LIVE UPDATES
Politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla: Kuvendi prej vitesh ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të p

23 September 2020, 12:11 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla: Kuvendi prej

TIRANË– U mbajt sot mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Takimit kishte në fokus “Progresin e realizuar dhe sfidat në kuadër të Kriterit Politik, Kapitullit 23 me fokusin në 15 pikat e Vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 Mars 2020 për hapjen e negociatave”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla tha se Shqipëria ndodhet në prag të publikimit të raportit nga Komisioni Europian dhe po ashtu te marrjes së vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sipas Ballës, Plani i Masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE-së ne mars te ketij viti duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira, të cilat do të duhen të raportojnë në Parlament në lidhje me punën e bërë në drejtim të realizimit të detyrave të lëna.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Jam veçanërisht falenderues për takimin e sotëm për shkak të momentumit në të cilin ndodhet Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Jemi në prag të publikimit të raportit nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe po ashtu te marrjes së vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ketij keshilli I takon te percjelle nje mesazh që Shqiperia vazhdon të jetë i ankoruar në projektin historik, pikërisht atë të integrimit në familjen evropiane. Dhe Kjo vendosmëri duhet të shoqërohet me një vetëdije të fortë në lidhje me sfidat që na presim dhe qe ne te gjithe ketu duhet të jemi gati për ti përmbushur per sektorin qe mbulojme.

Në linjë me këtë angazhim jemi mbledhur sot për t’u njohur me progresin e bërë në kapitullin 23 e cila do të detajohet imtesisht nga Ministrja e Drejtësisë. Kapitulli 23 së bashku me kapitullin 24 kanë një rëndësi të veçantë dhe jane determinante për të përcaktuar përparimin e një vendi në rrugëtimin evropian nese marrim nje tabele krahasuese me vende te tjera te angazhuar ne kete proces. Për këtë qëllim duke pasur parasysh rolin e KKIE-s si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian synojmë që për tematika vendimtare si kjo e sotmja të rritet transparenca dhe llogaridhënia në vendimmarrjen e institucioneve përgjegjëse.

Të njëjtin synim ka edhe dokumenti për të cilin jeni ftuar të gjithe se bashku te diskutojnë dhe për të cilin do të kërkoja vëmendjen e anëtarëve të këtij Këshilli për shkak se kontributi i tyre ka qenë i vyer dhe i pazëvendësueshëm në arritjen e këtij version përfundimtar të Planit të Masave që kemi sot.

Realisht jo per subjektivizëm gjej rastin per tju falenderoj per sugjerimet e te gjithe institucioneve qe kane kontribuar. I referohem pikërisht komenteve të ardhura pas diskutimit të projekt-Planit të Veprimit, më 9 qershor 2020, në një mbledhje të zgjeruar të këtij Këshillit ku ishin të pranishëm te gjithe drejtuesit e shtetit Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, përfaqësuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të shoqërisë civile etj. Plani i Masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE-së ne mars te ketij viti duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira të cilat do të duhen të raportojnë në Parlament në lidhje me punën e bërë në drejtim të realizimit të detyrave të lëna.

Për këtë qëllim më lejoni të vendos theksin në rolin parësor dhe të pazëvendësueshëm të Kuvendit te Shqiperisë në monitorimin e aktivitetit të strukturave shtetërore në përmbushjen e detyrimeve të procesit të integrimit. E theksova edhe e rithem sa herë më jepet mundësia në këtë Këshill, në një moment historik në të cilin ndodhet vendi, Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon të kontrolluesit dhe të monitoruesit të institucioneve të tjera për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit.

Përpos kësaj, Kuvendi prej vitesh ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit dhe KKIE është një shprehje e këtij roli. Inkurajoj që në këtë faze sa historike po aq edhe sfiduese edhe delikate për vendin të nxisim zhvillimin e takimeve intensive në kuadër të KKIE apo edhe të Komisionit të Integrimit Evropian qe drejtohet po ashtu nga zonja Hajdari, për të përmushur detyrimin tonë ligjor në raport me procesin e integrimit. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e Planit të Veprimit, duke inkurajuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura për të përparuar në kërkesat e vendosura nga Këshilli me synim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Do te ishte mire qe secili prej institucioneve te shikonte mire planin sepse ka afate te mirepercaktuara. Ky monitorim do të bazohet ne raportimin periodik nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave të Planit.

Pavarësisht kësaj, siç mund të kuptohet edhe nga një analizë sipërfaqësore e planit të masave, përparësitë dhe institucionet përgjegjëse shkojnë përtej vullnetit të qeverisë apo aftësive monitoruese të Kuvendit. Integrimi Evropian është një rrugëtim kompleks që kërkon bashkërendimin e shumë aktorëve- qeverisë, Kuvendit, institucioneve të gjyqësorit, partitë politike, shoqërisë civile e deri tek qytetari më i thjeshtë. Nuk mund të pretendojmë dhe më lejoni ta theksoj që është një qasje totalisht e gabuar nëse do të mendonim që vullneti i qeverisë apo vetëm i maxhorancës (nëse doni) do të ishte i mjaftueshëm. Në këtë rrugëtim duhet të jemi sëbashku për të mundësuar avancimin sa më të shpejtë dhe të sigurtë në procesin e integrimit të vendit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli i integrimit taulant balla keshilli i integrimit taulant balla

Sondazh

Politike 23 September 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin