Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
Lufta në Ukrainë, OSBE: Do të evakuojmë përkohësisht të gjithë stafin nga vendi
24 February 2022, 18:35Nga DOSJA
UKRAINË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se do të “evakuonte përkohësisht” të gjithë anëtarët e saj të misionit ndërkombëtar nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm Helga Maria Schmid gjatë një deklarate për mediat.
Schmid tha se vendimi për tërheqjen e stafit të OSBE-së nga Ukraina ishte për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe situatës së përkeqësuar të sigurisë në vend dhe do të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e realizueshme në varësi të faktorëve përkatës në terren. Një zëdhënës i sekretariatit konfirmoi se anëtarë të Misionit Special të Monitorimit (SMM) do të ishin në mesin e të evakuuarve.
“Përkushtimi dhe guximi i stafit të OSBE-së është i lavdërueshëm. OSBE-ja krijoi menjëherë Misionin Special të Monitorimit (SMM) në vitin 2014 dhe burrat dhe gratë e përkushtuara të këtij misioni kanë qenë sytë dhe veshët tanë të paanshëm në terren në të gjithë vendin. Ne kemi një trashëgimi me të cilën duhet të krenohemi në vend. Mezi presim të rifillojmë misionet tona kur ta lejojnë rrethanat”, thuhet në deklaratën e Schmid.
RUSI- Mijëra qytetarë në Moskë dhe në qytete të tjera ruse kanë dalë në protestë kundër luftës në Ukrainë. Raportohet se deri më tani janë arrestuar mbi 800 per...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi udhëheqësit e biznesit të vendit se ai priste “kufizime” në ekonominë e Rusisë. CNN shkruan se Puti...
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka njoftuar sanksionet e fundit kundër Rusisë. BBC shkruan se Johnson e ka quajtur Presidentin rus Vl...
UKRAINË- Konfirmimi që vjen nga pala ukrainase se kontrolli mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit është i marrë nga forcat ruse. Deri më tani n...
RUSI- Ndërkohë që në forcat ruse janë futur në Ukrainë duke e pushtuar thuajse plotësisht shtetin fqinj, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim të gjatë përpara m...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer “heshtjen” dhe i është përgjigjur Perëndimit për herë të parë që prej dhënies së urdhërit për bombardim...
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainë...
ANGLI- Në një takim të tensionuar pas pushtimit rus të Ukrainës, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss qortoi ambasadorin e Moskës Andrei Kelin përpara se ta...
UKRAINË– Shpërthime në Mariupol, Odessa, Kharkiv dhe qytete të tjera të Ukrainës kanë lënë pas viktimat dhe të plagosurit e parë. Raportohet se deri ...