LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e tubimit, qytetarët thirrje në kor: Policia e krimit. Shoqërohen disa persona (PAMJET)

• Protestuesit janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. •Tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, pasi efektivët kanë vendosur një kordon përpara godinës qeveritare dhe kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke mos lejuar zhvillimin e protestës. • Situata është tensionuar më tej kur policia ka nisur të shtyjë protestuesit, ndërsa gjatë përplasjeve janë kryer edhe shoqërime. • Në shenjë revolte, qytetarët kanë brohoritur në kor “Policia e krimit”, “Poshtë diktatura” dhe “Rama ik”. • Ndërkohë, gjatë protestës qytetarët kanë raportuar se kanë marrë edhe gjoba nga policia për bllokim të rrugëve. • Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe të protestojnë, duke paralajmëruar pjesëmarrje masive në tubimin e 28-29 nëntorit.

8 artikuj për këtë temë.

6 DITE ME PARE

“Babin e kam të verbër dhe nuk ka mundësi të paguajë”/ Mesazhi emocionues i 15-vjeçarit që u gjobit me 5 milionë lekë pasi kishte bllokuar rrugën

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Gjatë protestës ku qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë një protestues ka njoftuar se djali i tij 15-vjeçar është gjobitur me një gjobë prej 5 milionë lekësh pasi kishte bllokuar rrugën.   

Në fletën e gjobës, adoleshenti, që ndodhet në qeli, ka shkruar një mesazh drithërues, ku shkruan “Babin e kam të verbër dhe se nuk ka mundësi të paguajë”. 

Babai i 15-vjeçarit, i cili është i verbër pohoi se djali ka marrë gjobë aq të lartë, sikur të ketë përmbysur qytetin e jo për një bllokim rruge. 

"Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen. Ka marrë gjobën 5 milionë lekë. Edhe e kanë arrestuar, edhe gjobë i kanë vendosur.  As psikolog nuk ka pasur djali. Ne 140 mijë lekë në muaj marrim, për qiranë nuk dalin. Tani mund të ngelem jashtë, se nuk paguaj dot qiranë. 5 mln lekë është gjoba. Këto i bien të dobëtit dhe qeveritarët pasurohen. Duhet që vetëm të ikë Rama, e normalizohet çdo gjë”, u shpreh protestuesi./Dosja.al 

 

6 DITE ME PARE

 Tensione të ashpra në protestë, Policia shoqëron disa persona (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Disa persona janë ndaluar nga Policia pas përplasjeve të regjistruara mes efektivëve dhe protestuesve para Kryeministrisë. Pas momenteve të tensionit dhe përplasjeve fizike me policinë, qytetarët kanë vijuar protestën, duke u larguar nga zona para godinës së Kryeministrisë.

 

Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”, ndërsa janë shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga efektivët, të cilët kanë tentuar që të bllokojnë daljen e qytetarëve në rrugë dhe t’i lejojnë ecjen vetëm në trotuar./Dosja.al

6 DITE ME PARE

“Kryeministri drejtohet nga mafia e nga krimi”/ Protestuesja: Policët janë njoftuar se do të ketë përditë protesta  

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Protestat studentore vijojnë edhe këtë të hënë me tensione para Kryeministrisë. Qytetartë tashmë janë të vendosur në kauzat e tyre të përbashkëta ndërsa bëjnë me dije nuk do heqin dorë dhe do vazhdojnë revoltën e tyre deri në rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama.  

Gjatë tubimit një protestuese është shprehur se efektivët e policisë janë njoftuar për protestat duke shtuar se ata janë bërë me dije se se do të ketë përditë protesta. Ajo ndër të tjera pohoi se Policët zbatojnë urdhra të një personi që kapet me shtetin ndëra kryeministri drejtohet nga mafia e nga krimi. 

“Policët përpiqen të zbatojnë urdhra të një personi që ka kapur shtetin, kryeministri drejtohet nga mafia e nga krimi. Rama bën VKM-ja, që janë të kota. Policët janë njoftuar se do të ketë përditë protesta, derisa të ikë kryeministri Edi Rama”, u shpreh protestuesja. /Dosja.al 

6 DITE ME PARE

"Kam marrë gjobë 5 mln lekë se bllokova rrugën"/ Protestuesja: Prindërit i kam pensionistë, s’kam mundësi të paguaj

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë ashtu si edhe në protestat e netëve të tjera kanë shprehur vështirësitë me të cilat përballen dhe problematikat që vijnë si pasojë e pamundësisë ekonomike. Një protestuese është shprehur se është gjobitur me 5 milionë lekë, pasi bllokoi segmentin rrugor tek Rruga e Durrësit.

Në vijim të deklaratës së saj ajo pohoi se u arrestua nga efektivët e policisë dhe më pas u dërgua te Komisariati nr 4, duke shpjeguar më tej se u gjobit vetëm sepse kishte bllokuar rrugën.

Protestuesja bëri me dije se nuk ka mundësi të paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh pasi prindërit janë pensionistë, ndërsa shtoi mundësinë se mund ta paguante atë vetëm nëpërmjet kredisë.

"Kam marrë gjobë 5 mln lekë, sepse kam bllokuar rrugën tek Rruga e Durrësit. Më arrestuan dhe më çuan te Komisariati nr 4. Gjoba është vetëm për bllokim rruge.Unë protestoj për të drejtat e mia. Nuk e di sesi do e paguaj, sepse prindërit e mi janë pensionistë të dy. Ndoshta s’do e paguaj fare, ndoshta me kredi,"  u shpreh protestuesja./Dosja.al 

6 DITE ME PARE

Tensione në protestë/ Policia shtyn portestuesit, nisin edhe shoqërimet (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar në protestën para kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit janë përballur drejtpërdrejtë me efektivët e policisë, pasi këta të fundit i kanë shtyrë qytetarët.

 

Të revoltuar, protestuesit kanë nisur të brohorasin në kor: Policia e krimit, Poshtë diktatura dhe Rama ik. Po ashtu, protestuesit pas përplasjes me poliicnë kanë nisur të marshojnë./Dosja.al

6 DITE ME PARE

"Do jemi në shesh deri në rrëzimin e autokratit"/ Protestuesi: Rama përdor çdo mjet për të shuar protestën, por ne nuk ndalemi

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Një prej protestuesve, i cili mori pjesë në tubimin e sotëm para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët nuk do të tërhiqen nga protestat, pavarësisht masave që, sipas tij, po ndërmerren për të shuar revoltën qytetare. Duke folur për News24, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mjetet për të penguar protestën, ndërsa theksoi se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta.

Sipas protestuesit, qytetarët po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për atë që ai e cilësoi si problematikë të sistemit ekonomik dhe politik në vend. Protestuesi paralajmëroi gjithashtu përshkallëzim të reagimit qytetar, duke deklaruar se protesta e paralajmëruar për datat 28-29 nëntor pritet të jetë e madhe.

"Edi Rama po përdor të gjitha mjetet për të zhbërë protestën, por e drejta e protestës është e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Por njerëzit e kuptojnë shumë mirë që nuk qeverisen nga një njeri normal. Çdo ditë e më shumë njerëzit kuptojnë se ky sistem ekonomik e politik do të shembet. Ne nuk do të rreshtim së daluri në shesh, pavarësisht masave represive. Rezistenca do të vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama dhe kthimin e situatës në normalitet. Protesta e 28-29 nëntorit do jetë e madhe," tha protestuesi./Dosja.al

6 DITE ME PARE

Protesta para Kryeministrisë/ Policia nuk lejon zhvillimin e tubimit, qytetarët thirrje në kor: Policia e krimit (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË- Pavarisht kushteve të vështira të motit, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar, por policia nuk ka lejuar zhvillimin e tubimit. Siç shihet edhe në pamje, efektivët e policisë i kanë shtyrë qytetarët, duke i larguar nga Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke u ndaluar zhvillimin e tubimit. 

 

Po ashtu, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, në mënyrë që të mos lejojnë protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë./Dosja.al 

6 DITE ME PARE

Nis protesta kundër qeverisë Rama/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, përplasje me policinë (VIDEO)

Tensione në protestë/ Efektivët nuk lejojnë zhvillimin e

TIRANË-  Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. Edhe pse portesta është paqësore, policia është vendosur gardh përpara Kryeministrisë, duke rrethuar godinën qeveritare.

 

Në një moment, efektivët kanë ndërhyrë, duke larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Pavarësisht kushteve të motit, qytetarët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, që e akuzojnë për korrupsion të përhapur në institucione./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...