti gjithashtu shqetësimin për efektivët pa numra identifikues dhe emra, ndërsa u shpreh se do të vijojë të qëndrojë në protestë në mbështetje të studentëve.

“Jam tmerruar me pamjet e dhunës. Kam parë me sytë e mi goditjet ndaj fëmijëve. Ata nuk njohin asgjë. Policia ka tejkaluar çdo limit. Unë nuk kam studentë të dhunshëm, s’kam parë të tillë. Studentët janë përndjekur këmbë pas këmbë, nëpër shtëpi, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës. Jam e indinjuar me policinë, por e kam gjetur veten duke folur me veten, se janë policë pa numra dhe emra. Kemi hyrë në një epokë të re, rrugë pa kthim. Ky brez është guximtar, kokëfortë, ka të drejtën me vete. Është ndërtuar një model i ri qeverisjeje. Kam bërë një shkollë demokracie këto katër muaj. Do ta fitojmë patjetër. Do të jemi këtu deri në fund me studentët.”, u shpreh protetuesja./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesja ndihet keq dhe humb ndjenjat(VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, pasi nuk është ndier mirë. Nuk dihet ende se cila është gjendja shëndetësore e protestueses, ndërsa ngjarja është shënuar gjatë tubimit të studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë.

Kjo është dita e tetë e protestës kundër Ramës, ku studentët, pedagogët dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e qeverisë./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit vendosen para Ministrisë së Arsimit, policia kordon para godinës, gati autoboti me ujë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË-  Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë janë zhvendosur tashmë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë të pajisur me skafandra, si edhe një autobot me ujë.

Me një banderolë "Stop dhunës ndaj studentëve" dhe thirrje në kor "S'keni pranga për të gjithë" , pedagogë, studentë dhe qytetarë po vijojnë revoltën kundër qeverisë. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesi shpërthen ndaj Kryeministrit/ Nënpunësit e Ramës me rroga 600 mijë lekëshe, veshje dhe ora nga 20 mijë euro

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Në protestën e ditës së sotme para Kryeministrisë një qytetar është shprehur se ka dalë në shesh për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai foli për pagat dhe luksin e shpenzimeve të punonjësve të administratës, duke pretenduar se të ardhurat e tyre nuk mund të justifikohen.

Qytetari tha gjithashtu se është shoqëruar disa herë nga policia, por theksoi se kjo nuk do ta ndalojë të vijojë protestën.

“Jam prind dhe jam këtu për fëmijët e mi. Rrogat e nëpunësve të Ramës janë 600 mijë lekë. Kanë orë nga 20 mijë euro, veshje 15 mijë euro. Ku i gjejnë pra? Duke vënë gjoba. Jam shoqëruar disa herë, por nuk do të tërhiqem, sërish do të protestoj. Kam qenë me duar në xhepa kur më kanë shoqëruar. Duhet të vazhdojmë këtë kauzë, se ndryshe do ikim, do t’ia lëmë çifutëve dhe atij vendin.”, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi i pedagogëve dhe studentëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Ministrisë së Arsimit

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Sot në ditën e tetë të protestës së studentëve ku janë bashkuar edhe pedagogët ka nisur tashmë marshimi i tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Pasi qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin me një banderolë të madhe; stop dhunës ndaj studentëve, ndërsa raportohet se do të stacionohen te Ministria e Arsimit./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Mijëra protestues marshojnë nga Bulevardi drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje në kor: S'keni pranga për të gjithë (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" drejt Ministrisë së Arsimit. Me një banderolë "Stop dhunës ndaj studentëve" dhe thirrje në kor "S'keni pranga për të gjithë" , pedagogë, studentë dhe qytetarë po vijojnë revoltën kundër qeverisë. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Mallkuar qofshin të gjithë politikanët që vënë në rrezik rininë studentore“/ Emigrantja shqiptare vjen nga Greqia për protestën e studentëve në Tiranë 

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Një emigrante shqiptare e cila jeton në Greqi i është bashkuar protestës së studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe përplasjet gjatë protestave. 

Ajo pohoi se kishte ardhur enkas nga Greqia për të qenë pjesë e protestës, duke përmendur në mënyrë të veçantë rastin e studentit që, sipas saj, ishte lidhur me kangjellat. Emigrantja u bëri thirrje përfaqësuesve politikë në Kuvend të marrin masa, përpara se situata të përshkallëzohet më tej.

“Mallkuar qofshin të gjithë politikanët që vënë në rrezik rininë studentore! A duan një 21 Janar? Çfarë janë këta? Si e lënë rininë kështu? Kam ardhur nga Greqia kastile për këtë ditë. Për atë studentin e lidhur me kangjella kam ardhur. Ata në Parlament duhet të marrin masa, derisa nuk është vonë. Turp të kenë të gjithë!”, u shpreh protestuesja./Dosja.al  

1 MUAJ ME PARE

Studentët ironizojnë vendimin për shpërblimin e policëve me 2500 euro/ Shfaqin ambalazhin e moltove

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Studentët kanë zgjedhur edhe mënyra ironike për të përcjellë mesazhet e tyre ndaj efektifëve të policisë apo edhe Kryeministrit Edi Rama duke iu referuar kështu shpërblimit prej 2500 eurosh për forcat e policisë që do të ishin në frontin e parë të protestave. 

Përmes disa fotove, protestuesit kanë ironizuar vendimin për shpërblimin e policëve, në një kohë kur vijojnë protestat dhe thirrjet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke shfaqur ambalazhin e dy moltove. 

Në rrjet qarkulluan gjerësisht disa pamje ku një polic merrte nga një kioskë e shkatërruar nga protesta dy molto./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Studentët refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentët, të cilët prej më shumë se një jave kanë vijuar revoltën e tyre duke i kërkuar kreut të qeverisë dorëheqjen. Gjatë protestave, shumë të rinj janë dhunuar nga forcat e policisë.

Sot studentët kanë refuzuar dialogun e ofruar nga kryeministri Edi Rama së bashku me pedagogët, të cilët zhvilluan një marshim protestë në mbështetje të të rinjve dhe kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Në mënyrë simbolike, studentët kanë ngjitur në muret pranë kryeministrisë fotot e të rinjve, të cilët u dhunuan gjatë një javë protestë. Poshtë fotove shkruhet: Dialog???. /Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

“Para tri ditësh jam goditur me plumb gome nga policia”/ Profesori që rrezikoi syrin nga dhuna e efektifëve thirrje ndaj Ramës: Ai nuk mund ti zgjidhë më problemet

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Në protestën studentore në Tiranë duket se janë bashkuar edhe profesorë nga rrethe të tjera. Profesori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Maksim Meço, i cili pretendon se u godit nga një plumb gome i policisë gjatë protestës pranë Kryeministrisë, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga detyra.

Nga protesta para Kryeministrisë, Meço tregoi se tri ditë më parë ishte goditur teksa ndodhej në trotuar, në mbështetje të studentëve. Ai tha se ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe se, për fat të mirë, kishte shpëtuar syrin. Profesori paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke e cilësuar ngjarjen si dhunë.

Meço kundërshtoi gjithashtu ftesën e qeverisë për dialog, duke deklaruar se protestuesit kanë qëndruar prej 140 ditësh në shesh dhe se, sipas tij, Rama nuk mund t’u japë më zgjidhje problemeve të vendit. Ai tha se kërkesa e të rinjve është të jetojnë me dinjitet dhe në paqe në Shqipëri.

“Para tri ditësh jam goditur me plumb gome nga policia. Kam shkuar me urgjencë në Ushtarak, për fat të mirë që syri ka shpëtuar. Isha në trotuar, në mbështetje të studentëve të mi afër Kryeministrisë. Më goditën me shkop gome, se di nga më erdhi plumbi. Di që atë ditë isha në gjendje të vështirë. Personin nuk e njoh, por dua ta kallëzoj si dhunë ndaj drejtuesve të policisë, do ta ndjek në rrugë ligjore.Të largohet sa më parë Rama. T’i hapë rrugën paqes. Shqiptarët kanë marrë një vendim dhe duan që të jetojnë në paqe. Dialogun nuk e pranojmë. Kemi qenë këtu prej 140 ditësh. Ai nuk mund t’i zgjidhë më problemet. Kemi një administratë të paaftë, ministra afër dyerve të drejtësisë. Njerëz të paaftë. Çfarë po kërkon rinia sot? Paqe sociale. Duan të jetojnë me dinjitet në vendin tonë. Është fatkeqësi që rinia largohet nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk na lidh gjë më me Edi Ramën. Kontratën me të e kemi zgjidhur. T’i harrojë ato 800 mijë votat. E dimë si i ka marrë ato vota. Larg duart nga studentët. Sot jemi ne dhe do të jemi këtu, derisa të largohet. Largohu, se nuk është turp të largohesh që vendi të jetojë me dinjitet!”, pohoi profesori./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet ndaj Kryeministrit Rama: Poshtë diktatura!

