LIVE UPDATES
Aktualitet

“Molla” e sherrit që çoi në vrasjen e Kudret Saliajt, bashkëshortja akuzohej nga mbesa e burrit se donte ti shiste virgj

4 June 2021, 12:22 Nga DOSJA
“Molla” e sherrit që çoi në vrasjen e Kudret

TIRANË– Vrasja e Kudret Saliaj tronditi ditën e sotme kryeqytetin. Ishte Mexhit Picari ai i cili qëlloi me 8 plumba ndaj ish-dhëndrit të tij.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej.

Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

Mirëpo, familja Picari në të shkuarën njihet për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur, e që mbi të gjitha janë bërë publike. Në të shkuarën bashkëshortja e Kudret Saliajt është akuzuar nga mbesa e këtij të fundit se donte ti shiste virgjërinë në rrjetet sociale, Instagram.

HISTORIA:

Një vajzë adoleshente denoncoi në polici gruan e xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit Tetor të këtij viti.

17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja Dhurata Saliaj, bashkëshortja e xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram dhe pretendon se u kishte ofruar atyre mbesën e burrit.

17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj, Dhurata Saliaj ia kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar. Policia e Tiranës nisi hetimet për këtë çështje, por nuk ka akoma një rezultat nëse pretendimet për shitjen e virgjërisë janë të vërteta apo kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve.

Për të gjithë këtë histori ka folur protagonistja kryesore, Dhurata Saliaj. Në një intervistë për emisionin Uniko, Dhurata Saliaj ka treguar arsyen, përse sipas saj, mbesa e burrit i është kundërvënë dhe ka sajuar historinë e shitjes së virgjërisë.

Sipas Dhurata Saliajt, ajo kishte zbuluar lidhjen me një djalë të mbesës 17-vjeçare të burrit dhe për këtë kishte njoftuar familjen. Kjo u bë shkak që adoleshentja të ndahej me të dashurin, dhe për këtë, mbesa e burrit fajësonte pikërisht Dhurata Saliajn për prishjen e lidhjes.

Dhurata Saliaj: Siç pretendon K. për mua, sepse unë jam nusja e xhaxhait të K., që mendon se unë doja t’ia shisja virgjërinë në Instagram, po unë s’i kam nxjerrë as djalë, sepse unë për çfarë i doja lekët kur unë s’kisha nevojë sepse burri punonte, për çfarë më hynin në punë lekët mua.

Cili ka qenë qëllimi i saj? Përse duhet t’ju dëmtonte kur ju pretendoni se e keni rritur?

Dhurata Saliaj: Unë kam punuar edhe në parukeri edhe e merrja K. me vete. E kisha si vajzën time, e merrja. Nga muaji Mars, e shikoj K. që kishte një të dashur. Aty unë kam lajmëruar vjehrrën time dhe i kam që K. e kam parë me një djalë. Aty ajo vjehrra ime e bën të madhe. I kemi thënë edhe babait të K., i kemi thënë dhe bashkëshortit tim. Vete e takon, mirëpo ai djali si duket e kishte mashtruar, e ka gënjyer, nuk i kishte treguar disa të vërteta, dhe K. ndahet nga ai. Mua më thoshte pse u tregove ti atyre, herë pas here. Ti s’je gjë për të mbajtur thoshte. E kuptova se ai çuni kalonte përditë para portës sonë, dhe Kiara sa kalonte pjesën tek furra e kapte përdore djalin. E kam zbuluar, e ka parë dhe vjehrra ime me sytë e vetë. Sa vinte K. në shtëpi bënte vetëm sherr me ne. Mendoj se për këtë arsye K. hodhi çdo gjë ndaj një hakmarrje, sepse u nda me atë djalin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj vrasje tek gjykata e tiranes kudret saliaj vrasje tek gjykata e tiranes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin