Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Skuadra spanjolle është zotuar të mbështesë financiarisht Carlan, vajzën njëvjeçare të sulmuesit që ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Premtimi do të zgjasë deri në moshën 18-vjeçare, ndërsa edhe klube e futbollistë të shumtë janë bashkuar për të ndihmuar familjen.

SPANJE - Futbolli spanjoll vazhdon të tregojë solidaritet pas vdekjes tragjike të Jesús de Miguel. Klubi i Tenerife-s ka marrë një angazhim të veçantë për familjen e sulmuesit, duke premtuar se do të kujdeset financiarisht për vajzën e tij njëvjeçare, Carla, deri në momentin kur ajo të mbushë 18 vjeç.
De Miguel ndërroi jetë javën e kaluar, në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje me portierin kundërshtar gjatë ndeshjes së divizionit të dytë kundër Andorrës. Ai la pas bashkëshorten María dhe vajzën e vogël.
Gjatë ceremonisë përkujtimore të zhvilluar në stadiumin “Heliodoro Rodríguez López”, aksionari kryesor i Tenerifes, Rayco García, dha premtimin se familja nuk do të mbetej vetëm përballë kësaj tragjedie.
“Carla nuk do të jetë kurrë vetëm. Do të bashkohemi të gjithë për ta mbështetur deri në moshën 18-vjeçare. Do të sigurohemi që të mos i mungojë asgjë”, deklaroi García.
Angazhimi u konfirmua edhe nga drejtori ekzekutiv i klubit, Antonio Manuel Porro Granados, i cili theksoi se Tenerife do të ofrojë mbështetje përtej detyrimeve ligjore, duke shqyrtuar edhe mënyra të tjera për të ndihmuar financiarisht familjen.
Solidariteti nuk është kufizuar vetëm te klubi. Sipas raportimeve në Spanjë, familja pritet të përfitojë edhe një kompensim bazë prej rreth 360 mijë eurosh pas vdekjes së futbollistit.
Ndërkohë, sulmuesi i Hercules, Fran Sol, ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve. Deri të dielën, shuma e dhuruar kishte kaluar 150 mijë euro, ku kontribut kanë dhënë edhe futbollistët e kombëtares spanjolle Álvaro Morata dhe Álex Baena.
Edhe klubet e Burgos dhe Almería kanë njoftuar se do t'ia dhurojnë familjes së De Miguel të ardhurat nga ndeshjet që do të zhvillojnë këtë sezon kundër Tenerifes. Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur gjithashtu nga shumë klube të tjera, përfshirë Manchester United.
Në të gjithë Spanjën, ndeshjet e kësaj fundjave do të shoqërohen me një minutë heshtje, ndërsa takimet do të ndërpriten edhe në minutën e nëntë, në nderim të numrit të fanellës që mbante sulmuesi.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Katalanasit triumfojnë në një supersfidë të mbushur me emocione, duke përmbysur avantazhin e madrilenëve. Dy gola t&...
ITALI - Juventusi nuk arrin të rikthehet te fitorja në kampionat, duke u ndalur në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Fiorentin&e...
ITALI - Zikaltërit triumfojnë 2-0 në “San Siro”, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi ndaj Comos. Pio Esposito dhe Marcus Th...
RROGOZHINE - Kryesuesit e Superiores nuk ndalen dhe dhurojnë një tjetër demonstrim force. Egnatia mposht Vorën 5-1, duke shkuar në kuot...
ANGLI - Spektakël me tetë gola në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa ndajnë pikët pas një drame të çmendu...
BRAZIL - Shiu trazoi garën në Interlagos, por nuk ndryshoi fituesin. Norris siguroi fitoren për të dytin vit radhazi, ndërsa Verstappen...
ELBASAN - Skënderbeu ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë përballë Dinamo City me rezultatin 0-...
ITALI - Cisse dhe Pulisic i japin avantazhin e dyfishtë skuadrës kuqezi që në 19 minutat e para, por një gol i vendasve në fund e ...
ANGLI - Liverpooli ka lënë pas momentin e vështirë, duke marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë...
GJERMANI - E ardhmja e Manuel Neuerit te Bayern Munich është vënë sërish në dyshim. Portieri gjerman pësoi një tjet&eum...