Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
“Mezi pres të forcojmë partneritetin midis kombeve tona”/ Trump letër Hotit: Të vendosim stabilitetin dhe paqen në Ball
9 October 2020, 08:10Nga DOSJA
KOSOVË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Lajmin është bërë i ditur nga kreu i qeverisë, i cili ka publikuar letrën në Facebook.
Në këtë letër, presidenti amerikan shprehet se mezi pret që të forcohet partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës. Trump thekson se duhet të vendoset stabiliteti dhe paqja në Ballkan.
“E vlerësoj dhe e ndaj zotimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në botë. Unë mezi pres të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, shkruan Trump në letër.
Ndërsa, Hoti ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.
Pak ditë më parë presidenti amerikanDonald Trump i dërgoi një letër kryeministrit Ramaku i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar në disa marrëveshje ndërkombëtare. Trump e falënderoi Ramën për lidershipin kundër influencës kineze në Ballkan dhe Europë. Po kështu, ai e nxit kryeministrin shqiptar që të largohet nga marrëveshja e Kinës të formatit “17 + 1” dhe të angazhohet më shumë në marrëveshjen e iniciuar nga administrata amerikane në nismën e “Tre deteve”. Sakaq, Trump inkurajon Shqipërinë për zhvendosjen e një ambasade në Jeruzalem.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Në SHBA, autoritetet e organeve të rendit njoftuan të enjten për parandalimin e një komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Whit...
DANIMARKË – Arkitekti i njohur danez Bjarke Ingels, ka kthyer një traget 126 metra të gjatë në një shtëpi familjare. Bjarke e bleu tragetin e ankoruar pre...
KOSOVË– Një alarm për bombë ka zgjuar në mënyrë të friskhmë Prishtinën mëngjesin e sotëm. Mediat vendase shkruajnë se Agjencia e Inteligjencës në Kosovë ës...
AUSTRALI- Sërfisti i njohur botëror Matt Wlikinson, i është afruar një peshkaqen 3 metra, gjatë stërvitjes në ujërat e gjirit New South në Australi. Pamjet e fi...
GJERMANI- Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, ...
Historiani dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka hedhur një tezë të fortë se prapa...
SHBA– Miliardierët kanë shënua një rritje të pasurisë së tyre gjatë periudhës së pandemisë. Sipas një raporti të bërë nga banka zviceriane(UBS), njerëzit më të ...