LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Mbretrit lindin, nuk bëhen”, replika e Konicës në “New York Times” pasi u kërkua që industrialisti Har

15 June 2019, 07:44 Nga DOSJA

Në përfundim të Luftës së Madhe, apo Luftës së Parë Botërore, në Shqipëri nis një periudhë stabiliteti e vëmendja përqendrohet paralelisht në ngritjen e institucioneve qeverisëse dhe në ngritjen e ekonomisë.

Në fillim të viteve ’20, një ndër potencialet kryesore për të zhvilluar ekonominë e vendit ishte ajo e dhënies së koncesioneve të ndryshme për kompanitë e huaja.

Në kushtet kur Shqipërisë i ishte refuzuar një  hua ndërkombëtare nga Lidhja e Kombeve, që mbetej opsioni më i preferuar, qeveritarët shqiptarë iu drejtuar opsionit të dytë, atij të dhënies së koncesioneve për pasuritë natyrore që deri atëhere njiheshin por nuk ishin shfrytëzuar akoma.

Një nga pasuritë më të rëndësishme për të cilat studimet ishin premtuese ishte nafta.  Për këtë qëllim, në Shqipëri erdhën përfaqësues të kompanive më të mëdha të botës duke zhvilluar atë që mund të cilësohet ‘garë’ për të marrë të drejtën e eksplorimit e shfrytëzimit të naftës.

Kompani italiane, franceze, britanike e amerikane erdhën në Shqipëri për të kërkuar këto të drejta nga  autoritetet shqiptare. Në listën e këtyre kompanive, ishte edhe kompania e naftës “Sinclair” që në atë kohë konsiderohej një ndër shtatë kompanitë më të mëdha në Amerikë dhe një ndër kompanitë më të rëndësishme në botë.

Emrat e kompanive dhe të pronarëve të tyre u bënë shumë të famshme në Shqipërinë e fillimviteve ’20, ndaj edhe pronari i “Sinclair”, Henry Ford Sinclar ishte gjithashtu i famshëm dhe si të gjithë amerikanët gëzonte vlerësimin pozitiv të shqiptarëve edhe pse këta të fundit nuk e kishin takuar ndonjëherë industrialistin e famshëm.

Elemente që duhen evidentuar janë se shqiptarët gëzonin një adhurim për amerikanët sidomos pas rolit të luajtur nga Presidenti Thomas Woodrow Willson në moslejimin e copëtimit të territorit të Shqipërisë dhe falë rolit të luajtur nga misionarët amerikanë të Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën direkt pas përfundimit të luftës në Shqipëri duke ndihmuar familjet shqiptare për kapërcimin e pasojave të luftës.

Ndaj, në rast se një amerikan do të propozohej si alternativë për detyrën më të lartë qeverisëse të vendit, në shembullin e Princ Vidit në 1914, pak ose aspak shqiptarë do t’i thonin JO kësaj alternative.

Rendi kushtetues

Konform vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, ishte përcaktuar se Shqipëria do të ishte një Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme, nën garancinë e Fuqive të Mëdha.

Në këtë mënyrë, Princi Wilhelm Wied u zgjodh për fronin e Shqipërisë por këtë detyrë e mbajti vetëm pak muaj, duke u detyruar të largohet nga Shqipëria pas trazirave.

Pas periudhës së Luftës kur Shqipëria administrohej nga trupat ushtarake ndërkombëtare, në vitet ’20 do të rikthehej diskutimi sërish se cili do të ishte rendi kushtetues i vendit.

Deri në atë periudhë, në fuqi mbetej Statuti Organik i vitit 1914 që juridikisht nënkuptonte se Shqipëria ishte principatë e që Princi Wilhelm Wied formalisht ishte akoma sovrani i vendit.

Megjithatë, pas Kongresit të Lushnjes në vitit 1920 dhe sidomos pas Statutit të Zgjeruar të Lushnjes u konfirmua edhe më shumë se rendi kushtetues do të ishte një tjetër. Vendimi i marrë ishte për përzgjedhjen e rendit kushtetues “Republikë” me një president të fortë, sipas modelit amerikan.

Por ndërsa Shqipëria po konsolidonte rrugën e vendosjes së rendit kushtetues Republikë, që praktikisht rrëzonte Statutin Organik të 1914 dhe si rrjedhojë edhe do të zhbënte “Mbretërinë e Wied-it”, në shtypin amerikan del një lajm për një ftesë të pazakontë.

Gazeta amerikane “Chicago Tribune” do të publikonte një artikull që më pas do të gjente reflektim edhe në New York Times me 17 dhjetor të vitit 1923. Në artikull evidentohej se një anëtar i misionit shqiptar në Romë i kishte thënë “Tribunës” se njëfarë milioneri amerikan i është ofruar froni i Shqipërisë së pasues i Princ Wied-it, me shpresën se ai mund ta vendoste vendin në një bazë financiare të shëndoshë.

 

Kjo gazetë në fakt, edhe pse nuk e ka konfirmuar emrin e milionerit amerikan, hedh dyshime se personi për të cilin bëhet fjalë është industrialisti i njohur amerikan Harry Ford Sinclair.

“Shumë agjentë të fshehtë të zotit Sinclair janë parë të lëvizin nëpër Romë dhe Tiranë javën e kaluar. Ata janë në vëzhgim të të afërt nga policia politike e shumë vendeve europiane” shkruan gazeta.

New York Times nuk do të linte me kaq këtë lajm, por do t’i kushtonte vazhdimisht rëndësi.

Me 19 dhjetor të vitit 1923, gazeta do të publikonte një artikull me titullin “Të kënaqur me historinë e ‘mbretit’ Sinclair. Miqtë e tij në Wall Street e marrin me humor ‘ofertën’ shqiptare”.

Më tej, gazeta hedh dritë më shumë se çfarë ka ndodhur. Në artikull shkruhet se një fraksion i partisë monarkiste në Shqipëri ka thënë se është për amerikanin e naftës.

“Raportime të ndryshme shkruajnë se froni i Shqipërisë i është ofruar Harry F.Sinclair, amerikanit të naftës, si pasues i Princit Wilhelm Wied me shpresë së ai mund të fusë vendin në baza ekonomike të shëndosha” shkruhet në artikull, por më tej evidentohet se kur është marrë mendimi i ortakëve të biznesit të Sinclair, këta të fundit u morën me të qeshur duke thënë vetëm se kompanitë e shumta që zotëronte industrialisti i njohur e mbanin atë më të ngarkuar me punë sesa do të mundeshin ndonjëherë financat e Shqipërisë.

Në artikull evidentohet gjithashtu se në zyrën e Sinclair kishin mbërritur shumë telegrame nga miqtë e tij me adresimin “Kink Sinclair”. Në këtë rast, bëhej fjalë për një lojë fjalësh Kink (ngërç)-King (mbret);pra “Ngërçi Sinclair” dhe jo “Mbreti Sinclair”. Më tej, ortakët e industrialistit të njohur shprehen se “Harry nuk do të ndërronte punën që ka as për postin e mbretit të Anglisë”.

Gazeta që shkruajti e para për ftesën shqiptare për industrialistin e famshëm amerikan shkon me tej kur jep detaje se nga erdhi oferta.

“Chicago Tribune” në dhjetorin e 1923 shkruan se “një telegram nga Tirana konfirmon se një seksion i partisë monarkiste shqiptare ka nisur të “tenderojë”informalisht  postin e mbretit për Harry F. Sinclair por një fraksion tjetër i drejtuar nga Aqif Pasha që ndodhet në Vienë, po punon për kthimin e Princ Wied-it”.

Nëse fraksioni monarkist, sipas gazetës, do të merrte pushtet në zgjedhje, atëhere ata do t’i ofronin zotit Sinclair postin e mbretit dhe koncesione ekskluzive për naftën në këmbim të një huaje domethënëse që ai do t’i jepte qeverisë.

Kush ishte Harry Ford Sinclair

Harry Ford Sinclair lindi në vitin 1876 në West Wirginia dhe u nda nga jeta në vitin 1956. Ai ishte një industrialist amerikan, themelues i Sinclair Oil.

Në vitin 1910 sëbashku me 3 biznesmenë të tjerë ai blen një bankë bujqësore të falimentuar që e shndërron.  Ai bëhet President i bankës. Në vitin 1916, me suksesin e madh të arritur, ai formon ‘Sinclair Oil’ nga asetet e 11 kompanive të vogla të naftës që i bashkoi.

Në të njëjtin vit, ai bleu një kompani që kishte në zotërim tubacione të shumta dhe rafineri të tjera. Kompania e tij arriti të bëhej kompania e 7-të më e madhe në Shtetet e Bashkuar.

Në vitin 1920 ai ishte përfshirë në një skandal dhe kishte kryer 6 muaj burg për pengim të jurisë gjatë procesit gjyqësor. Pas kësaj ai iu rikthyer jetës së mëparshme dhe shijoi pasurinë e tij derisa u nda nga jeta.

 

Reagimi i Faik Konicës: “Mbretërit, ashtu si poetët,  lindin, nuk bëhen”.  

Artikujt e shumtë që filluan të “ziejnë” në shtypin amerikan, e sidomos qasja ironike që kishte përmbajtja e tyre, sollën një fushatë reagimesh nga pala shqiptare. Në “lojë” futet Faik Konica, misionari amerikan që ishte në Shqipëri Charles Telford Ericksson dhe konsulli shqiptar A.B.Sula.

Me stilin e tij të veçantë të të shkruarit që e karakterizonte, Faik Konica i drejton një letër editorëve të New York Times me titullin “Nuk duhet një mbret amerikan. Në çdo rast, mbretëria e naftës ofron më shumë siguri se Shqipëria”.

Letra e publikuar edhe në gazetë me 21 dhjetor 1923 nis me fjalinë “Shtypi amerikan në ditët e fundit ka qenë viktime e një shakaje  budallaqe”.

“Zërat se zotërisë Sinclair i është ofruar kurora e Shqipërisë janë, sigurisht, një shaka, një shaka me shije të dyshimtë, madje edhe i mungon edhe hiri i risisë. Është përsëritur aq shpesh edhe në kurriz të personaliteteve të tjera amerikane dhe është në mënyrë të pashpresë bajate.

Një fakt i vogël që do të mjaftojë për të hedhur në erë këtë shaka. Zgjedhjet për një konventë konstitucionale po mbahen tanimë në Shqipëri dhe si partia qeverisëse dhe ajo opozitare që me shumë gjasa do të fitojë, kanë shpalosur platformat e tyre për regjimin republikan, si më të përshtatshmin për Shqipërinë. 

Kështu që mesa duket nuk ka shanse për një monarki. Gjithsesi, mbretërit ashtu si poetët,  lindin, nuk bëhen…” shkruan në letrën e tij Konica.

Më tej, në cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare, Konica shkruan se amerikanët janë të huajt më popullorë në Shqipëri dhe se askush nuk e harron kontributin e dhënë nga presidenti Willson dhe punën e bërë nga Kryqi i Kuq Amerikan në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

Ndërsa e vlerëson Sinclair si “një amerikan të vlefshëm” Konica shprehet se “ai nuk është Amerika”.

“Me siguri se ky zotëri i dashur ka qenë i pari që ka qeshur me këtë shaka. Mbretëria e naftës është më pak romantike se mbretëritë e tjera, është më domethënëse dhe më e sigurtë” e mbyll letrën e tij Konica.

 

Replikat që prodhoi “Marquise de Fontenoy”

Në debatin për “mbretin amerikan” të shqiptarëve do të përfshihej edhe Frederick Cunliffe-Owen, një shkrimtar britanik që jetonte në New York dhe që punonte si gazetar.

Ky i fundit, që njihej me pseudonimin “Marquise de Fontenoy” shkruante kryesisht për shoqërinë aristokratike e mbretërore europiane si dhe kishte eksperiencë diplomatike.

