Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mourinho, Solskjaer, Ten Hag, Amorim dhe tani Carrick. Stoli i “Djajve të Kuq” vazhdon të mbetet një nga më të paqëndrueshmit në futbollin anglez, me një tjetër trajner që nuk arrin t'i mbijetojë presionit në Old Trafford.

ANGLI - Michael Carrick është trajneri i radhës që largohet nga Manchester United. Klubi anglez njoftoi të enjten ndarjen me ish-mesfushorin e përfaqësueses angleze, duke i dhënë fund një aventure që nisi në janar, fillimisht me një mandat të përkohshëm dhe më pas me një kontratë të zgjatur gjatë verës.
Me largimin e tij, Manchester United shton edhe një emër në listën e gjatë të trajnerëve që kanë dështuar të rikthejnë klubin në majat e futbollit anglez, pas largimit të Sir Alex Ferguson në vitin 2013.
David Moyes ishte i pari që mori përsipër këtë mision të vështirë, por qëndroi vetëm 10 muaj. Më pas erdhën Louis van Gaal, José Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer dhe Erik ten Hag, përpara se radha t'u vinte Ruben Amorim dhe Michael Carrick.
Secili prej tyre pati një histori të ndryshme në Old Trafford, por asnjëri nuk arriti të rikthente Manchester United në fronin e Premier League. Mourinho fitoi tre trofe, Van Gaal dhe Solskjaer nga një, ndërsa Ten Hag siguroi dy trofe, përfshirë FA Cup dhe League Cup.
Carrick, i cili në janar 2026 mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Amorim, fillimisht arriti rezultate pozitive. Ai e mbylli sezonin e kaluar në vendin e tretë, duke siguruar edhe kualifikimin në Champions League, çka i garantoi një kontratë dyvjeçare.
Por sezoni i ri rezultoi katastrofik. Manchester United regjistroi vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe përfundoi në zonën e rënies nga kategoria. Kjo ishte arsyeja që drejtuesit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të.
Trajnerët që kanë drejtuar Manchester United pas Sir Alex Ferguson:
David Moyes
Ryan Giggs (i përkohshëm)
Louis van Gaal
José Mourinho
Ole Gunnar Solskjaer
Ralf Rangnick (i përkohshëm)
Erik ten Hag
Ruud van Nistelrooy (i përkohshëm)
Ruben Amorim
Darren Fletcher (i përkohshëm)
Michael Carrick
Tashmë, Manchester United është në kërkim të trajnerit të tetë të përhershëm që nga largimi i Fergusonit. Sipas raportimeve, Mauricio Pochettino është emri i zgjedhur për të marrë drejtimin e skuadrës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Mesfushori belg mund të largohet...
ANGLI - Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Anglisë përpara Kampionatit Evropian 2028. Pavarësisht spekulimeve q&...
Thomas Frank, kandidati kryesor ANGLI - Crystal Palace ka shkarkuar zyrtarisht Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të skuadrës....
SUEDI - Dejan Kulusevski është rikthyer në kombëtaren suedeze pas 526 ditësh mungesë, duke lënë pas një periudh&eum...
ITALI - Kimi Antonelli vazhdon të marrë vlerësime për sukseset e tij në Formula 1. Këtë herë, piloti i Mercedesit ë...
ITALI - Milani kërkon një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe emri që ka marrë përparë...
SPANJE - Barcelona ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të ruajtur lidhjen e përjetshme me tifozët e s...
TIRANE - Ndeshja Shqipëri-Finlandë do të ketë edhe një moment të veçantë përtej 90 minutave të futbollit. A...
Nga Endi Tufa TIRANE - Këshilli i Ministrave miraton projektligjin që ndryshon ligjin e vitit 1994 për sponsorizimet. Bizneset do të mund t&...
SHBA - Gianni Infantino po përballet me një tjetër polemikë, këtë herë larg fushave të futbollit. Presidenti i FIFA-s d...