LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshjet e bujshme arabe me Izraelin/ Çfarë u ofron Amerika shteteve të Gjirit?

15 September 2020, 16:40 Nga DOSJA
Marrëveshjet e bujshme arabe me Izraelin/ Çfarë u ofron Amerika

SHBA– Përfaqësuesit e qeverive të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara do të mblidhen në Uashington për të nënshkruar marrëveshje historike mbi normalizimin e marrëdhënieve midis shteteve të Gjirit dhe Izraelit.

Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, e shpallur në gusht dhe që atëherë e njohur si “Marrëveshjet Abraham” nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, i bën Emiratet shtetin e tretë arab dhe i pari në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që bien dakord për krijimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Marrëveshja i jep fund bojkotit ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Izraelit dhe lejon një shitje të mundshme të armëve të SHBA në Emirate. Kritikuar nga palestinezët si një ‘tradhti’, një pozicion i ndarë nga fuqitë rajonale Turqia dhe Irani, marrëveshja do të ketë pasoja të paparë gjeopolitike, deklarojnë ekspertët. Shtohet se shkalla e plotë e pasojave ende nuk dihet.

Shitjet e armëve

William Hartung, drejtori i Programit të Armëve dhe Sigurisë në Qendrën për Politikë Ndërkombëtare me qendër në Uashington, tha se shitjet e armëve janë një ‘faktor i rëndësishëm’ në marrëveshje. Emiratet e Bashkuara Arabe shpesh kanë thënë se duan aeroplanë luftarakë F-35 dhe dronë më të mëdhenj, shtoi Hartung, duke theksuar se SHBA nuk mund t’i shesë atë për shkak të angazhimit të saj për epërsinë ushtarake izraelite në rajon.

Ndër të tjera ai shton se Presidenti Trump po detyron shitjen e armëve dhe ka të ngjarë të shohë Emiratet e Bashkuara Arabe si një klient të ri. Gjatë vitit 2019, Shtetet e Bashkuara rritën shitjet e armëve me 42 %në nivel global, një rritje prej afro 70 miliardë dollarësh, sipas Forumit për Tregtinë e Armëve nga programi i shitjeve amerikane në ushtri të huaja.

Rajonet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut janë dukshëm mbi nivelin e rritjes globale, duke u rritur nga 11.8 miliardë në 2018 në më shumë se 25 miliardë dollarë vitin e kaluar. Maroku udhëheq në blerjen e armëve amerikane, me porosi prej gati 12 miliardë dollarësh.

Një pjesë e mirë e pjesës tjetër lidhet me shtetet e GCC. Vitin e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe shpenzuan më shumë se 4.7 miliardë dollarë në armët amerikane, Bahreini 3.37 miliardë, Katari tre miliardë dhe Arabia Saudite 2.7 miliardë dollarë, sipas FAT.

Hartung tregon se Bahreini mund të ketë rënë dakord për normalizimin në mënyrë që të fitojë akses në armët e përparuara dhe se sauditët mund të jenë në radhë.

“Bahreini sigurisht përfitoi nga transferimet e SHBA pasi Trump hoqi bllokadën në F-16, kështu që ata mund të mendojnë se ia detyrojnë atë.”- u shpreh ai duke iu referuar vendimit të 2017 për t’i shitur aeroplanë Bahreinit pa kushte të të drejtave të njeriut.

Por gjendja e shitjes së F-35 tek Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet e diskutueshme, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nën presionin e kritikëve të bazës së tij të krahut të djathtë. Kur bëhet fjalë për fitoret e brendshme politike, Hartung thotë se administrata Trump mund të ‘mburret’ me normalizimin gjatë fushatës zgjedhore dhe mund të shpallë punë për shkak të programit F-35.

Jon Alterman, nënkryetar i lartë i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), thotë se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve të Gjirit me Izraelin ngre çështje të reja, dhe se ai përfaqëson një angazhim jo karakteristik të administratës Trump ndaj diplomacisë tradicionale.

Alterman thotë se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe ka treguar që administrata Trump është e aftë për manovra diplomatike për t’i bërë ‘gjërat në nxitim me përfshirjen e presidentit’.

Mirpo shqetësimet mbeten kur bëhet fjalë për procesin e paqes izraelo-palestinez, shtoi ai, dhe se ai beson se marrëveshja e normalizimit mund të hapë rrugën për shtetet e tjera të mëdha arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin pa zgjidhur mosmarrëveshjen.

“Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë për të zgjidhur konfliktin e gjatë. Shpresoj se kjo do të nënkuptojë një përpjekje të dyfishuar për ta zgjidhur atë, dhe jo se ajo është zgjidhur në të vërtetë.”- u shpreh Alterman.

Qëndrimi i Teheranit

Izraeli dhe vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, i cili është një shtet me një shumicë shiite dhe një monarki Suni, kanë një qëllim të përbashkët afatgjatë për ta mbajtur Iranin paqësor. Megjithatë Assal Rad, një bashkëpunëtore e Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan, nuk mendon se shtypja e Iranit ishte një ‘llogari e Emirateve’.

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lidhje të gjata ekonomike dhe një diasporë të madhe prej afro 500,000 iranianësh në Emirate, kryesisht në Dubai. Mallra me vlerë 10.23 miliardë dollarë u eksportuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Iran në 2018, duke e bërë këtë vend një nga partnerët kryesorë tregtarë të Iranit. Ras tha se nuk e sheh normalizimin si një qëndrim dhe aleancë anti-iraniane me Izraelin.

Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe të kishin miratuar një strategji anti-iraniane, nuk do të kishte pasur takime të kohëve të fundit midis Iranit dhe ministrave të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad Javad Zarif dhe Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, të cilët udhëheqin delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington të martën.

“Kjo është një përpjekje për të ekuilibruar situatën, unë nuk e shoh atë si një veprim kundër Iranit. Ata duan armë të përparuara dhe kjo është arsyeja pse kjo punë është e mundur.”- u shpreh ajo.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abu dhabi marrëveshjet e bujshme william hartung abu dhabi marrëveshjet e bujshme william hartung

Sondazh

Bota 15 September 2020, 15:49

SERBI– Një bombë e vendosur poshtë mjetit “BMË X5” ka tronditur qytetin e Beogradit të dielën në mesditë. “I paprekshmi” i Serbisë, 30-vjeçari...

Bota 15 September 2020, 14:52

RUSI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë teje të vështirë në mbarë botën, ku ditë pas dite po shënohet bilance të frikshme të viktimave dhe raste...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin