LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: S'është kompetencë e jona! Shtyhet gjyqi për në 17 nëntor

• Sot është zhvilluar seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të tjerët. • Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por qëndrimin e tij ia përcolli gjykatës përmes një letre, të dorëzuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. • Në letërn drejtuar GJKKO-së, Veliaj thotë se është transferuar nga paraburgimi i Durrësit pa iu vënë në dispozicion urdhri përkatës.•  Ai thekson se për transferimin është informuar nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili, sipas tij, i ka komunikuar se lëvizja është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. • Po ashtu, Veliaj  ka përmendur edhe familjen e tij, duke u shprehur se transferimi e ka larguar nga bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij pensioniste. • Veliaj e cilëson urdhërin e Ramës për Transferimin të paligjshëm dhe kërkon një hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur për këto rrethana. • Nga ana tjetër, GJKKO bëri të ditur se administrata e burgjeve nuk e kishte njoftuar për transferimin e Veliajt në Fier. • Sa i takon deklaratës së Veliajt se transferimi i tij në burg është bërë me urdhër të Ramës, Gjykata thotë se nuk është kompetencë e tyre, por i takon organeve kompetente të verifikojnë. • Sakaq, gjyqi ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 17 nëntor.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Kërcënimet e Ramës ndaj kryebashkiakut/ Avokati: Po vlerësojmë edhe kallëzimin penal! Veliaj s’ka gisht në protesta(VIDEO)

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër
Plarent Ndreca

TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, tha se po shqyrton mundësinë e një kallëzimi penal lidhur me përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, si dhe pretendimet për kërcënime ndaj këtij të fundit. Duke folur për mediat, Ndreca tha se për çdo veprim që mund të ketë cenuar të drejtat apo interesat politike dhe institucionale të Veliajt, mbrojtja do të përdorë të gjitha mjetet ligjore.

Ai theksoi se vendimi për kallëzimin penal nuk mund të merret pa komunikimin dhe konfirmimin e klientit, duke shpjeguar se për shkak të vështirësive në komunikim i duhet të udhëtojë çdo ditë 130 kilometra. Sipas tij, çështja është diskutuar edhe me grupin e avokatëve të huaj. 

 

“Po e diskutojmë nëse do të bëjmë kallëzim penal. Po e vlerësojmë. Më duhet të mirëkuptoni, sepse ka vështirësi në komunikime. Do më duhet të shkoj 130 km çdo ditë, pasi janë çështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin e klientit. I kam njoftuar dhe vënë në dijeni edhe grupin e avokatëve të huaj”, tha Ndreca.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë pjesë në protesta apo nëse do tu bashkohet atyre, Ndreca u përgjigj negativisht, duke theksuar se është pjesë e Partisë Socialiste. Ai tha se protestat mund të vlerësohen në mënyra të ndryshme, por shtoi se Veliaj i ka bërë një ftesë publike kryeministrit Rama që të paraqesë prova për pretendimet e ngritura.

“Jo, nuk kam marrë pjesë në protesta. Jo, s’do të marr pjesë, pasi jam pjesë e PS. Ka mënyra të ndryshme për të vlerësuar dhe reflektuar mbi protestat. Por ajo që duhet të thuhet në këtë rast, është se zoti Veliaj nuk ka asnjë mundësi objektive që të bëjë këto akuza. Ai i ka bërë ftesë publike kryeministrit që të nxjerrë prova. Ne jemi deri në fyt me këto pretendime jozyrtare. Them që pretendimet të bëhen zyrtare. Kur të bëhen zyrtare, flasim prapë,” shtoi ai.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një luftë politike brenda së njëjtës forcë apo për një situatë që lidhet me veprën penale të kanosjes ndaj kryebashkiakut, Ndreca u shpreh se në rast konflikti mes interesave politike dhe atyre ligjore të klientit, do të zgjidhte të mbronte këtë të fundit.

“Nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të PS-së dhe interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj, do të zgjedh dhe do të mbroj interesat ligjore të zotit Veliajt. Kjo ndoshta mund të më kushtojë pasoja politike. Me rëndësi është që të mbrohen të drejtat themelore të njeriut, se kështu bëjmë politikë më të mirë dhe po ashtu edhe PS-në, shtetin e së drejtës,” tha Ndreca.

Avokati zbuloi gjithashtu se komunikimin me kryeministrin Rama për çështjen e Veliajt e kishte zhvilluar rreth 20 ditë më parë, përpara se të nisnin përplasjet publike. Ai paralajmëroi se në momentin e duhur do të bëjë publike edhe detajet e këtij komunikimi. Po ashtu, Ndreca u pyet nga gazetarët edhe për pretendimet se përplasja mes Ramës dhe Veliajt mund të jetë një lojë e përbashkët mes tyre, por avokati i cilësoi këto aludime si fantazi.

“Para 20 ditësh ia kisha komunikuar dhe zotit Rama, para se të nisnin përplasjet. Kishim komunikim mes meje dhe kryeministrit për zotin Veliaj. Në momentin e duhur do të bëj me dije dhe detajet.”, tha për mediat avokati.

Ndreca shtoi se mbrojtja do të përdorë çdo element ligjor për të mbrojtur interesat e kryebashkiakut, në rast se veprimet e ndërmarra kanë ndikuar në veprimtarinë e tij politike, institucionale apo në të drejtat ligjore.

“Çdo veprim që ka ndikuar në veprimtarinë politike të zotit Veliaj, apo institucionale apo dhe në të drejtat ligjore të tij, me qëllim të hapur apo të fshehtë, do të përdorim çdo element për mbrojtjen e interesave të kryebashkiakut të Tiranës,” tha ai./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Kërkesë nga Veliaj për ta takuar nuk ka"/ Takimi mes Kryebashkiakut dhe Gogut në burg, Ndreca jep detaje: Biseduan 1 orë e gjysmë në zyrën e drejtorit(VIDEO)

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër

TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për medait pas shtyrjes së seancës gjyqësore, ku Veliaj nuk ishte i pranishëm. Ndreca u ndal edhe te takimi mes Veliajt dhe Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut. Avokati theksoi se ministri ka shkuar për të takuar Veliajn rreth orës 22:30 dhe ka qëndruar me të për rreth një orë e gjysmë në zyrën e drejtorit të burgut.

Ndreca bëri me dije se Veliaj nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për të takuar Ministrin, ndërsa shtoi se nëse Gogu kishte si qëllim inspektimin e kushteve në institucionin e vuajtjes së dënimit, duhej ta kryente këtë detyrë në mënyrë zyrtare dhe i shoqëruar nga inspektorët përkatës.

 

“Unë kam marrë dijeni dje në të njëjtin moment kur Veliaj më dha letrën, më dha shënimet që ka mbajtur direkt pas takimit, dhe më ka informuar.  Unë dhe grupi i avokatëve të huaj po vlerësojmë nëse bëhet fjalë për vepër penale dhe cila vepër është. Nuk ka kërkesë nga Veliaj për ta takuar ministrin e Drejtësisë, por ministri nuk mund të shkojë në orën 10:30 të darkës. Nëse do të shkonte për zbatimin e detyrës duhet të shkonte në mënyrë zyrtare në orar zyrtar, me inspektorë. Ministri ka të drejtë të inspektojë institucionin jo të takojë për 1 orë e gjysmë kokë më kokë një person nën hetim, në zyrë e drejtorit të burgut. Nëse ka qëllim të inspektojë kushtet në burg, duhet të shkojë me inspektorë jo takim me të pandehurin”, tha Ndreca. 

Sa i përket vendimit për transferimin e Velia në burgun e Fierit, Ndreca u shpreh se momentalisht gjenden në kushtet kur nuk mund të bëjnë një ankimim, pasi prej 5 dit, vendimi nuk u është vënë në dispozicion.

