LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat! Tubimit i bashkohen edhe studentët e Mjekësisë (PAMJET)

• Studentët dhe pedagogët janë mbledhur këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë, në protestën kundër qeverisë Rama, ndërkohë që brenda Kuvendit u zhvilluar seanca plenare, e cila u mbyll brenda 1 ore. • Ditës së dhjetë të revoltës studentore i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë. • Ndërkohë, para godinës së Kuvendit ka një prani e shtuar e forcave të policisë, ku këta të fundit kanë tentuar të ndalojnë pedagogët që të bashkohen me studentët. • Situata është shoqëruar me përplasje verbale, ndërsa një prej pedagogëve iu drejtua efektivëve me fjalët: “Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët? Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun”. • Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar se pedagogët do të vijojnë të mbështesin studentët dhe të kundërshtojnë dhunën policore ndaj të rinjve. • Ai bëri të ditur se pedagogët ishin mbledhur në orën 10:00, sipas njoftimit të mëparshëm, për të shprehur solidaritetin me protestuesit. •  Kovaçi ka theksuar gjithashtu se pedagogët do të mblidhen sërish ditën e nesërme, në orën 10:00, për të vijuar mbështetjen e tyre ndaj studentëve dhe kërkesave të protestës.

16 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Rama kërcënoi protestuesit me avionë dhe trenë/ Studentët me vargje të reja: “Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur përballë Kryeministrisë ndërsa duket sikur një pjesë e tyre janë ulur në një sheshpushim së bashku. Gjatë qëndrimit të tyre të rinjtë i dedikuan një këngë Kryeministrit Edi Rama. Kënga dhe thirrjet e studentëve vijnë pas deklaratave të tij për kërkesën për dialog.  

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! Nga Parlamenti në Surrel, do hajë molto me reçel”, ishin vargjet e këngës së protestuesve. 

Në deklaratat e tij publike Rama kërcënoi protestuesit se do të dënoheshin me gjoba apo sanksione për të mos udhëtuar me avionë apo dhe trena, ndërkohë që kjo nuk ka ngelur pa kundërpërgjigje nga të rinjtë. Të ulur para Kryeministrisë, të rinjtë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Rama të dorëhiqet/ Protestuesit rrëzojnë stolat e betonit që Kryeministri vendosi për dialog(VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Kryemnistri Edi Rama mëngjesin e sotëm vendosi përpara Kryeministrisë disa stola betoni si një shenjë e kërkesës së tij mbi dialogun me protestuesit. Pas kësaj protestuesit, studentë dhe pedagogë u zhvendosën drejt kryeministrisë duke rrëzuar kështu stolat prej betoni si një shenjë refuzimi të kërkesës së Ramës./Dosja.al  

 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, situata vijon e qetë pa përplasje mes policisë dhe studentëve

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi qëndruan disa orë përpara Kuvendit. Ndërkohë, protesta e të rinjve ka vijuar e qetë dhe, deri në këto momente, nuk ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

“Sa vlen ajo pika e lotit të një nëne! ”/ E moshuara drejtuar efektivëve të policisë: Hiqini kapelet, burgu për burrat është

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Një e moshuar pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve dhe t’i bashkohen protestës. Në këtë mënyrë ajo kritikoi shpërblimin prej 2.500 eurosh për efektivët.  

Në deklaratën e saj ajo tha se edhe ky brez mund të largohet nga vendi, ajo kërkoi që të mos shkaktohen më lot te nënat dhe deklaroi se do të qëndrojnë në protestë deri në dorëheqjen e drejtuesve të qeverisë.

“Hiqini kapelet, se do t’ia dilni. Burgu për burrat është. Të dalin të parët në protestë policët. Mos kini frikë. Është turp të ulet një polic, është turp se është prind dhe ai, të ulë veten duke marrë 2.500 euro, duke rrahur fëmijët. Nëse ikën prapë ky brez, do të qajnë nënat të tëra. Sa vlen ajo pika e lotit të një nëne! Është turp. Policia të dorëzohet, mos të mbrojë një kriminel, një hajdut. Ai në ’91 nuk donte të jepte pensionin e fëmijës së tij. Mos i bëni nënat me lot. Do të jemi këtu, derisa këta të japin dorëheqjen”, u shpreh protestuesja./Dosja.al  

1 MUAJ ME PARE

Pas përfundimit të seancës plenare protestuesit vijojnë marshimin në rrugët kryesore/ Policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugës kryesore pranë godinës së Kuvendit. Perimetri i sigurisë është hequr nga ana e efektivëve pas përfundimit të seancës plenare ndërkohë që pritet të shihet drejtimi që do të marrin protestuesit pas shpërndarjes së deputetëve./Dosja.al  

1 MUAJ ME PARE

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit 'peshkojnë' efektivët me molto, momenti epik nga protesta(VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Protestuesit të vendosur para kuvendit kanë zgjedhur një mënyrë ironike për t’ju drejtuar efektivëve të policisë në protestën e 10-të kundër qeverisë.

