Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas organizatës, studentët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar një sistem arsimor që garanton më shumë mundësi për të gjithë, pavarësisht kushteve ekonomike dhe shoqërore.
TIRANA- Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali, “Rete degli Studenti Medi” ka shprehur solidaritet me të rinjtë shqiptarë që kanë protestuar në Tiranë, duke dënuar ndërhyrjen e policisë gjatë demonstratave. Në një deklaratë publike të titulluar “Solidaritet me studentët shqiptarë”, organizata italiane thekson se kërkesat e të rinjve për arsim më të aksesueshëm, kushte më të mira dhe mundësi të barabarta duhet të marrin përgjigje përmes dialogut dhe jo forcës.
Sipas organizatës, studentët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar një sistem arsimor që garanton më shumë mundësi për të gjithë, pavarësisht kushteve ekonomike dhe shoqërore. Në reagimin e saj, “Rete degli Studenti Medi” vë në dukje se kostot e arsimit dhe pabarazitë sociale mbeten ndër shqetësimet që prekin të rinjtë.
Kjo duke theksuar nevojën që institucionet të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të marrin masa konkrete. Sipas saj, ndërhyrjet policore nuk mund të zëvendësojnë dialogun me një brez që kërkon të dëgjohet dhe të ketë më shumë siguri për të ardhmen.
Reagimi
Dje, në Tiranë, studentët shqiptarë dolën në shesh për të kërkuar të drejtën për arsim të përballueshëm, shkolla më të mira dhe një të ardhme të ndërtuar mbi mundësi dhe jo mbi privilegje. Një mobilizim që denoncon pabarazitë sociale, barrën e kostove të arsimit dhe një sistem që shumë shpesh i lë pas dore brezat e rinj. Megjithatë, përpara Ministrisë së Arsimit, studentët u përballën me dhunën dhe ndërhyrjen e forcave të policisë.
Ndërhyrjet e policisë ndaj atyre që protestojnë nuk mund të jenë përgjigjja ndaj kërkesave të një brezi që kërkon të dëgjohet, të respektohet dhe të gjejë drejtësi. Kur brezat e rinj dalin në shesh për të kërkuar ndryshim, përgjigjja e institucioneve nuk mund të jetë represioni, por dialogu dhe marrja e përgjegjësive.
Si Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali (“Rete degli Studenti Medi”), shprehim solidaritetin tonë të plotë me studentët shqiptarë. Lufta e tyre është edhe lufta jonë. Sheshet u përkasin atyre që luftojnë për një të tashme më të mirë. Dhe asnjë shkop gome nuk mund t’i fshijë idetë.
Edhe ne do të dalim në shesh në Romë, këtë të shtunë, në kuadër të grevës kombëtare, sepse kërkojmë një të drejtë për arsimim që të garantohet realisht, shkolla të sigurta dhe të aksesueshme, si dhe të drejtën për t’u dëgjuar./Dosja.al
Pamje KAMËZ- Gjimnazistët në Kamëz i janë bashkuar thirrjes së studentëve, duke bojkotuar procesin mësimor dhe d...
Pamje TIRANA- Media gjermane DerStandard ka shkruar për protestat në Shqipëri. Ajo shkruan se për të dytën ditë radha...
Pamje TIRANA- Protestat e studentëve shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Al Jazeera raporton p...
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve shqiptarë ka marrë jehonë ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen edhe të medi...
Pamje TIRANA- BBC i ka bërë jehonë protestës së studentëve, për të cilën shkruan se mijëra studentë kan...
Pamje Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar sot, më 14 tetor, procesin mësimor, duke iu bashkuar protestave q...
Foto ilustruse Universitetet kanë akumuluar për dekada dobësi të theksuara në logjistike, laboratorë dhe kërkim shkencor, p...
Pamje Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut i është kthyer rënies dhe ka prekur një minimum të ri historik ditën e sotme.&nb...
Foto ilustruse Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit ...
Foto ilustruse TIRANA- Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjel...