4 November 2026, 10:00
Nga DOSJA

ITALI - Max Allegri nuk e fsheh shqetësimin për gjendjen e Napolit në prag të përballjes me Porton në Champions League. Trajneri italian pranoi se skuadra po përballet me një krizë mungesash, aq sa gjatë stërvitjes nuk kishte futbollistë të mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë rrethin e mesfushës.
“Sot në stërvitje nuk arritëm të mbulonim as të gjithë rrethin e qendrës. Përveçse duhet të shënojmë ndaj Portos, do të na duhet edhe të vuajmë. Është një kundërshtar shumë i mirë, sidomos në shtëpi”, deklaroi Allegri.
Megjithatë, tekniku beson se Napoli e ka ende në dorë fatin e tij në arenën evropiane. “Në Champions League fati ynë është në duart tona. Me 10 pikë mund të sigurosh kualifikimin në fazën e playoff-it. Duhet karakter dhe dëshirë për të marrë rezultatin”, theksoi ai.
Problemet fizike mbeten shqetësimi kryesor. Di Lorenzo, Olivera, Buongiorno dhe Badiashile janë mes emrave që mungojnë, ndërsa në dyshim janë edhe De Bruyne dhe Hojlund. Allegri do të vendosë për formacionin pas stërvitjes së fundit, në varësi të gjendjes së futbollistëve.
Nëse Spinazzola nuk rikuperohet, trajneri mund të ndryshojë skemën dhe të rikthehet te moduli 3-5-2. Në këtë situatë, Rrahmani pritet të jetë një nga protagonistët e repartit defensiv, ndërsa në mesfushë pritet të ketë përgjegjësi të rëndësishme McTominay dhe Anguissa.
“Po pësojmë gola shumë lehtë dhe duhet të përmirësohemi. Nuk është çështje mungesash. Edhe nëse do të jemi vetëm 13 lojtarë në dispozicion, duhet të luftojmë”, përfundoi Allegri.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 November 2026, 09:30
PORTUGALI - Paulo Fonseca është shumë pranë një rikthimi në Portugali, këtë herë për të marrë drejt...
Sport
4 November 2026, 09:00
SPANJE - Fitorja spektakolare e PSG-së ndaj Villarrealit me rezultatin 6-0 u shoqërua edhe me një moment emocionues. Fabian Ruiz nuk e harroi tr...
Sport
4 November 2026, 08:30
SPANJE - Fitorja e Barcelonës ndaj Aston Villës nuk u shoqërua vetëm me festë. Në kampin katalanas ka shqetësim për gje...
Sport
4 November 2026, 08:00
TURQI - Dirk Kuyt do ta përjetojë në mënyrë të veçantë përballjen mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit në...
Sport
4 November 2026, 07:30
SPANJE - Fitorja 6-0 ndaj Villarrealit ishte një tjetër demonstrim force nga PSG, por Luis Enrique nuk dëshiron të flasë për...
Sport
3 November 2026, 23:07
SPANJE - Katalanasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7-të me Lamine Yamal, i cili përfitoi nga një gabim në dalj...
Sport
3 November 2026, 23:03
ANGLI - Manchester United ka përjetuar një nga ato mbrëmje që vetëm futbolli mund të dhurojë. Skuadra angleze ka përmbys...
Sport
3 November 2026, 22:53
SPANJE - Bayern Munich ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atlético Madridin me...
Sport
3 November 2026, 22:52
HOLANDE - Interi ka marrë një fitore bindëse 3-0 ndaj Feyenoordit në transfertë, në sfidën e vlefshme për fazën e l...
Sport
3 November 2026, 20:49
PORTUGALI - Sporting Lisbona ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultatin 1...