Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Mbajti lokalin hapur pas orarit të lejuar dhe kundërshtoi policinë, gjobitet me 1 mln lekë biznesmeni në Butrint, procedohe
31 July 2021, 15:25Nga DOSJA
SARANDË– Një 37-vjeçar me inicialet D.K., është gjobitur me 1 milionë lekë të reja pasi është konstatuar teksa mbante hapur biznesin e tij jashtë orarit të lejuar. Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçari kishte haour biznesin në rrugën e Butrintit, Sarandë.
Në momentin që efektivët kanë shkuar të mbyllin lokalin, 37-vjeçari i ka kundërshtuar. Për këtë arsye, përveç gjobës, i riu është proceduar penalisht gjithashtu.
NJOFTIMI NGA POLICIA: U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.
(BalkanËeb)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku 40-vjeçari shqiptar masakroi për vdekje gruan e tij me thikë.S...
LUSHNJE– Kastriot Hasalla, 33-vjeçari që qëlloi në drejtim të kushëririt të tij Romeo Hasallës duke e lënë të vdekur pas një konfliktit për tokën, ka pra...
VLORË- Pamjet e mëposhtme tregojnë zjarret që kanë rënë në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Në videon e mëposhtme shihen flakët që kanë kapluar vendin, ndërkoh...
TIRANË– 11 persona, drejtues mjetesh janë vënë në pranga pas monitorimit të bërë nga Policia Rrugore, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit ...
SIRI– Pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi Roj i ferrit në Siri. Fillimisht laj...
SHBA– Presidenti Joe Biden u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë mas...
TIRANË– Mjeku Petrit Vargu, i cili u shkarkua nga detyra disa muaj më pare, ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti në detyrë. Në një postim në pr...
VLORË– Lorela Lazaj, drejtoreshë e Zonave të Mbrojtura ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në Vlorë, e cila është shprehur se kërkohet ndërhyrje urg...