Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Denaldo Maxhallaku është 31-vjeçari shqiptar i zhdukur në Itali, trupi i të cilit u gjet i pajetë më 28 tetor në një pus, në zonën e Longianos. • I dyshuar si autor i ngjarjes është një 29-vjeçar italian, i cili ka pranuar vrasjen gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet përkatëse. • Sipas hetimeve paraprake, motivi dyshohet të ketë qenë një konflikt për një borxh prej rreth 500 eurosh, të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike. • Maxhallaku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa më pas trupi i tij është hedhur në pus për të fshehur gjurmët e krimit. • Automjeti i viktimës u gjet i djegur një ditë pas zhdukjes së tij. Maxhallaku punonte si bojaxhi dhe la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm 1-vjeçare. • Bashkëshortja e tij e ka cilësuar atë si një baba të përkushtuar dhe një njeri që punonte fort për familjen.• Hetimet dhe ekspertiza mjekoligjore vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes.
2 artikuj për këtë temë.
ITALI- Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në një pus në zonën e Longianos, në Itali. Bashkëshortja e tij ka treguar dhimbjen e madhe pas humbjes së të shoqit, ndërsa hetimet dyshojnë se pas ngjarjes qëndron një konflikt për një borxh të lidhur me drogën.
Mediat e huaja raportojnë se për vrasjen është ndaluar një 29-vjeçar italian, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, shuma prej rreth 500 eurosh dyshohet se ishte shkaku i përplasjes mes dy personave, e cila përfundoi në mënyrë tragjike. Mbrëmjen e 8 tetorit, Denaldo Maxhallaku ishte larguar nga banesa e tij në Gatteo, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një lokal dhe se do të kthehej më vonë.
31-vjeçari, i cili punonte si bojaxhi, la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm 1-vjeçare. Zhdukja e tij u pasua nga kërkime disa javore, ndërsa automjeti i tij u gjet i djegur një ditë pas largimit nga banesa. Trupi i shqiptarit u zbulua më 28 tetor në një pus në zonën e Felloniche, në Longiano, duke i dhënë një kthesë dramatike hetimeve për zhdukjen e tij. Në mes të dhimbjes për humbjen e parakohshme të bashkëshortit, gruaja e Denaldo Maxhallakut e ka kujtuar atë si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe vajzës së tyre të vogël.
Ajo ka treguar se ai ishte një bashkëshort i pranishëm në jetën familjare, një baba i vëmendshëm dhe një njeri që punonte fort për të siguruar jetesën e familjes. Sakaq, ekspertiza mjekoligjore dhe autopsia pritet të ndihmojnë në përcaktimin e detajeve të vdekjes, ndërsa i dyshuari do të përballet me procedurat përkatëse gjyqësore.
“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur ajo./Dosja.al
ITALI- Një 29-vjeçar italian ka pranuar përfshirjen në vrasjen e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet në një pus në zonën e Longianos, në Itali. Autori i dyshuar ka rrëfyer para hetuesve se ishte ai që kreu krimin, ndërsa si motiv dyshohet një konflikt për një borxh të lidhur me lëndët narkotike.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, sherri mes dy personave përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. Maxhallaku, i cili jetonte në Gatteo dhe punonte si bojaxhi, ishte zhdukur në fillim të tetorit. Ai ishte larguar nga banesa duke i thënë bashkëshortes se do të dilte për pak kohë, por nuk u kthye më. Shqiptari la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm një vjeçe.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, 31-vjeçari dhe i dyshuari ishin takuar në banesën e këtij të fundit mbrëmjen e zhdukjes. Gjatë takimit dyshohet se mes tyre nisi një debat për një detyrim financiar të lidhur me drogën, i cili më pas degjeneroi në dhunë. Gjatë marrjes në pyetje, 29-vjeçari ka pretenduar se ishte ndier i kërcënuar dhe se kishte frikë për veten dhe familjen e tij. Ai ka pranuar se e kishte qëlluar shqiptarin me armë zjarri, ndërsa më pas kishte transportuar trupin dhe e kishte hedhur në një pus në një zonë rurale, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.
Në kuadër të hetimeve, dyshohet gjithashtu se automjeti i viktimës është djegur për të vështirësuar zbulimin e ngjarjes. Makina ishte gjetur e shkrumbuar pranë zonës ku më vonë u zbulua trupi i pajetë. Trupi i Denaldo Maxhallakut u zbulua më 28 tetor në një pus në zonën e Felloniche, në territorin e Longianos. Pranë vendit ku u gjet viktima, hetuesit konstatuan edhe gëzhoja arme zjarri.
Pas zbulimit të trupit dhe marrjes në pyetje të personave të dyshuar, hetimet çuan në ndalimin e 29-vjeçarit, i cili dyshohet se ishte personi i fundit që kishte takuar shqiptarin. I ndaluari pritet të përballet me procedurat gjyqësore për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit. Ndërkohë, ekspertiza mjekoligjore dhe autopsia pritet të ndihmojnë në përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të vdekjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit do të përcaktohet nga drejtësia./Dosja.al