"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, publikohen vendimet e sotme
2 December 2021, 16:13Nga DOSJA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 02.12.2021, mbledhjen plenare të radhës, në praninë e 10 (dhjetë) anëtarëve dhe në mungesë të znj. Nurihan Seiti.
Këshilli vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shkak dorëheqjeje. Dorëheqja i jep efektet më datë 31.12.2021.
Këshilli vendosi zgjatjen e caktimin e përkohshëm të z. Elvin Gokaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, dhe të z. Pierind Çukaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për një periudhë tremujore nga hyrja në fuqi të vendimit.
Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të caktojë z. Arben Nika, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. Konkretisht, z. Arben Nika do të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, nga data 02.12.2021 – 01.12.2024.
Këshilli vendosi miratimin e lejes së papaguar për magjistratin z. Valentin Preçi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nga 20.12.2021 deri më 15.01.2022, dhe të magjistrates znj. Ida Ahmetlli, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga 01.12.2021 deri më 30.11.2022.
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur opinionin e Komisionit të Venecias mbi zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut që erdhi në Tiranë një ditë më parë....
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, në një intervistë për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë, George C. Marshall, ka folur ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për të mos pranuar asnjë person që ka një historik udhëtimi në Afrikën e Jugut, qofshin këta t...
DIBËR – Moti i keq dhe reshjet e rënda të dëborës kanë shkatuar ndërprerje të energjisë elektrike në katër fshatra në Bulqizë.Mungesa e energjisë ka ...
TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, deri në 31 dhjetor ...
TIRANË– Qetsor Gurra, pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion. Dosja.al ka mësuar se ...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur në 30 gusht të këtij viti dokumentin për “Hyrjen e personave në Republikën e Shq...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se deri më 31-dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, ...