“Kemi 5 ditë që kërkojmë vendimin e transferimit. Është mjeti me të cilin duhet të shkojmë në gjykatë, në këto kushte jemi në pamundësi për të bërë ankimim. Kemi kërkuar vendimin mes shkresë zyrtare”, tha ai./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Zbardhet letra e Veliajt drejtuar GJKKO: Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër

TIRANË-  Letra e kryebashkiakut, Erion Veliaj, drejtuar Gjykatës së Posaçme është zbardhur. Në letër, Veliaj thotë se është transferuar nga paraburgimi i Durrësit pa iu vënë në dispozicion urdhri përkatës. Ai thekson se për transferimin është informuar nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili, sipas tij, i ka komunikuar se lëvizja është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Veliaj e cilëson këtë urdhër të paligjshëm dhe kërkon një hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur për rrethanat e transferimit.

“E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës. Do ta dija dija poër nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”, thuhet në letrën e Veliajt drejtuar GJKKO-së.

Nga ana tjetër, gjykata ka sqaruar se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar çështjen e transferimit të Veliajt, duke theksuar se as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka njoftuar për këtë veprim.

“Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente”, është shprehur gjykata.

Në seancën e sotme, vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por qëndrimin e tij ia përcolli gjykatës përmes një letre, të dorëzuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Po ashtu seanca u për më 17 nëntor, pasi mungonte avokati i Gentian Sulës./Dosja.al 

2 JAVE ME PARE

Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët, seanca e rradhës në 17 nëntor

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të tjerëve është shtë shtyrë për datën 17 nëntor. Bëhet me dije se gjyqi është shtyrë, pasi mungoi avokati i Gentian Sulës. Gjatë seancës Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë dhe jo në kafaz.

Në letrën e tij, Veliaj thotë se transferimi është bërë me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiaku ka kërkuar gjithashtu nga gjykata që të verifikojë rrethanat e transferimit dhe pretendimet e tij për presion lidhur me çështjen penale. Po ashtu, Veliaj  ka përmendur edhe familjen e tij, duke theksuar se transferimi e ka larguar nga bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij pensioniste.

“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Veliaj.

Nga ana tjetër, gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit. Sa i takon deklaratës së Veliajt se transferimi i tij në burg është bërë me urdhër të Ramës, Gjykata thotë se nuk është kompetencë e tyre, por i takon organeve kompetente të verifikojnë. 

"Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimin, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij," tha Gjykata./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Seanca në GJKKO/ Veliaj refuzon të marrë pjesë në gjyq, letër gjyqtares së çështjes: Do vij kur të më lejohet qëndrimi në sallë, jo në kafaz

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur këtë të martë në seancën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Bëhet me dije se Kryebashkiaku i ka dërguar një letër gjyqtares së çështjes, ku refuzon që të marrë pjesë. Në letër, veliaj ka thënë se do të shkojë kur ta lejojnë të qëndrojë në sallë dhe jo në kafaz. 

“Do vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë e jo në kafaz”, ka thënë Veliaj.

Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj. 

Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.

Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

U shty për shkak të bojkotit kundër rregullores së re, sot në GJKKO seanca e radhës për Veliajn

Veliaj letër GJKKO-së: Transferimi në Fier ishte me urdhër

TIRANË- Seanca e rradhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa do të mbahet sot në Gjykatën e Posaçme. Seanca e 27 tetorit u shty për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa nuk u paraqitën as mbrojtësit ligjorë të ndihmës juridike falas të kërkuar nga Gjykata. Megjithatë Veliaj përmes një kërkese e ka bërë të qartë se i vetmi avokat me të cilin kërkon të mbrohet është Plarent Ndreca, duke refuzuar alternativën e vendosur më herët nga trupa gjykuese e GJKKO. 

Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj. 

Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.

Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

erion veliaj gjkko edi rama plarent ndreca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin