LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin e babait të tij xhelat të komunizmit, por kjo revoltë do të fitojë

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët se protesta studentore do të triumfojë, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës se është duke përdor dhunën policore për të shtypur revoltën e të rinjve. • Ai e cilësoi protestën si një nga lëvizjet më atdhetare që ka njohur Shqipëria që nga viti 1990 dhe u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë mbështetjen ndaj studentëve. • Sipas lideri të opozitës, të rinjtë po luftojnë kundër narkodiktaturës, me synimin për të qëndruar në Shqipëri dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend. • Berisha u shpreh se, protesta ka një karakter të fortë atdhetar, pasi studentët po kundërshtojnë largimin e shqiptarëve nga vendi. •  Gjatë bashkëbisedimit, Sali Berisha lëshoi akuza në lidhje me përdorim e dhunës shtetërore nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. •  Ai përmendi rastin e të riut nga Elbasani, Erion Vishkullit, i cili ka humbur syrin, si dhe atë të Antuen Milajt, që sipas tij ishte plagosur me plumb gome në bark. • Në fjalën e tij, Berisha përmendi gjithashtu Lorenc Bezanin, Hivzi Bushatin dhe deputetin Gjin Gjoni, duke deklaruar se, ndaj tyre është ushtruar dhunë shtetërore. •  Ai dënoi edhe ato që i cilësoi si sulme ndaj gazetarëve Klevin Muka, Fatime Almusa, Violanda Peca, Ardit Hoxha dhe Freard Rista. •  Lideri i demokratëve lëshoi akuza ndaj Edi Ramës, se është duke përdorur policinë dhe dhunën shtetërore për të mbajtur karrigen e tij dhe mbajtur pushtetin, kundër të cilit janë ngritur shqiptarët në protesta. •  Ai u shpreh se, Rama është kthyer në ‘genin e babait të tij xhelat’. • Kryedemokrati u bëri sërish thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të dalin dhe të mbështesin studentët që vijojnë protestat e tyre deri në arritjen e objektivave. 

5 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

‘Vetëm fitore’/ Erion Vishkulli i dërgon mesazh Berishës nga spitali, kreu i PD: je hero i vërtetë! Kjo revoltë do i japë vendin e merituar Ramës

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin

TIRANË- Erion Vishkulli i cili u godit nga efektivët e policisë në njërin sy, gjatë qëndrimit të tij në spital i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Partisë Demokratike. Berisha nga ana tjetër e ka cilësuar atë si një hero të vërtetë duke pohuar se revolta do ti japë vendin e merituar Kryeministrit dhe organizatës së tij.

Berisha i uroi Vishkullit shërim sa më të shpejtë. 

"Një përqafim të fortë, një hero i vërtetë. Dhe të garantoj se kjo revoltë do t'i japë vendin e merituar Edvin Kristaq xhelatit dhe bandës së tij, organizatës së tij kriminale. Të uroj nga zemra shërim të shpejtë e të kthehesh në punët që ke. Je njeri i mrekullueshëm, atdhetar i flaktë, djalë i zoti, të uroj shumë të mira," tha Berisha./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Berisha: Balla është një kriminel që mbrohet nga SPAK, ai meriton burgun

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e cilësuar atë si më kriminal se Suel Çela, Elvis Doçi dhe Altin Hajri. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se Balla është i përfshirë në disa çështje kriminale, ndërsa përmendi edhe emra të njohur të botës së krimit.

Sipas kreut të PD-së, në regjistrime dhe dokumente zyrtare gjenden të dhëna që, sipas tij, e lidhin Ballën me porositjen e vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Berisha ngriti gjithashtu akuza lidhur me lirimin e dy personave të dyshuar për vendosjen e tritolit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër. Në përfundim, kreu i PD-së u shpreh se Balla meriton burgun për veprimet për të cilat e akuzon, ndërsa deklaroi se ai do të përballet me drejtësinë.

"Reagimi im është ky: Taulant Balla është një kriminel, të garantoj. Shumë më kriminel se Suel Çela, se Elvis Doçi, se Altin Hajri dhe se shumë të tjerë. Taulant Balla, i dashur mik, me dëshmi, me procesverbale zyrtare rezulton i regjistruar me numrin e tij, nga regjistruesit me urdhër gjykate se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.  Taulant Balla është më kriminel se secili prej atyre që përmenda, sepse bashkë me Vath Stakën, anëtar i KLP-së sot, kanë liruar me urdhër të Suel Çelës dy terroristë që i vendosën tritolin nën shalë Lulzim Kullës në Shkodër. Taulant Balla është më kriminel se ata, më trafikant edhe se vete Mond Bego, i cili si toger i Aldo Bares ka bërë nja 17-18 vjet burg, një trafikant madhor droge. 

