LIVE UPDATES
Politike

“Anti-Shpifja”, Luan Rama: Ndërkombëtarët mbështesin Metën, ‘Palo-Kuvendi’ të tërhiqet

22 January 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Anti-Shpifja”, Luan Rama: Ndërkombëtarët

TIRANË– Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka sulmuar qeverinë në lidhje me paketën ‘Anti-shpifje’, të cilën presidenti Ilir Meta e kthehu për rishqyrtim sërish në Kuvend. Sipas Luan Ramës, Meta ka shumë të drejtë, por Kuvendi është një ‘palo-Kuvend’ që e miraton. Rama përmend edhe reagimet e ndërkombëtarëve, teksa shton se i japing të drejtë Presidentit Meta.

“Qeveria, gjeneratori më i madh i shpifjeve! Kuvendi ka një shans, të pranojë vërejtjet e Presidentit dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga barra e turpit të dhunimit të lirisë së shprehjes. Në morinë e dhjetëra e dhjetëra problemeve dhe shqetësimeve nga më të rëndat që përballon shoqëria shqiptarë, jam sot në këtë konferencë për t’u ndalur tek njëri prej tyre.  Tek një problem që ka krijuar një kosto të madhe, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë, por dhe për raportin e bashkëveprimit të Shqipërisë në mënyrë të veçantë me komunitetin e medias dhe me organizmat që mbrojnë të drejtët e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të shtypit, e po aq edhe me organizmat ndërkombëtarë duke filluar që nga Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE e shumë të tjera. Pra më konkretisht e kam fjalën për atë që është quajtur si paketa “anti-shpifje”, një nismë që komprometon rëndë rolin, angazhimet dhe përgjegjësitë e qeverisë shqiptare dhe mazhorancës së saj në raport me këtë të drejtë kushtetuese. Në fakt, përkeqësimi progresiv i lirisë së medias dhe kufizimi i lirisë së shprehjes është bërë një shqetësim dhe problem shumë i madh i shoqërisë shqiptare, aq sa jo vetëm në renditjen që bëjnë organizmat ndërkombëtarë, Shqipëria ka humbur shumë vende, por çfarë është më e rënda, realiteti i sotëm është shumë më keq, është shumë më i rëndë nga çfarë ka qenë ky realitet edhe në fillimet e medias së lirë dhe të shtypit të lirë në Shqipëri. Ndaj dua të sjellë në vëmendjen tuaj reagimin më të fundit të Komisionit Europian, artikuluar dje prej zëdhënëses së tij që bën thirrje, i bën apel qeverisë shqiptare, mazhornacës, Kuvendit që t’a shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili e ka kthyer për rishqyrtim ligjin për të ashtuquajturën paketë “anti-shpifje” në Kuvend, si një mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, nga aventura e cënimit, e dhunimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit. Më konkretisht, zëdhënësja e Komisionit Europian shprehet: “Ne e kemi bërë të qartë, pra Komisioni Europian se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si një mundësi për ti pranuar ato. Ne shpresojmë që kj të realizohet.” Pra, apeli është i qartë. Mesazhi është i drejtëpërdrejtë, ndaj Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht ai palo kuvend që është turpi i Shqipërisë, që është shëmbëlltyra më diskrete e Shqipërisë 100 vjet pas fillimit të parlamentarizmit, në Shqipërinë pa parlament dhe pa parlamentarizëm.  Pra, ky palo kuvend ka të paktën një mundësi që ta shpëtojë imazhin e vendit, t’ia heq këtë problem që po i krijon aventura e qeverisë dhe të reflektojë edhe në përputhje të këtij mesazhi që vjen nga Komisioni Europian për të realizuar ndryshimet që propozohen me aktin ligjor të kthimit të paketës antishpifje në Kuvend.  Duke cituar sërish zëdhënësen e Komisionit Europian, ajo thotë që absolutisht që ne e mbështesim nismën e Presidentit. Pra, çështja shtrohet që rekomandimet që na vijnë nga organizmat ndërkombëtare, dhe ndër to, dua të kujtojë këtu se përveç rekomandimit të fundit të zëdhënëses së Komisionit Europian dhe rekomandimeve të bëra nga Këshilli i Europës, kemi edhe qëndrimin e para disa ditëve të përfaqësuesit të OSBE-së për lirin e medias, i cili gjithashtu bënë apel për të reflektuar pas kthimit të ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të mos vazhdoj e të tregohet me gisht si vendi i cënimit, i dhunimit dhe i kompromentimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së medias. Natyrisht unë e kuptoj dhe të gjithë ne e kuptojmë që kryeministri i pari dhe qeveria e tij, e pas tyre edhe mazhoranca e tyre, janë në linjën e sjelljeve të tyre të vazhdueshme të dhunimit, të fyerjes, të poshtërimit, të kufizimit të lirisë të shprehjes, të lirisë së shtypit, të lirisë mediatike, sepse në fakt ata nuk e kanë problemin te antishpifja, pasi gjeneratori më i madh i shpifjes është vetë qeveria shqiptare. Gjeneratori më i madh i shpifjes janë vetë instrumentet mediatikë të komanduar, të korruptuara, të blera dhe që përdoren në mënyrën më abuzive, e deri në përdhunim nga ana e kryeministrit dhe qeverisë. Por, ne jemi në vigjilje të një mundësie tjetër që Shqipëria të marrë çeljen e negociatave me BE-në. Në këtë kontekst, çdo hap, çdo veprim që bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit dhe të lirisë mediatike, çdo veprim që i bie ndesh rrugës së Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe anëtarësimit në BE, në fakt është dëshmia më e mirë se cila është në të vërtetë qeveria, se cili është në të vërtetë kryeministri, i cili paradoksalisht duke qenë edhe presidenti i radhës i OSBE-së nga njëra anë, nga ana tjetër shfaqet si njëri prej shkelësve më të mëdhenj të parimeve të lirisë, të mbrojtjes të lirisë dhe sigurisë, të parimeve të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe shtypit që mbron me aq konsistencë vetë OSBE-ja. Pra kjo hipokrizi, kjo pafytyrësi duhet të marrë fund dhe Kuvendi i Shqipërisë, të paktën në këtë rast le të mendojë vetëm njëherë të vetme dhe ti bëjë nder Shqipërisë duke ia hequr barrën e turpit të një vendi ku shteti, ku qeveria kufizon, cënon dhe kriminalizon lirinë mediatike, lirinë e shprehjes si një e drejtë themelore e kushtetuese që mbrohet jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por edhe nga të gjithë konventat ku Shqipëria është palë dhe si palë nënshkruese është e detyruar ti zbatojë, sepse në të kundërt penalitetet nuk do ti vuajë vetëm qeveria shqiptare, por kostoja e tyre si edhe deri më sot, do të rëndojë mbi interesat e vendit dhe mbi qytetarët shqiptarë,”- shprehet Rama. 

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim paketën ‘Anti-Shpifje”. Sipas Presidentit, nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të “paketës antish-pifje” duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji anti-shpifje luan rama meta kthen paketen antishpifje ligji anti-shpifje luan rama meta kthen paketen antishpifje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin