LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mamaja ka nevojë për transplant veshke’/ Zbulohet skema, si mashtroi çiftin zviceran reperja Loredana dhe vëlla

8 May 2019, 14:37 Nga DOSJA
‘Mamaja ka nevojë për transplant veshke’/ Zbulohet skema,

ZVICËR– Reperja Loredana Zefi u arrestua të martën mbrëma nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë, Beratin. (Lexo këtu)

Edhe pse u lirua pak orë pas arrestimit të saj, mbi Loredanën Zefi, gruan e reperit të njohur Mozzik, rëndojnë akuzat e vjedhjes së një shume parash, prej 900 mijë frangash zvicerane.

Por si ka ndodhur skema e mashtrimit?

Presigjozia “BILD” në një artikull të publikuar për këngëtaren ka publikuar skemën e mashtrimit se si dy vëllezërit u vodhën qinda mijëra franga zvicerane një çifti.

Fillimisht vëllai i saj, Berati i kishte kërkuar para gruas me profesion kamariere për t’i bërë transplant veshke mamasë. Pasi kishte marrë të hollat ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Pas largimit të të vëllait, në skenë kishte hyrë këngëtarja e cila ishte prezantuar si e bija e një avokati duke iu marrë shuma marramendëse parash çiftit për të marrë mbrapsht çfarë iu takonte.

Mashtrimi ishte zbuluar rastësisht pasi gruaja kishte parë Loredanën në një gazetë kur prezantohej si repere.

Edhe pse e liruar nga policia, ende nuk dihet se si do të shkojë rasti i reperes. Sipas ligjeve zvicerane vjedhja nëpërmjet mashtrimit shkon deri në 5 vite burg. Në të kundërt paguhet një gjobë e majme nga e akuzuara.

Artikulli i “Bild” për rastin e mashtrimit

“Buzëqeshje një million dollarëshe, unë jam një diva. Unë jam ndryshe, mos më quani trafikante “, kështu fillon kënga hit e Loredanës së bashku me babain e vajzës së saj e lancuar në vitin 2018. Në atë kohë që ajo paraqitej në klip me makinat më të fundit dhe përdorimin e armëve tip kallashnikov.

Tashmë reperja zvicerane 23-vjeçare Loredana është arrestuar për mashtrim për rreth qinda mijëra euro.

Së bashku me vëllain e saj më të madh, Beratin, Loredana akuzohet se i ka rrëmbyer para një çifti që prej vitit 2016. Sipas burimeve, vëllai i saj iu afrua gruas së çiftit, e cila punonte kamariere, duke përdorur emrin “Antonio Cas”, me pretendimin se ishte një oficer doganor. Gruaja i tha gazetës “20 Minuten” se ai kishte biseduar me vëllain e këngëtares në WhatsApp për një kohë. Dhe më pas e kishte takuar vetëm për të pirë një kafe.

Fillimisht, sipas gruas ata kishin kaluar mirë bashkë ndërsa më pas ajo i kishte dhuruar 87.000 franga. Sipas gruas, Berati pretendonte se kishte nënën sëmurë dhe se ajo kishte nevojë për një transplant veshke. Më pas ai i kishte kërkuar më shumë para, gjithsej 200 000 franga, para që konvertohen në rreth 175 000 euro.

Në fillim gruaja me profesion kamariere nuk i kishte treguar bashkëshortit të saj për paratë. Më pas 53-vjeçari me profesion shofer kamioni kishte vënë re mungesën e parave rastësisht kur kishte kontrolluar llogarinë bankare.

Së bashku, çifti u përball me Antonio-n dhe mësoi se ai ishte një person tjetër nga sa pretendonte duke e shfaqur hapur se kush ishte.

“Tha se nuk mund të bënte asgjë. Më tha se ia kishte bërë vetes. Nuk duhet t’i kisha dhënë para borxh një djali të panjohur me sy bojëqielli,”-tha gruaja.

Këtu shfaqet motra e tij, Loredana.

Në shtator 2017, një grua kontaktoi çiftin duke pretenduar se ishte “Anna Landmann”, vajza e një avokati të njohur me pretendimin se do t’i ndihmonte.

Në takimin e parë me gruan, Loredana kishte lënë përshtypje të mira.

“Ajo ishte një grua shumë e këndshme, miqësore. Mendova, ‘Kjo sigurisht që është një grua e ndershme”.

Duke shpresuar që 200.000 frangat do t’i ktheheshin mbrapsht, ajo dhe burri i saj filluan t’i paguajnë shuma të tmerrshme vajzës së avokatit. Brenda disa muajve ata i dhanë këngëtares plot 700 000 franga (615 000 euro)!

Paratë çifti i kishte huazuar nëpërmjet të afërmve, miqve dhe të njohurve. Në shkurt të vitit 2018, kamerierja zbuloi rastësisht në gazetë se gruaja që kishte  takuar si avokate “Anna Landmann” ishte në të vërtetë një repere me emrin Loredana Zefi!

Sipas medias gjemane “20 Minuten “, çështja kundrejt vëllait të saj është pushuar pasi vëllai i saj i ka marrë paratë pa asnjë kërcënim dhe me vullnet të plotë të gruas. Kështu që çifti do të duhet t’i thotë “mirupafshim” 200,000 frangave.

“St. Galler Tagblatt” e cilësonte Loredana Zefin si një nga artistet aktuale më të suksesshme zvicerane dhe duke iu refereuar suksesit, parave dhe më shumë parave, e cilësonin “të pandalshme”.

Por tashmë rezulton e kundërta. Loredana ndalet! Atë e ndal vetëm ligji!

Përktheu Dosja.al

Marrë nga “BILD”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet loredana lirohet loredana zefi arrestohet loredana lirohet loredana zefi

Sondazh

Aktualitet 8 May 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin