LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vijojnë protestat kundër qeverisë/ Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, kundërshtojnë gjobat për pjesëmarrjen në tubime

• Protestuesit janë mbledhur sot para kryeministrisë në ditën e 28-të të revoltës studentore kundër qeverisë Rama. • Tubimi i kësaj të hëne vjen në vazhdën e protestave të përditshme që prej 31 majit, të cilat janë intensifikuar javët e fundit me pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve. • Protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët e Policisë qëndrojnë në shkallët e godinës qeveritare. • Gjatë tubimit janë regjistruar edhe debate mes qytetarëve dhe policisë, pasi efektivët vendosën gjoba për personat që ishin pjesëmarrës në protestë. • Disa prej qytetarëve kanë thënë se policia u ka kërkuar dokumentet e identifikimit, duke u thënë se ishin fotografuar gjatë tubimeve. • Po ashtu, një prej tyre ka treguar se ishte ndaluar teksa po kalonte në trotuar dhe se efektivi kishte nisur procedurën për gjobitjen e tij, me argumentin se ishte identifikuar në pamjet e protestës. • Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. • Episodi i fundit u regjistrua gjatë protestës kombëtare të së shtunës, në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe përballë Kryeministrisë. • Ndërkohë, qytetarët që kanë marrë pjesë në tubime që prej ditëve të para shprehen se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri në largimin e qeverisë. • Ata e konsiderojnë protestën një lëvizje qytetare dhe shoqërore, që synon jo vetëm ndryshimin politik, por edhe ndërgjegjësimin dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve. • Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar gjithashtu thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e cilësuar këtë ofertë si një përpjekje për të ndërprerë protestën. • Sipas tyre, dialogu nuk mund të zhvillohet pa u trajtuar më parë incidentet dhe dhuna gjatë përplasjeve me policinë. • Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga sheshi dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestave.

3 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

"Jo thjeshte protestë, por lëvizje shoqërore"/ Dy protestueset: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Vijojnë protestat kundër qeverisë/ Qytetarët përplasen

TIRANË-  Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh thanë se janë të vendosura të qëndrojnë aty deri në largimin e qeverisë Rama. Elsa Paja thekson se kjo nuk është thjesht një protestë, por një lëvizje shoqërore, revolucionarizuese. Fatma thotë që vendi kishte nevojë për këtë zgjim, teksa hedh poshtë kërkesën e Ramës për dialog, si një ofertë për ta shuar protestën. Elsa e mbyll duke u shprehur se nuk mund të ketë dialog pas dhunës policore javët e fundit gjatë protestave studentore.

“Jemi në muajin e gjashtë. Dmth nuk është thjesht protestë, është një lëvizje shoqërore, që e quajmë revolucion. Që duhet të ndryshojmë secili nga ne para se të ndryshojmë qeverinë. Jemi në rrugën e duhur. Kjo lëvizje ka patur dinamika të ndryshme. Që nga lëvizja paqësore, revolta që erdhi. Qeveria na talli na dha lloj-lloj etiketimi. Nuk e parashikojmë ça do ndodhi. Secili duhet të jetë këtu në protestë çdo ditë.

Së pari them se prej shumë vitesh nuk e kemi patur një protestë të tillë. Protestë shumë e fuqishme që kemi fituar dhe mësuar shumë. Nuk e lëmë këtë shesh pa e dhënë Rama dorëheqjen. Nuk ka një organizim nga dikush por vetë qytetarët janë të gatshëm ta bëjnë me njëri tjetrin. Tregon sa e nevojshme dhe kem ngritur zërin. Jemi përballur prej shumë vitesh që para Ramës, se nuk shikojmë diferencë mes partive. Kjo protestë është një rizgjim i vetëdijes sonë si qytetar si njerëz.

Kjo është nga fitoret që i kemi dhënë vendit. Dialog për mua është baraz me negociatë. Tregon panik nga ana e tij. Mund ta kishte kërkuar te protesta paqësore, para se të fillonte projekti në Nartë. Dialog mund të kërkonte për kushtet në spitale, si është transporti. Nuk do dialog do vetëm të frikësojë dhe të ulë këtë zjarr. Bullizim që Rama tenton të përdorë por edhe mosdije se si të veprojë. Kjo nuk është protestë e lehtë.

Ne nuk ndalemi. Si mund të bëjmë dialog ku ka një personi që i është vrarë syri, ku janë qëlluar me plumba, me gjithë atë gaz. Në momentin që lemë sheshin kemi vulosur çdo gjë. Është momenti që do zgjasë, por duhet të jenë në shesh bashkë me njerëzit," thanë dy motrat./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Protesta e 28-të e revoltës studentore në Tiranë/ Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, kundërshtojnë gjobat për pjesëmarrjen në protesta(VIDEO)

Vijojnë protestat kundër qeverisë/ Qytetarët përplasen

TIRANË- Në Tiranë tashmë ka nisur protesta e 28-të studentore, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Tubimi gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.  

Nga ana tjetër rreth orës 19:45, janë regjistruar debate mes disa qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Qytetarët shprehen se policia po iu kërkon mjetet e identifikimit për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në protestat e revoltës studentore. 

 

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, u shpreh protestuesi./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

Protesta kundër qeverisë nuk ndalen, qytetarët mblidhen te kryeministria, kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO)

Vijojnë protestat kundër qeverisë/ Qytetarët përplasen

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të hënë në protestë para Kryeministrisë. Si çdo ditë tashmë prej 31 majit, ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit janë vendosur pranë Kryeministrisë, ndërsa përballë tyre qëndrojnë efektivët e policisë, që janë pozicionuar në shkallët e godinës qeveritare.

Revolta qytetare ka marrë hov javët e fundit nga dalja në shesh e studentëve dhe të rinjve, sidomos në Tiranë. Gjatë tubimeve ka patur edhe përplasja të forta me policinë, e fundit ishte protesta kombëtare e së shtunës në rrugën e Durrësit para ministrisë së Arsimit dhe përballë Kryeministrisë.

 

Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...