Taulant Balla ka shërbyer si korrier duke përdorur pasaportën diplomatike, i ka shërbyer atij në 57 kalime kufiri për të kaluar ngarkesat e drogës si valixhe diplomatike.  A ju kujtohet ju kur shkoi dhe liroi Rrajën nga komisariati i policisë, sadist që kishte djegur me cigare vajzën? A i keni harruar regjistrimet ku Bajrët shprehen në telefon se 'me Taulantin i kemi rregulluar punët'?  Ky është Taulant Balla. Është më kriminel se këta, por mbrohet nga SKAP-i i partisë. Ai meriton vetëm një përgjigje: burgun, burgun dhe vetëm burgun për krimet që ka kryer, dhe i garantoj shqiptarët se atje do shkojë," tha Berisha./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Prindërit do paguajnë për dëmet/ Berisha: Ky është morali i atyre që urrejnë qytetarët e thjeshtë

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike u pyet nga qytetarët mbi përgjegjësinë e popullit të thjeshtë në revoltën e tyre duke e krahasuar atë me rolin e ministrave dhe kryetarëve të bashkive. Në një dalje në Facebook, Berisha theksoi se ata urrejnë qytetarët e thjeshtë duke cituar vjedhjet e qeverisë.

Ai pohoi se kjo është një përpjekje për të shitur moralin pasi si rezultat i vjedhjeve ndër vite nuk funksionojnë as gjobat dhe as nuk thirren në prokurori. 

"Ky është morali i atyre që urrejnë qytetarët e thjeshtë dhe bëjnë gjithçka që të gëzojnë vjedhjet që kanë bërë. Dëgjoni miq. Theu xhamin thotë, do të gjobitet 500 mijë. Vodhi 130 milionë euro në djegësin e Tiranës, nuk thirret as në prokurori.  Vjedhin me 5D-në 40 milionë euro dhe ndërtojnë pallatin, nuk konfiskohet as pallati, as nuk thirret as Lali vjedhësi, as Olsi Rama që është aksioner i pallatit.  Këta përpiqen të shesin moral... Më amoralë, se këta nuk ka toka," tha Berisha./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Berisha publikon emrat e të plagosurve nga dhuna brutale: Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit, por studentët do e fitojnë betejën

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur disa nga rastet e të plagosurve gjatë protestave studentore, ndër to edhe rastin e Erion Vishkulli i cili u godit në sy nga efektivët e policisë. Berisha citoi se teksa u sulmua Vishkulli i ishte bashkuar pjesës tjetër së protestuesve në një kohë ku nuk po kryente asnjë veprim. Berisha i cilësoi punonjësit e policisë si kriminelë me uniformë dhe vrasës të paguar të cilët sulmojnë qytetarët në protestë. 

Më tej ai shtoi edhe Antuen Milaj, në moshën 31- vjeçare i cili mori një plumb në bark duke u dashur kështu ndërhyrja kirurgjikale për të nxjerrë plumbin e gomës. Ndër qytëtarët protestues që janë plagosur nga efektivët e policisë Berisha përmendi edhe Lorenc Bezani qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate, Gjin Gjoni pa kryer asnjë veprim dhune.

Berisha citoi edhe emrat e gazetarëve që janë lënduar ndërsa po kryenin detyrën e tyre duke raportuar nga terreni. Ai listoi gazetarët: Fatime Almusa, Klevin Muka, Ardit Hoxha dhe Freard Rista.

"Dje dhuna dhe terrori njohën përshkallëzime të papara. Një i ri, yll i tifozëve kuqezi, të cilët i urren Edi Rama, sic urren çdo gjë shqiptare, Erion Vishkulli, 28 vjec, i diplomuar në gazetari, nga Elbasani por që punonte në një biznes privat, u godit në shënjestër sy në sy, pa kryer asnjë veprim, në një kohë që nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po rrinte me qytetarët e tjerë në protestë. Dëshmitarë, që ishin së bashku me të, edhe ai kishte marrë saçme. Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë.

Antuen Milaj, 31 vjeç, qytetar paqësor, mori plumbin në bark, i shpoi barkun. U ndërhy me kirurgji dhe u nxor plumbi i gomës. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni.
Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht poër atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore. Lorenc Bezani, qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate dhe ushqime për familjen e tij, e marrin, e godasin si kafshë me këpucë në kokë në të gjitha anët, e shakullosin pa ndjenja në dhe. 40 vjeç, pa asnjë lidhje.
Ish-oficeri i shquar i policisë, Hivzi Bushati, goditet me plumb gome në hundë, po mjekohet. A mund të imagjinojë kush Hivzi Bushatin se ishte në protestë për dhunë? Kurrë.

Gjin Gjoni, para kamerave, pa kryer asnjë veprim dhune, rrugaçi me maskë, gangsteri i fut sprajin me spec në sy se e urdhëron Edi Rama, Tagani dhe Hitaj i tij. Janë shumë të tjerë të plagosur që nuk pranojnë të shkojnë në spitale nga frika e persekutimit. Ka qenë ditë shumë e vështirë për gazetarët. Janë lënduar gazetarët. Jolanda Peka e Citizens, e përzgjedhur sepse e vërteta është, ka pasqyruar me objektivitet protestat studentore. Fatime Almusa e Faksit është goditur gjatë kohës që raportonte. Klevin Muka, një gazetar guximtar, i kanë hedhur lëndë kimike, ka djegie kimike të përhapur. Është krim lufte. Ku i gjen këto armë? Ardit Hoxha dyshohet se është goditur me plumb gome nga policia e shtetit gjatë detyrës. Është një gazetar që po raportonte direkt.

Freard Rista i Piranjave është lënduar gjatë ndjekjes së protestave. Pra, Edi Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit. Mos i kurse! Mos i kurseni! Por çfarë tregoi protesta e djeshme? Tregoi se studentët betejën do ta fitojnë, sepse populli është i vendosur të mbrojë vajzat dhe djemtë e tij me çdo çmim, sepse qytetarët janë të vendosur t'u tregojnë vendin këtyre banditëve që mbrojnë kreun e organizatës më të rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Evropë, Edi Ramën. Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm dhe do vazhdojë të jetë çdo ditë. Nuk do mund t'i japin studentët, qytetarët shqiptarë, jo, do t'i mbrojnë! Ndaj dhe një herë ftoj çdo demokrat e demokrate në krah të studentëve, me studentët, në mbështetje të studentëve," tha Berisha./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

"Studentët triumfuan dje..."/ Berisha: Rama u kthye në genin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditën e djeshme duke përfshirë kështu edhe të rinj nga rrethet. Në një deklaratë, Berisha theksoi se studentët u faktuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se nuk mposhten nga dhuna, kërcënimet apo terrori.

Duke folur mbi qëndrimin e të rinjve ndaj Kryeministrit Edi Rama, Berisha citoi se ata janë të vendosur në kauzën kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin dhe largimin nga Shqipëria. 

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit. Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan. Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.

Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri. Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare. Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë. Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend. Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë. Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë.

Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk është rritur në moshë mesatare 10 vjet si këto 10 vite. Kurrë kombi ynë nuk ka pasur një rënie kaq dramatike të lindshmërisë, ka rënë në lindshmërinë e 100 viteve më parë në atë kohë kur Shqipëria ishte më pak se 1 milion. Kurrë kombi ynë në 10 vite nuk ka humbur 47 përqind, ndoshta edhe më shumë, të banorëve të tij në Shqipëri. Pra, në rast se rrimë dhe analizojmë këtë përballje burrërore të guximit të jashtëzakonshëm epik që frymëzojnë çdo njeri, këta vajza dhe djem të gatshëm për çdo sakrificë, këta meritojnë mbështetjen më totale, më absolute.

Këta po protestojnë për secilin prej nesh. Po protestojnë për fëmijët, për fëmijët e fëmijëve tanë. Ndaj dhe dje, së bashku me ta, protestuan mijëra e mijëra qytetarë të thirrur nga PD, sindikatat e arsimit, sindikatat e minatorëve, urdhrat e arkitektëve, inxhinierëve, etj. Ishte madhështore! Me praninë e tyre qytetarët i thanë kriminelëve me uniformë dhe kreut të organizatës kriminale se ne bëhemi parzmore e këtyre djemve dhe vajzave dhe ti e ke betejën e humbur. Ti jep dorëheqjen sepse je një ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi në histori dhe je Pashiqi shqipfolës i shqiptarëve siç të ka quajtur gazetari i madh gjerman," tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha ne memaliaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...