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Mes thirrjeve të pedagogëve dhe studentëve ata kanë përjellë edhe një mesazh ndaj Kryeministrit Rama me “Poshtë diktatura”! 

Mes duartrokitjeve, protestuesit kanë përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, duke refuzuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri.

Studentët, pedagogët dhe qytetarët e mbledhur para godinës së Kryeministrisë vijojnë protestën, ndërsa kërkojnë largimin e Ramës dhe lirimin e studentëve të ndaluar./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Ovacione dhe duartrokitje/ Momenti kur turmës së protestuesve para Kryeministrisë i bashkohen studentët e Mjekësisë(VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Një grup studentësh nga Mjekësia i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë. Mbërritja e studentëve të rinj është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë para godinës së qeverisë dhe të kërkojnë largimin e Ramës.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” janë thirrjet që shoqërojnë protestën, ndërsa pjesëmarrësit përsërisin edhe kërkesat për lirimin e studentëve të ndaluar, "Lironi studentët" dhe "Pa rini nuk ka Shqipëri"./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

PAMJE ME DRON/ Mijëra pedagogë para Kryeministrisë: Pa dorëheqjen e Ramës nuk ndalojmë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
pamjet

TIRANË-  Mijëra pedagogë i janë bashkuar revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, akademikët dhe profesorët përcollën mesazhin e tyre përmes protestës para Kryeministrisë.

Pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, duke e kthyer këtë qëndrim në një formë të vazhdueshme proteste. Ata i janë bashkuar tanimë revoltës studentore e cila sot ka hyrë në ditën e 8-të.

 

Në reagimin e tyre, akademikët, pedagogët dhe studentët kanë ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Parlamentit, për të cilin shprehen se ka pushuar së funksionuari dhe duhet të shpërndahet. Siç shihet edhe në pamjet me dron, Bulevardi është mbusht plot me pedagogë, studentë dhe qytetarë.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Vetëm për dorëheqjen e Ramës jemi këtu"/ I riu në protestë: Shteti ka rënë, nuk funksionon asgjë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë për çlirimin e vendit. Ai foli pë gjendjen në shëndetësi, duke treguar se të ëmën u detyrua ta operonte në privat, ndërsa solli në vëmendje edhe atë që e cilësoi si padrejtësi ndaj të atit, profesor biologjie, të transferuar në një shkollë 9-vjeçare. Ai e bëri të qartë qëndrimin e protestuesve se janë aty vetëm për dorëheqje e Ramës dhe jo për dialog. 

"Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës në kohë sa më të shpejtë dhe nuk ka rrugë tjetër për të çliruar vendin. Protestoj për spitalet, ku mamin tim u detyrova ta operoj te privati. Protestoj për arsimin, ku në 2013 këta komunistat e Bulqizës ma transferuan babin në një shkollë tjetër. Babi im ishte profesor gjimnazi, biolog. Ma transferuan në një shkollë 9-vjeçare me klasa kolektive. Protestoj për gjithçka. Shteti ka rënë, nuk funksionon asgjë. Vetëm për dorëheqje, për dorëheqje jemi të gjithë këtu, për dialog asnjëri," tha i riu nga protesta./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me drejtoreshën e MIA-s para Kryeministrisë: Largohet përfaqësuesja e Ramës, po provokon protestën(VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Manjola Hasa dhe Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është përplasur para Kryeministrisë me drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa. Siç shihet edhe në pamje, Kovaçi i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke i thënë se ajo po provokon protestën.

 

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, ishte kërkesa e Kovaçit drejtuar përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.

Pas debatit  me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa vijon të qëndrojë në ambientet e jashtme të godinës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Studentët e Korçës kërkojnë bojkotin e mësimit për vazhdimësinë e protestave/ Takim mes nxënësve dhe qytetarëve

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Studentët e Universitetit të Korçës këtë të martë kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen ose jo në protestat që kanë nisur prej pesë ditësh në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë. Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete.

Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protestë.

Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët. Të njëjtat burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.

Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Pedagogët në mbështetje të studentëve: Çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Akademikët dhe profesorët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, për t’i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Përmes këtij qëndrimi, ata bëjnë të ditur se do të vijojnë të paraqiten çdo ditë para selisë së qeverisë, duke kërkuar largimin e Ramës nga detyra.

Marshimi do të nisë nga Universiteti Politeknik.1300 pedagogë kanë firmosur deklaratën për dorëheqjen e kryeministrit, duke shprehur gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Koha për Atdheun, jo për partinë”/ Pedagogu në protestën e studentëve: Zemërimi shndërrohet në dhunë

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe disa pankarta me shkrimet “Koha për Atdheun, jo për partinë”. Të gjithë pedagogët e kanë detyrim të mbështesinstudentët citoi ai.

“Ky tubimi i sotëm është një mesazh shumë domethënës. Ka përpjekje për të organizuar dhe për të dhënë maksimumin e kësaj lëvizje dhe shpresojmë që përfaqësuesit e forumeve që kanë marrë përsipër të këmbëngulin në këtë detyrë që kanë marrë. Fatkeqësisht erdhëm në këtë pikë, ku zemërimi shndërrohet në dhunë. E them fatkeqësisht se askush nuk pranon pamjet e këtyre ditëve të fundit. Kryeministri ka dalë sot dhe ka vendosur karrige duke ftuar njerëzit për dialog, por mua më duket një pamje e dëshpëruar. Por mendoj që janë kaluar disa caqe që e bëjnë të pamundur kthimin mbrapsht. Mbështesim studentët në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Akti i dorëheqjes është gjëja më e pakët që kryeministri duhet  të bëjë”, tha pedagogu.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.

Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestat studentore në Tiranë/ Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun, oshtin Bulevardi: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën  (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Protestuesit kanë refuzuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për dialog. Studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetarë të tjerë kanë marshuar përpara godinës së qeverisë, ku po përsërisin thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

“Arrestoni Ramën” është një nga sloganet që dëgjohen poshtë zyrës së kryeministrit, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe lirimin e studentëve të ndaluar. Mes thirrjeve të tyre dëgjohet gjithashtu “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe "E duam Shqipërinë pa Edi Ramën"./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Koçeku mes studentëve dhe pedagogëve: Rama nuk pranon dialog, vetëm monolog

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka mbështetur lëvizjen e studentëve dhe marshimin e pedagogëve. Duke folur për mediat, Koçeku tha se ky marshim është një gjë pozitive për Shqipërinë dhe të ardhmen e të rinjve.

“Janë bërë bashkë akademia dhe e ardhmja e vendit. Është një gjë shumë pozitive. Janë disa kërkesa që kërkojnë një zgjidhje. Po ruhen edhe prej forcave policore zoti Rama, më shumë i ngjan tentativave të monologut, seç bën Rama vazhdimisht”, tha ajo./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta e studentëve, Drejtoresha e MIA: Kush është i interesuar për dialog janë të mirëseardhur (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta
Manjola Hasa

TIRANË- Drejtoresha e MIA-së, Manjola Hasa ka dal para kryeministrisë pasi studentët kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Rama. Ata kanë kthyer përmbys të gjitha karriget që janë vendosur aty para dhe më pas i kanë thyer ato në mënyrë simbolike duke refuzuar kështu kërkesën e Ramës. 

Në këtë moment, para kryeministrisë ka dal drejtoresha e MIA-së, Manjola Hasa, e cila u ka thënë që kushdo që është i interesuar për dialog, janë të mirëseardhur. 

 

“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura,” tha Hasa./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Rama nxori karriget para Kryeministrisë për dialog, të rinjtë i thyejnë: Duam dorëheqje (VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë. Në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës, të rinjtë i kanë kthyer përmbys dhe i kanë thyer karriget.

Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave. “Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestat studentore në Tiranë/ Pedagogët nisin tubimin paqësor: Stop dhunës ndaj studentëve!

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka nisur marshimi paqësor i pedagogëve në mbështetje të studentëve, të cilët po protestojnë prej 8 ditësh në Tiranë. Pedagogët janë mbledhur në Universitetin Politeknik.

Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë. Prej një jave ka patur përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë këtyre ditëve ka patur të lënduar si nga ana e protestuesve ashtu dhe nga ana e policisë./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

"Kur nuk dëgjon protestues paqësor, do presësh të rinj të revoltuar"/ Sandër Kovaçi: Rama të japë dorëheqje, t’i hapë rrugë zgjidhjes politike(VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Gjatë fjalës së tij para të gjithë pedagogëve, ai tha se padogëgët janë në mbështetje të të rinjve, ndërkohë dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë. Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar.

 

“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk i përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që ti përgjigjej protestuesve paqësore sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se në kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorat jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është e papranueshme. I bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, tha Kovaçi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pedagogët në mbështetje të studentëve/ Një pjesë e tyre mblidhen para Universitetit “Politeknik”(VIDEO)

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Pas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë për paralajmërimin e pedagogëve në mbështetje të kauzës së studentëve një pjesë e tyre janë mbledhur tashmë para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga ana e pedagogëve është bërë edhe një peticion, ku bëhet thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve.

 

Më herët në një njoftim publik, sindikata shprehu shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve njofton marshim solidariteti: Stop dhunës ndaj studentëve

Bulevardi plot me akademikë, qytetarë dhe fëmijë/ Protesta

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre. Me thirrjen “Stop dhunës ndaj studentëve”, sindikata synon të shprehë solidaritetin me të rinjtë dhe të kundërshtojë përdorimin e dhunës ndaj tyre gjatë demonstratave.

Nisma shënon një reagim edhe nga radhët e punonjësve të universiteteve, ndërsa protestat studentore dhe mënyra e ndërhyrjes së forcave të policisë vijojnë të jenë në qendër të debatit publik. Sindikata ka kërkuar respektimin e të drejtave themelore të studentëve dhe ka theksuar rëndësinë e dialogut mes institucioneve dhe komunitetit universitar për trajtimin e shqetësimeve të ngritura gjatë protestave.

Marshimi i paralajmëruar synon të përcjellë mesazhin se dhuna ndaj studentëve nuk duhet të tolerohet dhe se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen nga institucionet përgjegjëse. Në fund të deklaratës zyrtare, ata bëjnë thirrje që të ndalet dhuna edhe ndaj pengimit të gazetarve dhe operatorve të medias.

DEKLARATË PUBLIKE

Në solidaritet me studentët dhe në mbrojtje të punonjësve të medias.Tiranë, 19 tetor 2026. Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me studentët, gjimnazistët dhe qytetarët që protestojnë për dinjitet, të drejta dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Në ditën e shtatë të protestës, kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit duhet të trajtohet me përgjegjësi politike. Mbështesim të drejtën e protestuesve për ta kërkuar këtë ndryshim në mënyrë paqësore, pa u përballur me dhunë, frikësim apo ndëshkim.

Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar të forcës nga Policia e shtetit. Kërkojmë hetim të pavarur e transparent të rasteve të denoncuara dhe përgjegjësi për çdo abuzim. Ruajtja e rendit nuk mund të justifikojë goditjet dhe trajtimin poshtërues të qytetarëve. Kundërshtojmë goditjet, kërcënimet dhe pengimin e gazetarëve, operatorëve e fotoreporterëve. Policia duhet të garantojë raportimin e lirë dhe të sigurt. Asnjë pjesëmarrës në protestë nuk ka të drejtë të sulmojë punonjësit e medias apo pajisjet e tyre. Dokumentimi i ngjarjeve është në interes të publikut dhe duhet të mbrohet.

Shprehim solidaritet me pedagogët dhe mësuesit dhe mbështesim qëndrimet e SPUSH-së dhe SPASH-it në mbrojtje të të drejtave të studentëve, nxënësve dhe punonjësve të arsimit. Kundërshtojmë presionin dhe kërcënimet politike ndaj tyre. Çdo përgjegjësi individuale duhet të përcaktohet mbi fakte dhe përmes procedurave ligjore. Dënojmë shkatërrimin e bizneseve, pronës publike dhe institucioneve artistike e kulturore. Këto veprime nuk justifikojnë dhunën ndaj protestuesve dhe nuk mund të përdoren për të shpërfillur kërkesat e tyre.

Si përfaqësues të artit, kulturës dhe medias, nuk mund të qëndrojmë spektatorë. Të rinjtë meritojnë arsim, punë dhe hapësira artistike e kulturore ku të zhvillohen. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për politikat e saj dhe t’i japë përgjigje kërkesës për ndryshim. SPAKMSH mbështet marshimin e solidaritetit të thirrur nga SPUSH më 20 tetor, ora 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, me mesazhin “Stop dhunës ndaj studentëve”. U bëjmë thirrje artistëve dhe punonjësve të kulturës e medias të bashkohen paqësisht në mbrojtje të të rinjve dhe dinjitetit njerëzor.

Solidaritet me studentët dhe punonjësit e arsimit! Ndal dhunës dhe pengimit të gazetarve dhe operatorve të medias! Përgjegjësi institucionale dhe respekt për vullnetin qytetar! SINDIKATA E PAVARUR E ARTIT, KULTURËS DHE MEDIAS TË SHQIPËRISË. SPAKMSH./Dosja.al

protesta e studenteve

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa