LIVE UPDATES
Aktualitet

Macron kërkon përparim të Kosovës drejt BE-së dhe normalizim me Serbinë

Në një letër urimi drejtuar Shiroka Pulës me rastin e marrjes së detyrës, Macron vuri në pah partneritetin ndërmjet Francës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e Parisit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

4 November 2026, 15:09 Nga G.M

Macron kërkon përparim të Kosovës drejt BE-së dhe


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shfaqi shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i japë shtysë përparimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ritheksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në një letër urimi drejtuar Shiroka Pulës me rastin e marrjes së detyrës, Macron vuri në pah partneritetin ndërmjet Francës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e Parisit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, presidenti francez shfaqi shpresën se zgjedhja e Shiroka Pulës do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës. Mesazhi i Macronit vjen në një kohë kur Kosova përballet me ngecje në procesin e integrimit evropian, ndërsa marrëveshjet e arritura me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve vazhdojnë të mbeten kryesisht të pazbatuara.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj ende nuk është shqyrtuar nga vendet anëtare dhe vendi vazhdon të ketë statusin e kandidatit potencial. Pesë shtete të BE-së - Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja - nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që përbën një pengesë shtesë politike për avancimin e saj në procesin e integrimit.

Franca, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, mbështet perspektivën e saj evropiane, por këmbëngul që përparimi në këtë drejtim të shoqërohet me reforma dhe zbatimin e detyrimeve nga dialogu me Serbinë.

Në raportin e vitit 2026, të publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian konstatoi se kriza politike dhe bllokada institucionale e kanë ngadalësuar zbatimin e reformave në Kosovë. Kosova, megjithatë, ka tashmë institucione të reja. Shiroka Pula u zgjodh presidente më 7 tetor, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nisi mandatin e ri katërvjeçar në shtator.

Normalizimi me Serbinë, kërkesë e vazhdueshme e Francës

Në letrën drejtuar Shiroka Pulës, Macron riafirmoi mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duke e vendosur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ndër çështjet kryesore për të ardhmen evropiane të Kosovës. Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit në Bruksel, në shkurt të vitit 2023, ndërsa një muaj më vonë u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, ndër të tjera, parasheh që palët të zhvillojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, t’i njohin dokumentet dhe simbolet përkatëse dhe që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ajo përfshin edhe detyrimin e Kosovës për të siguruar një nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes ka ngecur, ndërsa Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën për mosrespektimin e detyrimeve. Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht se zbatimi i marrëveshjeve të dialogut është pjesë e pandashme e rrugës evropiane të të dyja vendeve.

Edhe Franca ka mbajtur një qëndrim të tillë. Gjatë vizitës në Kosovë në korrik, ministri francez i deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, e lidhi përparimin e Kosovës drejt BE-së me përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshjet e dialogut.

Bashkëpunimi Kosovë-Francë

Përveç çështjeve politike, Macron rikujtoi në letrën e tij edhe zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe. Ai iu referua takimit me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti. Gjatë takimit në Pallatin Elize, Kurti dhe Macron diskutuan për integrimin evropian të Kosovës, sigurinë rajonale dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ky bashkëpunim u konkretizua në korrik, kur vizita e ministrit francez për Evropën, Benjamin Haddad, në Prishtinë, u shoqërua me nënshkrimin e katër marrëveshjeve dhe një deklarate synimi në fushat e drejtësisë, arsimit dhe sportit.

Dy prej marrëveshjeve kanë të bëjnë me ekstradimin dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të drejtësisë. Një tjetër marrëveshje parasheh një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim, për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Palët nënshkruan gjithashtu një deklaratë synimi për organizimin e këtyre lojërave dhe një marrëveshje për zgjerimin e mësimit të gjuhës frënge në Kosovë. Marrëveshjet e korrikut u diskutuan edhe më 22 tetor, kur Kurti dhe Haddad u takuan në margjinat e samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin