Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
MERRNI MASAT! Nesër mos dilni me makinë në Tiranë, mund të ngecni disa orë në trafik. Ja rrugët që bllokohen
21 September 2021, 21:14Nga DOSJA
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vendosur sërish që të rikthejë “Ditën pa Makinë”, e gjitha në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”. 22 shtatori në kryeqytet do të jetë dita ku bashkia larg makinave kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kështu që një sërë aksesh rrugore të kryeqytetit do të ndalohet lëvizja, por bashkia e Tiranës ka njoftuar për këtë vetëm 1 ditë përpara pa u dhënë shumë mundësi qytetarëve të përgatiten.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që mund të diskutohet doza e tretë të paktën për këtë vit.Federata mjekët shqiptarë në Europë bëjnë thi...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar u dënua me 4 muaj burg pasi Policia i gjeti mbi 500 bimë kanabis me vlerë më shumë se 380,000 £ në një shtëpi trekatëshe në Gainsb...
Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara. Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bash...
Aktualitet21 September 2021, 19:32
GREQI– Motra e 21-vjeçarit Erdi Rushitaj, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik ka bërë me dije detaje të tjera. Në një intervistë për ...
DURRËS- Një rrjedhje gazi është regjistruar rreth orës 18:00 në Hamallaj të Durrësit, ku për pasojë një i moshuar ka mbetur i lënduar. Një 73-vjeçar...
Në Shqipëri hetonte policët që shkelin ligjin, por vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë. Është kjo historia e një specialisti të shërbim...
Karriera 23-vjeçare si prokuror i Erjon Celaju pre në mes nga vettingu për shkak të një shtëpie që ja kishte dhuruar vjehrri dhe ai nuk mundi ta provojë ...
LEZHË – Në fshatin Gajush të Lezhës ku ndodhi dhe tragjedia e rëndë që i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes Gjoka ka pllakosur heshtja e zisë. Bano...