Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Greqia ishte një nga tre vendet që nuk i dhanë asnjë votë për Topin e Artë pavarësisht katër golave të tij në Athinë kundër Olympiacos sezonin e kaluar.

GREQI - Kylian Mbappé zbarkon në Athinë në një moment fantastik dhe me një motiv shtesë për të lënë gjurmë. Sulmuesi i Real Madridit ka një llogari simbolike për të larë me Greqinë, pasi përfaqësuesi grek në votimin për Topin e Artë nuk i dha asnjë pikë, pavarësisht sezonit të tij të jashtëzakonshëm.
Francezi përfundoi në vendin e dytë në garën për çmimin prestigjioz, vetëm 28 pikë pas fituesit Harry Kane. Megjithatë, gazetari grek Manos Starampoulos nuk e përfshiu fare në dhjetëshen e tij. Votat e tij shkuan për Kvaratskhelian, Rodrin, William Pacho, Cucurellën, Joao Nevesin, Olisen, Harry Kane, Gabriel Jesus, Marquinhos dhe Rice.
Ky vendim shkaktoi polemika në Greqi, veçanërisht për përfshirjen e disa emrave të papritur në listë. Greqia ishte një nga vetëm tri vendet, së bashku me Ukrainën dhe Skocinë, që nuk i dhanë asnjë pikë Mbappé-së.
Por sulmuesi madrilen ka edhe një kujtim tjetër nga kryeqyteti grek. Në vizitën e tij të fundit, në nëntor të vitit të kaluar, ai shënoi tre nga katër golat e Real Madridit në fitoren spektakolare 4-3 ndaj Olympiacosit. Tashmë, kundërshtari është AEK Athina, në një tjetër mbrëmje të Champions League.
Mbappé vjen në këtë përballje në formë të shkëlqyer, me shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit dhe një seri prej pesë takimesh radhazi me gol në Champions League. Ai ka realizuar gjithashtu 101 gola në këtë kompeticion, duke u renditur pas Cristiano Ronaldos (140), Lionel Messit (129) dhe Robert Lewandowskit (114) në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së turneut.
Në moshën 27-vjeçare, francezi ka ende shumë vite përpara dhe mundësinë për t'iu afruar rekordeve historike. Athina është ndalesa e radhës, ku përveç objektivit për të ndihmuar Real Madridin, do të kërkojë të konfirmojë edhe një herë se është një nga sulmuesit më të frikshëm të futbollit evropian.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Gara për drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Giovanni Mal...
SPANJE - Real Madrid është shumë pranë një goditjeje të rëndësishme në merkato, këtë herë për ...
ITALI - Manchester United më në fund ka marrë frymë, duke siguruar një fitore të rëndësishme me përmbysje 3-2 ndaj...
SPANJE - Raphinha nuk njeh më ndalesa. Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë fantastike me Barcelonën dhe fitorja 3-0 ndaj Aston Villas ...
ITALI - Max Allegri nuk e fsheh shqetësimin për gjendjen e Napolit në prag të përballjes me Porton në Champions League. Trajneri ...
PORTUGALI - Paulo Fonseca është shumë pranë një rikthimi në Portugali, këtë herë për të marrë drejt...
SPANJE - Fitorja spektakolare e PSG-së ndaj Villarrealit me rezultatin 6-0 u shoqërua edhe me një moment emocionues. Fabian Ruiz nuk e harroi tr...
SPANJE - Fitorja e Barcelonës ndaj Aston Villës nuk u shoqërua vetëm me festë. Në kampin katalanas ka shqetësim për gje...
TURQI - Dirk Kuyt do ta përjetojë në mënyrë të veçantë përballjen mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit në...
SPANJE - Fitorja 6-0 ndaj Villarrealit ishte një tjetër demonstrim force nga PSG, por Luis Enrique nuk dëshiron të flasë për...