"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Marshim për Mateon, Nikolla: Jam këtu si nënë, dënimi me vdekje s’është gjë e duhur
19 November 2021, 08:50Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla tha para kamerave se mori pjesë në marshimin për Mateo Vasiun, 8-vjeçarin e vrarë nga Klodian Çalamani si nënë e qytetare. Nga sheshi “Skënderbej” ajo tha se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve të fëmijëve.
“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla. Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë. Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta. Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve,”- tha Nikolla.
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përplasur sërish me një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj, i cili ka s...
TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart të cilin e falënder...
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë pati debate mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu. Të dy deputetet debatuan rreth paketës f...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministri...
TIRANË– Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka bërë me dije detaje lidhur me takimin e zhvilluar dje me kryedemokratin ...