Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Barazimi spektakolar 4-4 ndaj Aston Villas nuk e ka larguar presionin mbi trajnerin anglez. United ka regjistruar vetëm një fitore në kampionat gjatë gjithë sezonit, por Carrick është i bindur se ka dhënë prova të mjaftueshme për të qëndruar në stol.

ANGLI - Michael Carrick nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe pozicionit alarmant të Manchester United në Premier League, trajneri anglez këmbëngul se meriton të vazhdojë punën në krye të skuadrës.
Barazimi 4-4 ndaj Aston Villas në Old Trafford solli emocione deri në sekondat e fundit, por nuk arriti të largojë pikëpyetjet mbi të ardhmen e Carrick. United ishte dy gola në disavantazh në dy raste, fillimisht 0-2 dhe më pas 2-4, përpara se Joshua Zirkzee dhe Patrick Dorgu të shënonin në kohën shtesë dhe të shpëtonin një pikë.
Megjithatë, bilanci mbetet shqetësues: vetëm një fitore në kampionat gjatë gjithë sezonit dhe një pozicion në zonën e rënies nga kategoria përpara pushimit të kombëtareve.
I pyetur nëse beson se ka bërë mjaftueshëm për të qëndruar në detyrë, Carrick u përgjigj pa hezitim: “Po, 100 për qind. Mendoj se ka më shumë se mjaftueshëm. Golat ndryshojnë ndeshjet dhe kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë në mënyrë drastike. Për momentin po ia vështirësojmë shumë vetes në momente të caktuara”.
45-vjeçari theksoi se e ka të qartë drejtimin që duhet të ndjekë klubi, duke pranuar se objektivi kryesor mbetet rikthimi te fitoret.
Ndërkohë, intervista e tij për “Sky Sports” pas ndeshjes u shoqërua edhe me momente tensioni. Kur u pyet nëse do të zhvillonte bisedime me drejtuesit e klubit në ditët në vijim, Carrick reagoi duke pyetur: “A do të ketë të tilla?”.
I ngacmuar më tej për mundësinë e largimit, ish-mesfushori i Anglisë ishte kategorik: “Kjo nuk do të ndodhë”.
Ndeshja e radhës për Manchester United do të jetë një transfertë tepër e vështirë, ndaj Liverpoolit në “Anfield”, më 22 nëntor. Një tjetër provë e rëndësishme për Carrick, i cili duhet të bindë se skuadra mund të dalë nga kriza.
B.T (Dosja.al)
Falë dy golave të Fermin Lopez dje kundër Atlético Madrid, Barça mbetet në krye të ligës SPANJE - Barcelona mori n...
KATAR - Marc Márquez është gjithnjë e më pranë titullit të dhjetë botëror në karrierë. Pas vendit t&eu...
HOLANDE - Një situatë e pazakontë ka tronditur futbollin holandez. Derbi mes Vitesse dhe De Graafschap, i vlefshëm për kategorinë...
NORVEGJI - Momente paniku në kampionatin norvegjez. Ndeshja mes Tromsø dhe Bodø/Glimt u ndërpre për rreth 40 minuta, pasi një ...
SPANJE - Futbolli spanjoll vazhdon të tregojë solidaritet pas vdekjes tragjike të Jesús de Miguel. Klubi i Tenerife-s ka marrë nj&eu...
SPANJE - Katalanasit triumfojnë në një supersfidë të mbushur me emocione, duke përmbysur avantazhin e madrilenëve. Dy gola t&...
ITALI - Juventusi nuk arrin të rikthehet te fitorja në kampionat, duke u ndalur në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Fiorentin&e...
ITALI - Zikaltërit triumfojnë 2-0 në “San Siro”, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi ndaj Comos. Pio Esposito dhe Marcus Th...
RROGOZHINE - Kryesuesit e Superiores nuk ndalen dhe dhurojnë një tjetër demonstrim force. Egnatia mposht Vorën 5-1, duke shkuar në kuot...
ANGLI - Spektakël me tetë gola në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa ndajnë pikët pas një drame të çmendu...