LIVE UPDATES
Politike

Luçjano Boçi: Rama dhe Besa Shahini mashtrojnë me shifrat për mësimin online, 11% e popullsisë shikojnë RTSH-në, mbi 50%

9 April 2020, 11:54 Nga DOSJA
Luçjano Boçi: Rama dhe Besa Shahini mashtrojnë me shifrat

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini mashtrojnë teksa thonë se më mësimi online po funksiono.  Boçi shprehet se shikueshmëria e RTSH -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%.  Sipas vetë, një numër i vogël nxënësish mund të kryejnë mësimin online.

“Po kjo statistikë qeveritare që i referohet Ministrja e shtetit, përcakton se shikueshmëria e RTSH -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%. Pra nga 98% e atyre që kanë aparat TV, vetëm 11% janë të interesuar për RTSH-në.”, shprehet ai. Ai thekson më tej se gati 50% e familjeve shqiptare nuk ka internet dhe e kanë të vështirë kominikim me mësuesit.

“Gati 50% e familjeve, për arsye ekonomike, e kanë të vështirë aksesin në internet. Pra miti i aparateve smart i ngelet në dorë. Por sondazhi, midis shumë shifrave të fryra me ngazëllim, propagandë, mashtrim, në një cep kishte një grafikë tërësisht tronditëse (foto). Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë. Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës. Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi.”, shprehet Boçi.

Reagimi:

STATISTIKAT DHE SONDAZHI QË RRËZOJNË RAMËN DHE BESËN

Doli Besa dhe duke pësëritur keq ato që tha një javë më parë në “Opinion”, më shumë ngatërroi si gjithmonë, se sa sqaroi. Sipas statistikave dhe sondazhit online për mësimin online të Besës, 98% e shqiptarëve kanë një aparat TV në shtëpi dhe 97% kanë smartphone kryesisht. Sipas saj, kjo statistikë i mbyll të gjitha hesapet e saj me mësimdhënien. Për të, çdo gjë po shkon vaj dhe gazetarët e keqkuptuar, prindërit e shqetësur e mësuesit e traumatizuar, nuk kanë të drejtë.

Transmetimi në RTSH, mbetet forma themelore, shtoi ajo me krenari të pashoqe.

Këtë Besa e quan formën më efektive dhe më masive të mësimit online. Është vërtet për të ardhur keq ky lloj identifikimi. Është për t’u revoltuar, kur dihet që online është një formë alternative që tashmë duhet të ishte instaluar në shkollat tona, sipas premtimeve të Ramës që nga 2015 dhe sipas milionave të derdhura, por të zhdukura, për këtë qëllim.

Megjithatë, për t’i hedhur pak ujë entuziazmit të ndezur të Besës, po i rikujtoj një statistikë të thjeshtë fare. Po kjo statistikë qeveritare që i referohet Ministrja e shtetit, përcakton se shikueshmëria e RTSH -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%. Pra nga 98% e atyre që kanë aparat TV, vetëm 11% janë të interesuar për RTSH-në. Kjo ishte dhe arsyeja e thjeshtë që moderatori i Opinion, i kërkoi Besës transmetimin e mësimeve nëpërmjet televizioneve të tjera kombëtare.

Por Besa ia preu shkurt, duke i thënë se kemi RTSH-në. As sot nuk kishte vënë mend. Ndërsa për smartphone-t, laptopët e kompjuterat, Besa bën sikur harron se pa internet ato janë thjesht ca aparate, pa vlerë transmetimi mësimi. Po interneti kushton dhe statistikat e shtetit të Ramës e Besës e thonë përsëri qartë.  Gati 50% e familjeve, për arsye ekonomike, e kanë të vështirë aksesin në internet. Pra miti i aparateve smart i ngelet në dorë.

Jo vetëm kaq! Ministria e arsimit publikoi një sondazh të vetin. Me nota profane dhe qesharake njëkohësisht, por dhe me elementë dramatikë. Ajo që bie në sy në sondazhin e ministrisë, ishte se në mënyrë absurde glorifikohet shumë efikasiteti i mësimit online (99% ishin të kënaqur). Sipas kësaj shkalle lumturie të sondazhit, i bie që Besa ta sanksionojë atë si formën kryesore që zevëndësoka dhe vetë shkollën në vitin e ardhshën e në vazhdim.

Këtu pastaj kalojmë dhe Japoninë dhe Rama me Besën rrezikojnë të hyjnë në Guinness.

Por sondazhi, midis shumë shifrave të fryra me ngazëllim, propagandë, mashtrim, në një cep kishte një grafikë tërësisht tronditëse (foto). Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë. Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës. Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi.
42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme e jo më pas të kenë TV smart, apo smartphonë, ajfon-thotë Rama, me internet. Në llogarinë e saj përqidëshe, këtë fakt Besa nuk e konsideron dhe vazhdon avazin e 97%.

Kjo në fakt është e vërteta e varfërisë ekstreme, e papunësisë me “punë plot, por pa profesionistë” e mjerimit online të shqiptarëve që kërkon të shitet nga Rama, naivisht dhe djallzisht nëpërmjet Besës, si një varfëri moderne, e zbukuruar me inovacion që nuk ekziston. Besa dhe Rama kanë dështuar!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luçjano boçi mesimi online luçjano boçi mesimi online


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...