Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
"Më dhunuan dhe shanë"/ U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha ‘dil në protestë po ta mbajti’ (VIDEO)
Protestuesi theksoi se gjatë shoqërimit në komisariat ishte dhunuar, kërcënuar dhe rrahur nga efektivët e policisë
31 October 2026, 14:30Nga E.M
TIRANË-Një protestues i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, për shkak të jë interviste për mediat ku kritikoi qeverinë dhe shpjegoi pjesëmarrjen e tij në protestë, ka reaguar lidhur me debatet mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës.
Ai tha se më arrestuan për dy fjalë ndërsa qytetarët nuk kanë dalë si përfaqësues të partive politike por për të mbështetur kauzën e tyre. Protestuesi theksoi se gjatë shoqërimit në komisariat ishte dhunuar, kërcënuar dhe rrahur nga efektivët e policisë.
"Njerëzit po bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Sepse njerëzit kanë dalë për të më mbështetur. Unë nuk jam kundër mbështetjes, këta nuk kanë dalë si parti dhe si deputetë, por si popull. Po ta mendojmë shumë thellë, çdo njeri këtu ka fëmijë. Ky ka dalë me mua çdo ditë, duart i ka me gjak, të djegura, duke më ruajtur mua. Mua më arrestuan, madje te Neës24 kam dalë dhe kam dhënë intervistë. Më arrestuan për dy fjalë. Si ju duket juve kjo? Protestues janë edhe këta, për mendimin tim, se po qe për t’u kapur, ka qenë edhe deputetë të tjerë, Agron Shehaj. S’kanë ardhur vetëm këta. Pse, Agroni kujton ti se po lodhet fort për studentët? Vëmendje kërkon edhe ai, si gjithë të tjerët. Këta nuk po dalin të thonë, “votoni PD-në, PS-në, as Partinë Mundësia”. Dolën duke mbështetur studentët, për mendimin tim. Nuk është normale. Mua më kanë rrahur gjatë rrugës për në komisariat, më kanë kërcënuar. Më thanë, “do të të hedhim nga fugoni”. Më tha efektivi i policisë “Po ta mbajti, dil prapë në protestë”. Më kanë futur dhe më kanë rrahur, më kanë sharë. Këta tani bien në kontradiktë me njëri-tjetrin. Bëhuni bashkë, dilni përballë, te Ministria e Arsimit, te Kryeministria. Te Ministria nuk rrëzohet Edi Rama, te Kryeministria do të rrëzohet," tha studenti./Dosja.al