Ata kanë vendosur një molto në një grep peshkimi duke ia drejtuar policëve të cilët janë vendosur kordon pranë Parlamentit.

Studentëve ia janë bashkuar edhe pedagogë në këtë protestë, të cilët kanë deklaruar se mbështetin kauzën e studentëve dhe thirrjen e tyre për dorëheqjen e Ramës./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Aleksandër Biberaj thirrje ndaj Bajram Begaj: Ka humbur misionin e tij, duhet të shkrijë parlamentin

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së pjesëmarrës në protestën studentore jashtë Kuvendit i bëri thirrje Bajram Begajt që të shpërndajë parlamentin.

Biberaj pohoi se nuk mund të bëhet dialog me një person që drogohet tërë natës duke ju referuar kështu Kryeministrit Edi Rama. Ai shprehu shqetësimin e tij për studentët duke cituar se pedagogët do të vazhdojnë kauzën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të studentëve. 

“Do i bëja thirrje presidentit të Republikë që të shohë mundësinë që të shkrijë këtë parlament, se nuk po e kryen misionin e vetë. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e hajdutëve. Unë kam qenë deputet vetë. Kur deputeti shkon aty bën një betim, por këta janë njerëz pa karakter. I bëj thirrje presidenti që të shkrijë këtë parlament! Rama është mashtruese më i madh në planet, e njoh që në 96 që kur ka qenë pedagog te artet. Ne do të rrimë në rrugë deri sa të realizohet kauza e studentëve. Nuk mund të bëjë debat dhe një rrugaç, me një persona që drogohet tërë natës. Të bësh dialog me të, është mashtrim. Nuk ka neutralitet kur vendi rrezikon të shkojë në konflikt social në gjakderdhje. Si mund të rrijë një profesor neutral. Vendi im është me studentët çfarë do të bëj në auditor bosh. Unë i përkas atij brezi politikanësh që kam shumë respekt për oficerë të policisë të forcave të rendit. I bëj thirrje, oficerëve të përgjegjshëm të Ministrisë së Brendshme të mos përdorin dhunën, të mos bien pre e presionit të kryeministrit. Shumë prej tyre i njoh, ishin të lodhur pa gjumë…Kryeministri nuk mund të bëjë takim me forcat e rendit sepse nuk është Komandant i Forcave të Armatosura, presidenti mund ta bëjë, por jo kryeministri. Ndaj të respektojnë ligjin, përballë kanë fëmijët, nuk kanë hajdut, bandit e kriminelë”, pohoi ai./Dosja.al 

 
 

1 MUAJ ME PARE

“Rini e dëshpëruar”/Mesazhet pikante të studentëve ndaj Kryeministrit, ironizojnë kërkesën për dialog (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Studentët e mbledhur në protest para Kuvendit kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre përmes mbishkrimeve në rrugë dhe pankartave.

“Desperate Youth” – “Rini e dëshpëruar”, është një prej mbishkrimeve që bie në sy pranë vendit të tubimit. Në protestë shfaqet edhe një pankartë me fotografinë e kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës të rinjtë ironizojnë ftesën e tij për dialog./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Debate mes protestuesve dhe policëve/Qytetarja godet efektivin me shuplakë

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve përballë teksa ishin vendosur pranë Xhamisë së Namazgjasë. Ajo e shtyn disa herë dhe më pas e godet me shuplakë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Po na vjedhin o miq”/ Pedagogu akuzon pushtetin për vjedhje: Kam 40 vite…gjysmën tuaj e kam bërë me diplomë!(VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Studentët dhe Pedagogët janë mbledhur tashmë në protestën e 10-të studentore para Kuvendit ndërsa një prej pedagogëve pjesëmarrës ka mbajtur një fjalim të fortë drejtuar efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë dhe të mos qëndrojnë përballë studentëve që kërkojnë ndryshim.

Ai kritikoi situatën politike në vend dhe akuzoi pushtetin për vjedhje, ndërsa theksoi se protesta nuk bëhet për interesa personale, por për të ardhmen e të gjithë qytetarëve.

Pedagogu ngriti gjithashtu shqetësimin për pabarazinë ekonomike, duke iu referuar pasurisë së personave të lidhur me pushtetin dhe vështirësive ekonomike me të cilat, sipas tij, përballen qytetarët.

 

“Ai nuk e mban më, ai ka ikur. Por ju do t’ju vijë turpi , në anën e turpit të historisë. Nuk ju bëjmë gjë ne, as me të nuk merremi, por ka ardhur koha të ndryshojmë jetët tona. Të gjithë bashkë, ne po luftojmë dhe për ju. Unë nuk kam asnjë hall, fëmijët e mi janë në punët e tyre. Por nuk shkon më kështu, po na vjedhin o miq. Boll më. Ka miliona ajo Bela, ju dhe të tjerë nuk keni bukë në shtëpi. Çfarë bëni, ku e gjeni këtë urrejtje o miq? Kam 40 vite…gjysmën tuaj e kam bërë me diplomë”, u shpreh një prej pedagogëve drejtuar efektivëve të policisë./Dosja.al 

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët”/ Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Pedagogët janë ndaluar nga forcat e policisë për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë.

“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët. Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun”, kështu është shprehur një prej pedagogëve drejtuar policëve.

Një prej pedagogëve ka hequr edhe kangjellat që ishin vendosur për të penguar kalimin e tyre./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Dita e 10-të e protestës studentore në Tiranë/ Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës para Kuvendit (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Në ditën e 10-të protestës studentore në Tiranë janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Për dhejtë ditë radhazi tashmë ka vijuar revolta dhe mobilizimi i tyre. 

Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, ndërsa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Pavarësisht situatës së tensionuar, deputetët socialistë po vijojnë me votimin e përshpejtuar të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

“Bashkohemi me studentët te Parlamenti”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Kundërshtojmë dhunën ndaj të rinjve, nesër sërish në orën 10:00 në protestë

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar edhe ditën e sotme se pedagogët do të vijojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, duke kundërshtuar dhunën e policisë ndaj të rinjve. Kovaçi pohoi se pedagogët ishin mbledhur sipas orarit të njoftuar, në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të dënuar çdo formë dhune ndaj tyre.

“Do të jemi në ndihmë të studentëve të protestës së tyre. Kemi thënë se jemi kundër dhunës së policisë ndaj studentëve dhe dhuna nuk ofron zgjidhje”, u shpreh ai.

Kovaçi bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi t’u bashkohen studentëve në protestën e zhvilluar pranë Parlamentit, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e tyre. Ai konfirmoi se pedagogët do të mblidhen sërish ditën e nesërme, në orën 10:00, për të vijuar qëndrimin e tyre në mbështetje të studentëve.

“Meqë jemi në kushtet kur ka një protestë te Parlamenti, të gjithë të mundshmit të marrin pjesë atje në ndihmë të studentëve dhe ndërkohë nesër do të jemi prapë këtu në 10:00”, deklaroi kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

Mbështetja e pedagogëve vjen në një kohë kur protestat studentore dhe reagimi ndaj ndërhyrjes së policisë kanë nxitur debate mbi të drejtën për të protestuar dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve./Dosja.al 

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Brenda seancë pleanare/ Protestuesit grumbullohen jashtë ambienteve të Kuvendit

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Ndërkohë që Parlamenti është rikthyer ditën e sotme në senacë plenare pas pezullimit javën e kaluar pas akteve të dhunës ekstreme gjatë protestave që nisën 9 ditë më parë në Tiranë ka filluar edhe grumbullimi i protestuesve para Kuvendit. 

Pas njoftimit të protestës e cila pritet të organizohet jashtë ambjenteve të Kuvendit situata e protestuesve deri më tani është cilësuar si e qetë ndërsa vihet re prani e madhe e policisë dhe e medias./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

“Mos prekni studentët”/ Pedagogët mblidhen para Universitetit Politeknik, pritet marshimi drejt Kuvendit

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANË- Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Pas grumbullimit përpara Universitetit Politeknik, pedagogët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre. Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit, pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen atyre në këtë tubim, por të vijojnë marshimin drejt Kuvendit.

“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët. 

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Revolta studentore, zjarrfikësja në gatishmëri pranë parlamentit

Tensione në protestë/ Efektivët i ndalojnë ti bashkohen

TIRANë- Pas pak minutash pritet që Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. Brenda parlamentit, në pjesën e pasme, është pozicionuar edhe një zjarrfikëse, në gatishmëri për çdo situatë.

Në 9 ditët e shkuara, protestuesit, veç gurëve e sendeve të tjera, kanë hedhur edhe molotovë duke shkaktuar edhe zjarre në disa ministri e gjykata./Dosja.al 

 

protesta studentore

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë