12 November 2026, 14:25
Nga DOSJA

TIRANE - Ndeshja Shqipëri-Finlandë do të ketë edhe një moment të veçantë përtej 90 minutave të futbollit. Armando Sadiku do të rikthehet në qendër të vëmendjes së tifozëve kuqezi, këtë herë për të marrë duartrokitjet e fundit në një ceremoni zyrtare lamtumire nga Kombëtarja shqiptare.
Sulmuesi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me përfaqësuesen dhe përpara sfidës së sotme në Arenën Kombëtare do të zhvillohet ceremonia e nderimit, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Sadiku është një prej emrave që do të mbetet i lidhur përjetësisht me një prej momenteve më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Më 19 qershor 2016, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Europian në Francë, ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë. Një realizim që i dha Shqipërisë fitoren e parë në historinë e saj në një Kampionat Europian dhe që u kthye në një nga imazhet më të paharrueshme të asaj aventure.
Historia e tij me Kombëtaren nisi në vitin 2012 dhe zgjati deri në vitin 2023. Në këtë periudhë, sulmuesi regjistroi 39 ndeshje dhe 12 gola, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë në historinë e përfaqësueses shqiptare.
Në Euro 2016, Sadiku ishte titullar në të tria ndeshjet e Shqipërisë në fazën e grupeve dhe realizoi një gol, pikërisht atë ndaj Rumanisë. Ai ishte gjithashtu pjesë e grupit që përjetoi kualifikimin historik të Shqipërisë në turneun e parë madhor ndërkombëtar.

Karriera e tij nisi në futbollin shqiptar, me Turbinën, Gramozin dhe Elbasanin, përpara se të transferohej në Zvicër, ku spikati me Locarnon, Luganon dhe Zyrihun. Më pas provoi eksperienca në Poloni me Legia Varshavën, në Spanjë me Levanten dhe Malagën, në Turqi me Erzurumsporin, në Bolivi me Bolivarin dhe në Spanjë me Las Palmasin e Cartagenën. Rrugëtimi i tij vijoi edhe në futbollin indian, me Mohun Bagan dhe Goa, përpara eksperiencës së fundit te Bellinzona në Zvicër.
Sot, përpara Shqipëri–Finlandë, është momenti për të kujtuar një histori që nuk matet vetëm me numrin e ndeshjeve apo golave. Armando Sadiku largohet nga Kombëtarja, por goli i tij në Francë dhe kontributi në rrugëtimin drejt Euro 2016 do të mbeten pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.
Sport
12 November 2026, 14:09
Nga Endi Tufa
TIRANE - Këshilli i Ministrave miraton projektligjin që ndryshon ligjin e vitit 1994 për sponsorizimet. Bizneset do të mund t&...
Sport
12 November 2026, 14:00
SHBA - Gianni Infantino po përballet me një tjetër polemikë, këtë herë larg fushave të futbollit. Presidenti i FIFA-s d...
Sport
12 November 2026, 13:30
ITALI - Italia dhe Franca përballen sonte në San Siro në një sfidë me shumë rëndësi për fatin e grupit në Lig...
Sport
12 November 2026, 13:00
SPANJE - Fabián Ruiz është një prej simboleve të Spanjës së pamposhtur. Mesfushori i Paris Saint-Germain rikthehet në...
Sport
12 November 2026, 12:30
GJERMANI - Niclas Füllkrug po përjeton një rilindje në karrierë. Pas një periudhe të vështirë në Premier Leagu...
Sport
12 November 2026, 12:00
SHBA - Një vendim i papritur vetëm tetë ditë përpara nisjes së turneut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë t&eum...
Sport
12 November 2026, 11:55
ANGLI - Manchester United vazhdon revolucionin në stol. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrick, duke i dhënë fund aven...
Sport
12 November 2026, 11:30
SPANJE - E ardhmja e Endrick po kthehet në një nga çështjet më të diskutuara të merkatos. Milani dhe Roma kanë shfaqu...
Sport
12 November 2026, 11:00
SHBA - Divock Origi po përgatitet për një aventurë krejt të re, larg fushave të futbollit. Ish-sulmuesi belg, i cili nuk arriti t...
Sport
12 November 2026, 10:48
G.M
pamje
ABU DHABI- Një përplasje fizike mes dy emrave të njohur të arteve marciale mikse ka shkaktuar kaos në Abu Dhabi. Kampioni i pes...