Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gardiani i Argjentinës është rikuperuar pas operacionit në nofull dhe do të zbresë në fushë kundër Kosta Rikës me një maskë mbrojtëse. Scaloni paralajmëron edhe katër ose pesë ndryshime në formacion.

ARGJENTINE - Emiliano Martínez është gati të rikthehet në portë me fanellën e Argjentinës. Pas një dëmtimi të rëndë në nofull, që e detyroi t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, portieri ka lënë pas problemet fizike dhe do të jetë titullar në miqësoren e së martës kundër Kosta Rikës.
Lajmin e konfirmoi trajneri Lionel Scaloni, i cili bëri të ditur se kishte preferuar të mos rrezikonte aktivizimin e portierit në sfidën e mëparshme ndaj Uruguait, duke i dhënë edhe disa ditë të tjera për rikuperim.
"Emiliano do të luajë. Ai mund të kishte qenë gati edhe për ndeshjen e mëparshme, por do të ishte një rrezik. Tri ditë shtesë ishin një zgjedhje e kujdesshme", deklaroi Scaloni.
Martínez pësoi dëmtimin gjatë fitores 2-0 të Chelseat më 16 tetor, pas një përplasjeje me mbrojtësin Jarrad Branthwaite. Portieri iu nënshtrua një operacioni në nofull dhe u rikthye në stërvitje rreth dy javë më vonë, duke përdorur një maskë mbrojtëse. Megjithatë, stafi teknik i klubit vendosi të mos e aktivizonte në ndeshjen ndaj Sunderlandit, për të shmangur çdo rrezik të panevojshëm.
Vetë portieri publikoi edhe pamje nga stërvitja me Argjentinën, ku shfaqej me maskën që do të mbajë gjatë ndeshjes kundër Kosta Rikës.
Ndërkohë, Scaloni ka paralajmëruar ndryshime në formacion pas humbjes 2-1 ndaj Uruguait. Trajneri argjentinas synon të testojë alternativa të ndryshme dhe të krijojë më shumë konkurrencë në skuadër, duke bërë të paktën katër ose pesë zëvendësime.
Një nga sfidat kryesore për kampionët e botës mbetet ndërtimi i një ekipi që të përballojë gradualisht mungesën e figurave historike si Lionel Messi dhe Ángel Di María.
"Janë lojtarë të pazëvendësueshëm, por duhet të përpiqemi t'i mbushim këto boshllëqe me futbollistë të rinj, të cilët besojmë se mund të jenë pjesë e skuadrës për shumë vite", theksoi Scaloni.
Argjentina do të përballet me Kosta Rikën në stadiumin Mario Alberto Kempes në Kordoba, në një sfidë ku përveç rezultatit, vëmendja do të jetë edhe te alternativat e reja të trajnerit.
B.T (Dosja.l)
ITALI - Kevin De Bruyne do të rikthehet këtë të martë në Castel Volturno për të rifilluar stërvitjen me Napolin. R...
ITALI - Adriano Galliani ka konfirmuar qëndrimin e tij në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku...
ZVICER - Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale t&eum...
SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë Pep Guardiolës, nëse ky i fundit do t&eu...
TIRANE - Lajmi për ligjin e ri të sponsorizimeve u prit me entuziazëm nga komuniteti sportiv shqiptar, por edhe nga të gjithë ata q&eu...
ZVICER - Një ndryshim i madh po vjen në garat evropiane të klubeve, pasi UEFA njoftoi partneritetin e saj me Nike, e cila do të marrë ...
NIGERI - Një rast veçanërisht serioz që përfshin një basketbollist profesionist amerikan vjen nga Nigeria, pasi autoritetet lok...
ZVICER - Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grup pas fitores 2-0 ndaj Bjel...
SPANJE - Të ardhurat e mëdha të siguruara gjatë karrierës sportive nuk mjaftojnë gjithmonë për të garantuar nj&eum...
BRAZIL - Një skandal i ri që përfshin futbollin brazilian është në qendër të vëmendjes, me ish-të dashurë...