Ai mbante gradën e kolonelit dhe kishet marrë një serë titujsh nderi nga Britania deri në Serbi. Në rastin aktual, ai i kushton një editorial në New York Times propozimit për fronin shqiptar duke analizuar arsyet se pse shqiptarët po e bënin një kërkesë të tillë.

Në editorialin e tij, Cunliffe-Owen bën një përshkrim të gjatë se cilët janë shqiptarët dhe dhe ndalet mes të tjerash edhe në situatën politike dhe ekonomike të vendit.

“Shqipëria njihet nga të gjithë dashamirësit e sportit në të gjithë Europën se ka një nga gjuetitë më të mira në botë por njihet edhe nga fuqitë e mëdha e të vogla si burimi i sherreve ndërkombëtare dhe shqetësimeve të brendshme, të cilat deri më tani u kanë zënë rrugën eksplorimeve dhe zhvillimit të resurseve të fjetura, sidomos fushave të pasura naftëmbajtëse” shkruan ai në artikull.

Më tej ai evidenton se arka e shtetit është bosh dhe se ka një rritje të ndjeshme të kriminalitetit.

 

Pas ofertës shqiptare për ‘mbretin e naftës’, sipas tij, fshihet nevoja e Shqipërisë për të pasur administrim ekonomik, eksplorim të rezervave të naftës si dhe për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja.

Artikulli në fakt përmban disa pasaktësi historike por edhe mosnjohje të realitetit të Shqipërisë së vitit 1923, çka bën që të ketë dy reagime të njëpasnjëshme.

Reagimi  i parë vjen nga Charles Telford Erickson, misionari i njohur amerikan që jetoi rreth 30 vite në Shqipëri e që ngriti shkollën shqiptaro-amerikane bujqësore në Kavajë. Në replikën e tij, Erickson evidenton pasaktësitë historike që përmbante editoriali i Cunliffe-Owen, vlerëson lart shqiptarët dhe hedh poshtë pretendimin se ishte rritur kriminaliteti.

Misionari amerikan evidenton faktin se ka jetuar në Shqipëri dhe ashtu si Konica, shkruan se dy forcat kryesore që garojnë në zgjedhje janë për një rend kushtetues republikan. Gjithsesi, nëse ndodh ndryshe, Erickson shkruan se “do të jetë i pari që do të thërrasë ‘Rroftë Mbreti’ nëse shqiptarët do të zgjedhin monarkinë dhe si mbret amerikanin e naftës”.

 

Përgënjeshtrimi zyrtar dhe mbyllja e debatit

Debatit i jep fund një një shkrim zyrtar i konsullit shqiptar (A.B Sula) që në reagimin zyrtar hedh poshtë pretendimet se situata në Shqipërinë e pasluftës botërore është ende e pastabilizuar dhe se arka e shtetit është bosh.

“Sot Shqipëria ka një buxhet të balancuar, që është e rrallë në mes vendeve europiane. Po ashtu Shqipëria nuk ka borxh publik duke u bërë një prej pak vendeve që e shijon një privilegj të tillë dhe në të njëtën kohë ka si monedhë arin.

Domethënë thesari nuk është bosh sikurse pretendon zoti Owen. Në kuadrin e lajmeve false të raportuara jam i detyruar që të shpreh qendrimin se pas eksperiencës së hidhur me Princ Wied-in në 1914 dhe në kuadër të ecurisë së përditshme të demokracisë me shtetet fqinje, shqiptarët janë të vendosur që të mos lejojnë despotizmin e një mbreti. Si rrjedhim, ata nuk ia kanë ofruar fronin asnjë princi e as zotit Harry Sinclair” shkruan konsulli shqiptar në reagimin drejtuar Neë York Times.

Ky reagim në fakt i jep fund debatit në shtypit amerikan! Shqipëria vijon rrugëtimin duke u shpallur në vitin 1925 Republikë dhe jo monarki.

Megjithatë, vetëm tre vite më vonë, fjalët e Konicës në New York Times nuk do të realizoheshin sepse në vitin 1928 Shqipëria u shpall monarki “me një mbret të bërë dhe jo të lindur”.

Marrë nga Scan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur faik konica harry sinclair faik konica harry sinclair

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...