LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë, Spanja mund të kthehet furnizuesi i ardhshëm i Europës me energji

25 March 2022, 14:48 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Spanja mund të kthehet furnizuesi i

SPANJË– Maroku dhe Spanja nuk janë vende mike, por janë të varura ekonomikisht nga njëra tjetra. Edhe Algjeria, që sapo u vizitua nga kryeministri Pedro Sánchez nuk është vërtet një nga vendet partnere të këtij vendi europian. Por me sulmin e Putinit ndaj Ukrainës dhe fundin e Nord Stream 2 gjithçka shihet ndryshe. Për Spanjën kanë ndryshuar disa gjëra sa i përket gjendjes së re gjeostrategjike.

Kontaktet e saj ekonomike tradicionalisht të mira me vendet arabe dhe botën afrikano-veriore, parqet e shumta me energji diellore dhe energjinë e erës, si dhe gjashtë terminalet me gaz të lëngshëm (LNG), me një të shtatin në ndërtim kanë tërhequr vëmendje të re. Njëkohësisht lidhjet që duhen forcuar me Nigerinë dhe furnizuesit e tjerë të lëndëve të para.

Spanja prodhon 21 përqind të energjisë që konsumon nga burimet e renovueshme dhe në këtë mënyrë nuk ka probleme me furnizimin e energjisë. Për mediat spanjolle ky është shanci i madh që ka vendi për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm europian në fushën e energjisë.

Riaktivizim i MidCat

Spanja, që siç e tregoi sërish edhe pandemia, është shumë e varur nga turizmi, do që 140 miliardë eurot që jepen nga Brukseli prej fondit Next Generation Fonds t’i përdorë për ta bërë ekonominë spanjolle sa më ekologjike. Këtu bën pjesë edhe prodhimi i hidrogjenit me rrugë ekologjike. Këtë gjë do edhe shefja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, e cila ka vizituar disa herë Madridin. Përveç të tjerash ajo është e interesuar edhe për riaktivizimin e projektit MidCat (Midi Catalonia) linjës së gazit midis Spanjës dhe Francës. 80 kilometra të gazsjellësit me kapacitet 7,5 miliardë metra kubik (sa për krahasim: Nord Stream 1: 55 miliardë metra kubik) janë ndërtuar në territorin spanjoll. Më 2019 punimet e ndërtimit janë ndërprerë.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy linja krahasimisht të vogla, që transportojnë gaz nga Navarra dhe vendi i Baskeve në drejtim të Francës. Ministrja spanjolle e ambientit, Teresa Ribera kritikoi ditët e fundit Francën, që nuk do të bashkëpunojë në projektin MidCat. ”Problemi kryesor është ai i financimit. Duke dalë nga loja Nord Stream 2 tema bëhet sërish aktuale,” thotë eksperti spanjoll për Afrikën e Veriut, Ignacio Cembrero.

Spanja do që ta ndajë çmimin e gazit nga ai i rrymës

Kryeministrit Pedro Sánchez do t’i duhet fillimisht që të ulë çmimin e energjisë, për të qetësuar ekonomitë shtëpiake spanjolle të goditura nga pandemia, katastrofa e borës, inflacioni dhe thatësira e madhe. Taksat mbi vlerën e shtuar janë hequr tashmë nga çmimi i rrymës, por opozitës kjo nuk i mjafton. Për ta shkëputur çmimin shumë të lartë të gazit nga pjesa tjetër e tregut, në mënyrë që burimet e gjelbërta si prodhimi i energjisë nga uji, dielli dhe era të bëhen më interesante, Sánchezi nisi një udhëtim nëpër Europë.

Ai do që për këtë gjë të arrihet konsenus në BE. Disa vëzhgues të mediave shohin se për Spanjën hapet në këtë çështje një dritare si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, të tjerët mendojnë se misioni që ta kthejë Spanjën në furnizues energjie është një iluzion. „E qartë është se që në vitin 2025, falë parqeve të shumta energjetike të erës dhe diellit ne do të arrijmë të kemi çmim rryme 50 euro pro megavat, ndërkohë që në Gjermani dhe Francë çmimi do të jetë nga 60 në 70 euro,” thotë Luis Merino, kryeredaktor i gazetës Energías Renovables, i cili i referohet të dhënave të operatorit spanjoll të tregut të rrymës, Omel. Kështu Spanja mund të kthehet në vend interesant si eksportues energjie.

 Ndryshimi i strategjisë do kohë

Një gjë e tillë ndodhi që në janar 2022, kur Spanja eksportoi në Francë më shumë rrymë elektrike se sa importoi. ”Nëpërmjet dendësisë së ulët të popullsisë ne kemi mundësinë të ndërtojmë impiante të tjera hidraulikë dhe të investojmë në burime si ngrohtësia e tokës,” thotë Roberto Gómez-Cálvet, ekspert energjie në Universidad Europea në Valencia: “Por kjo strategjie e gjithanshme e qeverisë aktuale, që parimimsht është në rregull, do vite që të vihet në jetë.”

Ai mendon se heqja dorë nga përdorimi i qymyrit, që ka vetëm pak vite që ka ndodhur, ka qenë gabim po të kihet parasaysh situata aktuale. Spanja ka vetëm 5 centrale atomikë në punë, të cilat mendohet të shkëputen nga rrjeti vitet e ardhshme:

‘‘Por për këtë nuk mund të mendohet këto momente,” thotë Gómez-Cálvet. Aq më shumë që Sánchez do që tëeksportojë energji.

Majorka si “laborator”

Eksperti i energjisë mendon se prodhimi i hidrogjenit të gjelbërt është shumë i shtrenjtë dhe me efektivitet të ulët: „Por aktualisht nuk duket që në tryezë të kemi ndonjë mundësi tjetër për të zëvendësuar naftën dhe gazin që mungon.”

Për këtë arsye në Majorka ka nisur ndërtimi i fabrikës së parë të prodhimit të hidrogjenit të gjelbërt. Ai pritet të shihet si referues teknik për Europën Jugore „Aktualisht kemi të bëjmë me një lloj laboratori,” thotë Gómez-Cálvet.

Për të realizuar ëndërrën e Sánchez‘-it, që ta kthejë Spanjën në prodhues të rëndësishëm energjie, duhet importuar shumë gaz nga SHBA, thotë Roberto Centeno, ish-drejtues në ndërmarrjen spanjolle të gazit, Enagás: „Ne donim në atë kohë të shtronim linjat me Francën, por për të sjellë në Spanjë gaz nga Rusia, dhe jo anasjelltas.” Algjeria nuk mund të zëvendësojë Rusinë si furnizues i Europës.

Spanja zotëron aktualisht 35 përqind të rezervave të lëngshme të gazit të BE. Portugalia, e cila zotëron po ashtu terminale gazi të lëngshëm, e përkrah ëndërrën e Sánchezit dhe sheh tek ajo shance edhe për vendin e vet, për të investuar edhe më shumë tek energjitë alternative.

Cembrero sheh se me gjendjen aktuale shfaqen për Spanjën shumë probleme të reja gjeopolitike: „Linjat e gazit nga Algjeria në Marok, me të cilat Spanja do të mbulonte një pjesë të nevojave të veta për gaz, janë bllokuar për shkak të grindjeve politike. Me rivendosjen e marrëdhënie në fushën e energjisë midis Algjerisë, Marokut dhe Spanjës, vijnë në tavolinë shumë probleme të tjera si përshembull përkrahja e mundshme e terroristëve islamik në Afrikë si dhe statusi i Saharasë Perëndimore,” mendon Cembrero. Por kurrkush nuk i shpëton dot bërjes së kompromiseve të padëshiruara në politikën energjetike në Europë, sepse puna është shumë me spec./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ignacio cembrero roberto gómez-cálvet ignacio cembrero roberto gómez-cálvet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin