4 November 2026, 13:59
Nga E.M

FIER- Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Kjo lëvizje ka për synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e shkeljeve të qarkullimit.
Përmes një njoftimi, efektivët e policisë bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave, për 11 persona kanë nisur hetimet, 3 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Janë vendosur 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 25 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 14 për parakalim të gabuar.
Policia ka ndëshkuar me gjoba edhe 10 shoferë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, si dhe ka vendosur 440 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Në një apel drejtuar shoferëve të automjeteve, Policia Rrugore u bën thirrje të respektojnë rregullat, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore Fier vijon monitorimin intensiv me pajisje inteligjente dhe kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim evidentimin, parandalimin, ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore si dhe vështirësojnë qarkullimin në qëndrat e banuara.
Gjatë kësaj jave:
* 11 shtetas janë proceduar penalisht, 3 prej tyre të arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
* 885 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;
* 25 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 14 masa për parakalim të gabuar;
* 10 masa për drejtim nën efektin e alkoolit;
* 440 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
APEL I POLICISË RRUGORE FIER
Mos e përdorni automjetin si mjet për të rrezikuar jetën tuaj dhe të tjerëve!
Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit, manovrat e rrezikshme, parkimet në shkelje nuk janë thjesht shkelje të Kodit Rrugor, por papërgjegjshmëri që mund të sjellin pasoja fatale për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Respektoni rregullat. Ulni shpejtësinë. Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.
Në timon, përgjegjësia është detyrim, jo zgjedhje!/Dosja.al
Fier
Aktualitet
4 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Pas nisjes së marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit astudentët janë futur në ambientet e Fakuktetit t&...
Aktualitet
4 November 2026, 13:32
E.M
TIRANË- Dita e mërkurë shënon revoltën e 23-të të studentëve në Tiranë. Të grumbulluar dhe me pankarta n...
Aktualitet
4 November 2026, 12:48
E.M
ITALI- Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas nj&eu...
Aktualitet
4 November 2026, 12:35
I.A
Karburantet
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur...
Aktualitet
4 November 2026, 12:35
E.M
KLOS- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 01:10 të datës 03.11.2026 janë njoftuar se dy shtetas të...
Aktualitet
4 November 2026, 11:58
E.M
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona në kuadër të tre operacioneve të zhvilluara gjatë 24 or...
Aktualitet
4 November 2026, 11:54
I.A
Protesta
FRANCË- Media franceze 'Le Releve et la Peste' i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke e cil&e...
Aktualitet
4 November 2026, 11:18
E.M
LEZHË- Mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës është shënuar një shpërthim me ksploziv në një garazh ...
Aktualitet
4 November 2026, 11:12
E.M
FIER- Në aksin rrugor Fier-Ballsh në fshatin Lalar një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët....
Aktualitet
4 November 2026, 11:05
E.M
KOSOVË- Pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekaj më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë, pranë qytetit të Pejës protesta ...