22 October 2026, 12:05
Nga E.M

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiranë. Një ditë më parë gjykata vendosi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 22 persona të tjerë të arrestuar gjatë protestës.
Janë 271 persona të arrestuar në 7 ditë protestë, kryesisht me akuzën e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtim me dhunë të policisë së shtetit.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Gjykata e Tiranës
Aktualitet
22 October 2026, 11:56
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditor&...
Aktualitet
22 October 2026, 11:50
E.M
TIRANË- Studentët e mbledhur në protest para Kuvendit kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre përmes mbishkrimeve në rrug&e...
Aktualitet
22 October 2026, 11:40
E.M
TIRANË- Një protestuese me shami dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, është përplasur me një prej policëve ...
Aktualitet
22 October 2026, 11:35
E.M
TIRANË- Studentët dhe Pedagogët janë mbledhur tashmë në protestën e 10-të studentore para Kuvendit ndërsa nj&...
Aktualitet
22 October 2026, 11:26
E.M
TIRANË- Pedagogët janë ndaluar nga forcat e policisë për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit t&eu...
Aktualitet
22 October 2026, 11:21
E.M
TIRANË- Në ditën e 10-të protestës studentore në Tiranë janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjek&...
Aktualitet
22 October 2026, 11:13
E.M
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë ...
Aktualitet
22 October 2026, 11:06
E.M
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar edhe ditën e sotme se pedagogët do të vijoj...
Aktualitet
22 October 2026, 11:01
E.M
TIRANË- Ndërkohë që Parlamenti është rikthyer ditën e sotme në senacë plenare pas pezullimit javën e kaluar p...
Aktualitet
22 October 2026, 10:57
E. D
TIRANË- Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik t...