Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në deklaratën e tij, ai sqaron se shtetasit e huaj transportohen nga Italia drejt qendrës së pritjes në Gjadër, ndërsa mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Drejtuesi Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike ka dhënë një deklaratë për median. Nushi ka folur lidhur me lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale për transportimin e shtetasve të huaj nga Rinasi, mesazhet intimiduese ndaj mësuesve e pedagogëve dhe pretendimet për dorëheqje masive nga radhët e policisë.
Në deklaratën e tij, ai sqaron se shtetasit e huaj transportohen nga Italia drejt qendrës së pritjes në Gjadër, ndërsa mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit.
Nushi thekson ndër të tjera se e drejta për protestë paqësore është kushtetuese, ndërkohë mohon raportimet për dorëheqje masive dhe urdhra të paligjshëm për ushtrimin e dhunës, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të rreme.
Deklarata e Plotë e Albert Nushit:
Lidhur me pamjet e publikuara nga Rinasi, ku pretendohet se shtetas të huaj sillen në Shqipëri, për t'u mbajtur në burg, sqarojmë se këto pretendime janë të pavërteta. Bëhet fjalë për shtetas që transportohen nga Italia drejt Gjadrit, në qendrën e pritjes për emigrantët e paligjshëm. Ditët e fundit, në rrjete sociale po publikohen lajme të rreme që synojnë të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit, të cenojnë rendin dhe sigurinë, si dhe të vënë në dyshim respektimin e të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t'u komunikuar akuza. Sqarojmë se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia.
Sigurojmë mësuesit dhe pedagogët se e drejta për t'u tubuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe garantojë atë. Në të gjitha njoftimet dhe daljet publike të përfaqësuesve të Policisë së Shtetit është bërë e qartë se kjo e drejtë respektohet dhe garantohet. Çdo pretendim i kundërt është i pavërtetë dhe dashakeq.
Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se lajmet e publikuara për dorëheqje masive nga radhët e Policisë së Shtetit, janë të pavërteta. Po ashtu, sigurojmë qytetarët se asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për ushtrimin e dhunës gjatë ditëve të tubimit. Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është në shërbimin tuaj, në zbatim të ligjit, për garantimin e jetës, pronës dhe të drejtave tuaja. Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e informacioneve të rreme që synojnë të cenojnë misionin ligjor të Policisë së Shtetit dhe besimin tuaj tek ajo./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit të vendosur para kuvendit kanë zgjedhur një mënyrë ironike për t’ju drejtuar efektivëve t&eu...
LUSHNJE- Një autobus i linjës Berat-Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor në Barbullinjë të...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë një tjetër goditje ndaj grupit të ‘Çopjave’ të El...
TIRANË- Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së pjesëmarrës në protestën studentore jashtë Kuvendit i b&...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave n&eum...
KORÇË- Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditor&...
TIRANË- Studentët e mbledhur në protest para Kuvendit kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre përmes mbishkrimeve në rrug&e...
TIRANË- Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve ...
TIRANË- Studentët dhe Pedagogët janë mbledhur tashmë në protestën e 10-të studentore para Kuvendit ndërsa nj&...
TIRANË- Pedagogët janë ndaluar nga forcat e policisë për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit t&eu...