LIVE UPDATES
Art&Argëtim

6 September 2021, 11:20 Nga DOSJA

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve, por mund të të shndërrojë edhe në një figurë të rrezikshme apo të frikshme.

Aq e madhe është forca sugjestionuese e kinemasë, saqë mund të lërë pasoja në jetët e njerëzve. Kështu ka ndodhur edhe me Bujar Asqeriun, që nga “Njeriu i mirë Telo” u shndërrua në një figurë të frikshme edhe për vetë miqtë e tij. Aktori Bujar Asqeriu ka zbuluar detaje nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.

Në emisionin “Përballë’ në “Digitalb”, Bujar Asqeriu tregoi si nisi karriera e tij në një familje që nuk kishte lidhje me artin dhe se si nisi të spikaste që në vitet e shkollës. Por jeta e Asqeriut nuk do të ishte e thjeshtë.

Ishte vetëm 13 vjeç kur e la e ëma dhe në vit të parë në Institut kur i vdiq i ati. Aktori tregon për traumën që i lanë këto ngjarje dhe si ndikuan në ndjeshmërinë e tij aktoreske. Ai tregon gjithashtu se sa shumë kanë ndikuar rolet e tij në mendimin që të tjerët kishin për të.

Ai ndalet te filmi “Jeta në duart e tjetrit”. Sipas Bujar Asqeriut, një mik i fëmijërisë, pasi ka parë filmin, e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten. Ndërkohë që shton se reagime të shumta kishte dhe nga radhët e intelektualëve të kohës, të cilët i shpreheshin se ai duhej mbajtur larg shtëpive të tyre.

“Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu ne Kinostudio pati pëshpërima, por edhe miqtë e mi, intelektualë, me universitet, me punë të mira, më thoshin: ‘Ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi!’. Po pse u thosha unë? ‘Në asnjë mënyrë! Unë s’të fus në shtëpi’. Ndërkohë që një mik fëmijërie kishte arritur deri aty sa e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar bashkëshorte. ‘Më ke ardhur në shtëpi, më ke parë gruan nga këmbët. Të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora!’”.

TRAUMA FAMILJARE

Unë jam fëmija i dytë i prindërve të mi, jam lindur në 13 gusht të vitit 1956, në Vlorë. Im atë kishte ardhur nga Gjirokastra dhe ishte zhvendosur në Vlorë në moshën 24-vjeçare dhe siç bëheshin atëherë krushqitë, u njoh me nënën time, e cila ishte nga një fshat pranë Vlorës, që quhet Panaja. Babai punonte si shofer, ndërsa ime më nuk punoi në asnjë vend, sepse ne u bëmë 5 fëmijë dhe na shërbente të pestëve.

Them fëmija i dytë, sepse fëmija i parë, që ishte dhe ai djalë, kur ishte 6 muajsh, mamaja më thoshte që në të gdhirë e gjetëm të vdekur. Ai e kishte emrin Bujar dhe kur linda unë pas 3 vjetësh, shkuan në gjendjen civile për të më regjistruar dhe donin të më vinin emrin Drini. Nuk e di, por ai i gjendjes civile i tha që ç’është ky emër lumi; nuk lejohet, nuk bëhet.

Atëherë im atë tha: Do t’i vëmë emrin e vëllait, por ngaqë ai kishte vdekur, nuk më thërrisnin me emrin Bujar, por më thërrisnin me emrin Drini. Kur shkova në klasën e parë, kur më thërriti mësuesja me emrin Bujar Asqeriu, unë i thashë: Po mua më quajnë Drini. Im atë ishte shofer dhe shumë ditë mund të ishte larg shtëpisë. Mbaj mend që ime më ishte një grua e qeshur, kurse babai vinte më i rëndë.

Me mamanë bënim shaka dhe luanim gjithë kohës, ndërkohë që babai ishte i larguar. Kaq hijerëndë ishte babai ndaj nesh, saqë shpesh kur shkonim në kinema me klasën apo me shokët, i thosha mamasë: Thuaji babait të më japë 10 lekë apo 20 lekë dhe të presë një biletë për kinema. Mamaja i thoshte babait se do ikin të shohin në film. Në filmat e parë, ne shikonim një botë që as mund ta imagjinonim, bota e madhe e kinemasë, ajo dritare që ishte shumë sugjestive. Sidomos, mbaj mend filmat që kishin tematikat e lashtësisë. Më bënin përshtypje ato vajzat e bukura të veshura hijshëm, ata burra të bukur muskulozë, të veshur bukur. Ëndërroja që sikur të kisha dhe një shpatë dhe unë dhe bënim shpata dërrasë e luanim me njëritjetrin.

FILLIMI I KARRIERES

Në shkollën e mesme më angazhuan në shfaqjet që bëheshin në Olimpiadat Teatrale. Kisha një vokal që atyre iu dukej shumë interesant. Gjithë ndjeshmëria ime buronte pasi kisha prekur ngjarje shumë të forta në jetë, nga humbja e nënës, sëmundja e babait. Disa tronditje dhe disa rrethana familjare që ishin shumë dramatike, ndikuan në emocionet e mia.

Isha maturant, kisha vendosur të studioja për Inxhinieri Mekanike meqë shkolla ishte profesionale mekanike, ishte hera e parë dhe e fundit që im atë më pa në skenën e Teatrit. Ne morëm çmimin e parë mes shkollave të mesme të qytetit. Ai vazhdimisht qante.

U angazhova për një vit në Teatrin e Vlorës si figurat, me ndonjë rol të vogël, por pata fatin e madh që në atë periudhë kam njohur një prej njerëzve të dashur të mitë, Pirro Savën. Ai kishte kulturë europiane dhe më thoshte shpesh: Unë nuk do jetoj dot të të shoh ty, por ti do behësh një aktor shumë i mirë.

Në 1976 dhashë konkursin dhe fitova midis 200 konkurrenteve, unë isha në vendet e para dhe fillova punë në vitin e parë në shkollë.

Në një sens, jeta ime dhe rinia e më vonë është shumë dramatike. Unë isha vetëm 13 vjeç kur ime më u nda nga jeta dhe sa fillova vitin e parë për aktrim, u nda edhe babai nga jeta. Ishte momenti më i vështirë i jetës sime, sepse duhet të lija dhe shkollën, sepse para meje humbi vlerë gjithçka.

Pastaj, me mbështetjen e farefisit që këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja shkollën, vazhdova dhe e mbarova shkollën për aktrim. Mbaj mend një shprehje të babait: Këta artistet e kanë mirë; edhe bëjnë dashuri, edhe marrin lekë.

NJË EMËR MIDIS NJERËZVE

Po kujtoj ditën e parë të figurës së Avni Rustemit, “Një emër midis njerëzve”, i regjisorit Muharrem Fejzo. Pasi më kishte dhënë rolin Muharremi dhe do fillonin xhirimet, dalloja në sytë e tij një ftohtësi, që ai nuk ishte i sigurt që unë do ta realizoja rolin.

Një prej gjërave shumë të rëndësishme të marrëdhënies mes aktorit dhe regjisorit, aktori duhet të shikojë dashuri dhe respekt te regjisori. Sytë e Muharremit nuk ishin të ngrohtë, ishte i pavendosur, pavarësisht se unë rolin e Avni Rustemit e kisha marrë me kinoprovë.

Më fut në rolin më të vështirë në monologun në Parlament që ditën e parë. Gjithë natën nuk bëja gjumë të qetë, mbaj mend që flija me Ndrek Prelën, një prej aktorëve të shquar shkodranë. Përveç pagjumësisë sime, drita rrinte ndezur, unë s’isha mësuar të flija më dritë ndezur. Ndreka kishte një zakon të bukur, lexonte gjithë kohën, flinte gjysmë ore, zgjohej prapë, e shihja unë, ai ishte prapë me libër në dorë. Këtë punë bënte ciklikisht gjithë natën. Nuk e di nëse kam fjetur gjysmë orë apo një orë gjumë gjithë natën.

Ishte dita e parë e xhirimit, isha i thërrmuar, i mbaruar, ajo ftohtësia që kisha lexuar te Muharremi u shtua. Ai anuloi xhirimin se e pa që isha dobët, ndërrova dhomë dhe, për fat, atë natë bëra një gjumë të qetë, u çlodha dhe vij të nesërmen me energji. Mbaruan xhirimet, atëherë Muharrem Fejzo më ka dhënë dorën.

Kur po xhiroja momentin e vrasjes te Pazari i Ri, të Avni Rustemit, bëra kontraksionin që më hynë plumbat mbi shpinë dhe u mbështeta të pisha dhe fillova të rrëshqisja dhe ndërkohë fillova të fikesha nga ana e shikimit për të dhënë momentin e vrasjes.

Dhe mbaj mend një nënë që ulëriti më të madhe dhe tha: E vranë, e vranë…. dhe i binte kokës. Shpesh nënat tona dhe baballarët besonin shumë në atë që shikonin në ekran! Kur bëjë figurë pozitive të shikonin me simpati, kur kishe rol negativ, të shikonin të thoshin shiko ky i keqi, ky i poshtri.

JETA NË DUART E TJETRIT

Ky skenar kishte kohë që rrinte në sirtarët e Kinostudios, sepse e kishte shkruar një burrë zotëri, një mësues i Përmetit, Lliko Nano. Por ai s’kishte emër si skenarist, sepse këta niseshin nga emrat dhe Albert Zholi, një djalë modest, e mori për ta bërë film. U nis si një film pa pretendime, por koha bën vlerësimet, me kalimin e viteve dhe sot e kësaj dite ka një vlerësim shumë të madh.

Filmi ka arritur ato qëllimet e tij, sepse ka treguar jo vetëm për ato vite, por edhe sot për sot gjëra të tilla ndodhin dhe do të ndodhin. Njerëzit e pushtetshëm kanë fuqi të tillë dhe i lejojnë vetes duke prishur çdolloj rregulli, çdolloj ligji, çdolloj marrëdhënieje.

Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu në Kinostudio. Pati pëshpërima, por edhe miqtë e mi intelektualë, me universitet, me punëra të mira, më thoshin: “Ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi!”. Po pse, u thosha unë? “Në asnjë mënyrë! “Unë s’të fus në shtëpi”. Kaq impakt goditës kishte roli te miqtë e mi. Me një shokun tim të fëmijërisë qe e tmerrshme. Unë isha me time shoqe, m’u turr duke më thënë fjalë të lemerishme.

“Më ke ardhur në shtëpi, më ke parë gruan nga këmbët”. I thashë: Po unë të kam shok, ne jemi rritur bashkë! Si m’i thua këto fjalë. “Po, po, më tha, të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora”. Kaq traumatik ishte bërë ai film dhe ajo figurë për të./Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur bujar asqeriu bujar asqeriu

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...