Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Cisse dhe Pulisic i japin avantazhin e dyfishtë skuadrës kuqezi që në 19 minutat e para, por një gol i vendasve në fund e kthen sfidën në një betejë deri në sekondat e fundit.
ITALI - Cisse dhe Pulisic i japin avantazhin e dyfishtë skuadrës kuqezi që në 19 minutat e para, por një gol i vendasve në fund e kthen sfidën në një betejë deri në sekondat e fundit. Milani vazhdon të mbajë ritmin në majën e Serie A. Skuadra kuqezi fitoi 2-1 në transfertën ndaj Genoas, në një ndeshje me dy tablo të ndryshme: dominim dhe efikasitet në pjesën e parë, më pas vështirësi dhe ankth deri në përfundim.
Vendasit patën mundësinë të surprizonin që në nisje, por Milani mori shpejt kontrollin e lojës. Në minutën e 13-të, presioni i lartë rezultoi vendimtar. Pulisic fitoi topin në gjysmëfushën kundërshtare, Rabiot vijoi aksionin dhe Cisse e finalizoi me një goditje të ulët nga jashtë zonës, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë. Një pasim i gabuar në mbrojtjen e Genoas i dha mundësinë Gonçalo Ramos të shërbente për Pulisic, i cili nga pranë portës e dërgoi topin në rrjetë. Milani kishte krijuar një epërsi të konsiderueshme dhe shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të reaguar.
Pas pushimit, situata u komplikua. Një episod në minutën e 52-të, ku Rabiot u rrëzua gjatë një aksioni sulmues, shkaktoi protesta të forta nga kampi kuqezi. Vendimet e gjyqtarit sollën edhe përjashtimin e tre pjesëtarëve të stafit teknik të Milanit. Ndeshja humbi ritmin, ndërsa skuadrat u përpoqën të ndryshonin situatën përmes zëvendësimeve.
Kur fitorja dukej e sigurt, Genoa riktheu emocionet. Në minutën e 89-të, Ellertsson përfitoi nga hapësira e krijuar përpara mbrojtjes së Milanit dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur Maignan. Vendasit u hodhën në sulm në minutat shtesë, por kuqezinjtë arritën të përballonin presionin. Vërshëllima përfundimtare konfirmoi fitoren 2-1 të Milanit, që shkon në kuotën e 24 pikëve dhe vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit. Për Genoan, që mbetet me 13 pikë, kjo humbje ndërpret serinë e rezultateve pozitive.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpooli ka lënë pas momentin e vështirë, duke marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë...
GJERMANI - E ardhmja e Manuel Neuerit te Bayern Munich është vënë sërish në dyshim. Portieri gjerman pësoi një tjet&eum...
KILI - Katër muaj më parë ishte një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës, falë pritjeve vendi...
ITALI - Lazio ruan vendin e parë në Serie A pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën ...
ZVICER - Arsène Wenger mund të bëhet rival i Gianni Infantinos në garën për presidencën e FIFA-s. Sipas raportimeve të...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf.org pas publikimit të listës së futbollistëve të grumbu...
TURQI - Rafael Leão ishte protagonist i dyfishtë në fitoren spektakolare të Galatasarayt ndaj Amedspor me rezultatin 4-3. Sulmuesi portug...
SPANJE - Ndeshja mes Atlético Madridit dhe Barcelonës pritet të zhvillohet në një atmosferë të nxehtë në Metropol...
SPANJE - Mungesa e Karim Adeyemit në listën e fundit të Gjermanisë ka qenë një nga surprizat e përzgjedhjes së trajnerit...
ITALI - Francesco Camarda mund të largohet përkohësisht nga Milani në merkaton e janarit. Drejtuesit kuqezi po mendojnë ta huazojn&eum...