LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja 'sekret shtetëror'. Kryebashkiaku: Vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit

• Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier është kryer në kuadër të masave të marra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare. • Me anë të një deklarate për shtyp, institucioni thekson se pas mbërritjes në Fier, Veliajt i janë zbatuar procedurat standarde të pranimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve. • Në njoftim thuhet se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj. • Drejtoria sqaron gjithashtu se vendimi për transferimin është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe se për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria. • Drejtoria e Burgjeve thekson më tej se Veliaj është vendosur fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa më 29 tetor është takuar me drejtuesit përgjegjës, të cilët kanë dëgjuar pretendimet e tij dhe i kanë dhënë sqarime. • Disa orë pas deklaratës së Drejtorisë së Burgjeve, ka reaguar edhe Veliaj. • Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj thotë me ironi se Drejtorisë së Burgjeve iu deshën 31 orë për të thënë se vendimi ishte sekret, ndërsa shton se ende nuk i është vënë në dispozicion dokumenti për tu njohur me të, për ta kundërshtuar apo ankimuar atë. • Ai i kërkon po ashtu Drejtorisë së Burgjeve që t’i vënë në dispozicion autorizimin e kryeministrit Edi Rama për lëvizjen në fjalë. • Duke u bazuar në ligj, Veliaj shprehet se autoritetet që mund ta klasifikojnë një çështje si sekret janë Presidenti, Kryeministri dhe çdo institucion që autorizohet prej këtij të fundit. • Nga ana tjetër, avokati i tij, Plarent Ndreca tha se kryebashkiaku ndodhet në sektorin më të vështirë të burgut, por emocionalisht është më i qetë pas takimit me familjarët. 

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Transferimet e të burgosurve në 11 ditët e fundit/ Ministri Gogu urdhëron inspektim, për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit, për të cilat Drejtoria e Burgjeve njoftoi se janë realizuar nga data 16 deri më 27 tetor.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në këtë inspektim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë të fundit dikasteri do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Drejtoria e Burgjeve të tregojë autorizimin e Kryeministrit"/ Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për transferimin e tij në Fier, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se vendimi ishte “sekret shtetëror”. Me anë të një postimi në Facebook, Kryebashkiaku tha se u deshën 31 orë që më në fund t'i thuhet se vendimi është sekret. Sipas tij, mosvënia në dispozicion e aktit administrativ pengon mundësinë për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar atë në mënyrë efektive.

 Veliaj e cilëson këtë situatë si kalim nga ajo që e quan arbitraritet në vendimmarrje drejt fshehjes së saj pas klasifikimit si sekret shtetëror. Në fund të reagimit të tij, Veliaj i kërkon autoriteteve që t’i vënë në dispozicion autorizimin e kryeministrit, përmes të cilit, sipas tij, përcaktohet autoriteti për klasifikimin e informacionit si sekret.

Reagimi i Veliajt: 

U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues./Dosja.al

 

3 JAVE ME PARE

"Vijon të mbahet në kushte denigruese"/ Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Reagimi i ‘Burgjeve’, i vonuar, pengon ankimimin

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja
Plarent Ndreca

FIER- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se kryebashkiaku ndodhet në sektorin më të vështirë të burgut, por emocionalisht është më i qetë pas takimit me familjarët. Duke folur për mediat, Ndreca ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar zyrtarisht lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas avokatit, u deshën 32 orë që institucioni të publikonte një njoftim zyrtar, ndërsa klasifikimi i informacionit si “sekret hetimor”, sipas tij, pengon ndjekjen e procedurave të ankimit. Ndreca komentoi gjithashtu reagimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me kërkesën për dorëheqjen e Ministrit Gogu. Avokati theksoi se përgjigjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk janë ende transparente dhe të qarta, ndërkohë paralajmëroi se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore për të kundërshtuar situatën.

“Është më i qetë nga pikëpamja emocionale sepse sot ka takuar edhe familjarët, bashkëshorten dhe nënën. Kushtet vijojnë të jenë të njëjta, thjesht ka ndryshuar një dhomë që nga pa dritë natyrale, ka kaluar në një dhomë me dritë natyrale, por që në kushte të njëjta, të papërshtatshme, në sektorin më të vështirë të burgut. Nuk ka ujë. Vazhdon në të njëjtat kushte denigruese për të dhe atë që përfaqëson. Është e qartë pse u vonua dhe si u vonua, pse doli në mbrëmje informacioni. U dashkan 32 orë që të marrim vesh që qenka sekret. Nuk do ta lëmë me kaq. Kjo është një shfrytëzim i së drejtës për t’u ankimuar, të mos kesh të drejtë ta vlerësosh vendimin dhe për ta ankimuar.

Do të vijojmë të shikojmë procedurën si është klasifikuar, kush e ka klasifikuar dhe arsyen pse. Mendoj që nuk ka akoma një përgjigje zyrtare të duhur dhe ligjore nga Drejtoria e Burgjeve. Ata duhet të kishin treguar edhe autorizimin për të klasifikuar këto lloj vendimesh. Të gjitha këto i japin reagimit të anëtarëve të grupit të PS dhe kërkesës që i kanë bërë Gogut sepse ai akoma nuk ka reaguar institucionalisht, ndryshe nga Avokati i Popullit. Ai ka detyrime më të mëdha, institucional dhe kushtetues, personal, profesional, partiak për të pasur informacion të saktë. Në këtë aspekt vlerësoj që ka qenë reagim i duhur dhe duhet të ketë reagime më të shpeshta”, u shpreh avokati Ndreca./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja

TIRANË- Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi Durrësit në atë të Fierit. Një burim nga grupi parlamentar i PS në dijeni të këtij zhvillimi i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo kërkesë depozituar në Kryesinë e Kuvendit paraditen e kësaj të enjteje, i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë

Dy kryetarët socialist të këtyre dy komisioneve parlamentare kërkojnë të dinë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për urdhrin e vlerësuar prej tyre ai  sekret shtetëror,  të lëvizjes të Erion Veliajt. Po ashtu kërkojnë tu vihet në dispozicion praktika dokumentare e këtij procesi.

Ky zhvillim i dy ligjvënësve socialist vjen pas një debati në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku Bledi Çuçi, kërkoi shpjegime nga Ministri Drejtësisë Toni Gogu për Erion Veliajn.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Ndërsa Toni Gogu i është përgjigjur se pret ti vijë informacioni./TCH

3 JAVE ME PARE

"Kërkojmë transparencë"/ Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Drejtoria e Burgjeve: Arsyeja

TIRANË-  Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, është lexuar një rezolutë e këshilltarëve socialist për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Këshilltarët shprehin shqetësim për këtë transferim të papritur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës teksa raportuan edhe kushtet e rënda në të cilat po mbahet ai.

Këshilltarët socialistë thonë se Veliaj është i pafajshëm dhe se ai duhet të trajtohet me të gjitha të drejtat që ia garanton ligji. Në Rezoltën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës thuhet se drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave. 

Rezolta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

Lidhur me transferimin dhe kushtet e mbajtjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ne, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për transferimin e papritur të Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit, si dhe për kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet.

Shqetësimi ynë bëhet edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit në institucionin e Fierit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim dhe ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Erion Veliaj është një qytetar i paraburgosur, i cili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të gjitha të drejtat që Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut i njohin çdo individi. Ai është gjithashtu Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjë masë paraburgimi nuk mund të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo poshtërues, për kufizime arbitrare të komunikimit me familjen dhe mbrojtësit ligjorë, apo për pengesa të pajustifikuara në marrjen e kujdesit shëndetësor.

Për këto arsye, kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

1. Transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të transferimit.
2. Garantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe europiane, si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore.
3. Respektimin e plotë të së drejtës së komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë.
4. Verifikimin dhe heqjen e çdo kufizimi të pajustifikuar që pengon ushtrimin e të drejtave të tij.

I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer.

Si anëtarë të Këshillit Bashkiak, kemi gjithashtu përgjegjësinë të kërkojmë që situata e krijuar të mos prodhojë pengesa të paligjshme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimin e kompetencave të kryetarit të saj.

Ne nuk kërkojmë privilegje për Erion Veliajn. Kërkojmë respektimin e ligjit, dinjitetit njerëzor dhe të drejtave që i takojnë çdo qytetari.

Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave./Dosja.al

erion veliaj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve plarent ndreca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin