Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Portieri 40-vjeçar u detyrua të largohej në pjesën e parë të sfidës me Mainzin, pasi iu rikthyen dhimbjet në këmbën e djathtë. Mediat gjermane ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e tij në futboll.

GJERMANI - E ardhmja e Manuel Neuerit te Bayern Munich është vënë sërish në dyshim. Portieri gjerman pësoi një tjetër dëmtim gjatë fitores 2-1 ndaj Mainzit dhe u detyrua të largohej nga fusha përpara përfundimit të pjesës së parë.
40-vjeçari ishte rikthyer së fundmi pas një problemi fizik, por shqetësimet në këmbën e djathtë u shfaqën sërish. Neuer u zëvendësua nga Jonas Urbig, ndërsa për të bëhet fjalë për një problem të përsëritur me tendinitin, që e kishte mbajtur jashtë edhe në ndeshjet ndaj Freiburgut, Magdeburgut dhe Borussia Dortmundit.
Gjendja e tij fizike kishte ngritur shqetësime edhe pas rikthimit në përballjen me Atletico Madrid në Champions League. Vetë portieri kishte pranuar se vazhdonte të kishte dhimbje të konsiderueshme.
“Kam dhimbje çdo ditë kur ec. Edhe këtë mëngjes, kur u zgjova, kisha përsëri dhimbje”, ishte shprehur Neuer pas ndeshjes për “Amazon Prime”.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, konfirmoi se bëhej fjalë për të njëjtin problem që kishte shqetësuar portierin edhe më parë. “Është ajo që kishte në këmbë. Është rishfaqur. Shpresojmë të mos jetë shumë serioze”, deklaroi ai.
Ndërkohë, gazeta gjermane “Bild” ka ngritur pikëpyetjen nëse kjo mund të jetë një nga pengesat që e shtyn Neuerin drejt fundit të karrierës. Sipas raportimeve, portieri është detyruar të largohet për shkak dëmtimesh katër herë që nga fillimi i vitit 2026.
Situata ka vënë në lëvizje edhe diskutimet për të ardhmen e portës së Bayernit. Jonas Urbig shihet si pasuesi i mundshëm i Neuerit, ndërsa klubi duhet të vlerësojë nëse do të vazhdojë të mbështetet te portieri veteran apo do të nisë kalimin drejt një epoke të re.
Ndeshja me Mainzin i dha Neuerit edhe një rekord personal: në moshën 40 vjeç e 225 ditë, ai u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur për Bayernin në Bundesligë, duke kaluar Bernd Dreher.
Për momentin nuk ka asnjë njoftim për tërheqjen e tij, por dëmtimet e përsëritura kanë shtuar dyshimet se një prej portierëve më të mëdhenj të futbollit modern mund të jetë pranë fundit të karrierës.
B.T (Dosja.al)
KILI - Katër muaj më parë ishte një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës, falë pritjeve vendi...
ITALI - Lazio ruan vendin e parë në Serie A pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën ...
ZVICER - Arsène Wenger mund të bëhet rival i Gianni Infantinos në garën për presidencën e FIFA-s. Sipas raportimeve të...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf.org pas publikimit të listës së futbollistëve të grumbu...
TURQI - Rafael Leão ishte protagonist i dyfishtë në fitoren spektakolare të Galatasarayt ndaj Amedspor me rezultatin 4-3. Sulmuesi portug...
SPANJE - Ndeshja mes Atlético Madridit dhe Barcelonës pritet të zhvillohet në një atmosferë të nxehtë në Metropol...
SPANJE - Mungesa e Karim Adeyemit në listën e fundit të Gjermanisë ka qenë një nga surprizat e përzgjedhjes së trajnerit...
ITALI - Francesco Camarda mund të largohet përkohësisht nga Milani në merkaton e janarit. Drejtuesit kuqezi po mendojnë ta huazojn&eum...
SPANJE - Hansi Flick po përgatit planin për përballjen me Atlético Madridin, por një nga dilemat kryesore lidhet me përbërj...
ITALI - Problemet fizike që kanë shoqëruar Juventusin duket se kanë prekur edhe një prej legjendave të tij. Alessandro Del Piero ...