Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Mori 6 mijë € për të nxjerrë nga burgu një person, flet avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka: Procesi ka shumë dritëhije
11 September 2020, 13:12Nga DOSJA
TIRANE– Gjykatësja Mimoza Margjeka është lënë në arrest shtëpie për korrupsion pasi mori 6 mijë euro për lirimin e të dënuarit Orion Bali.
Avokati i saj ka folur dhe ka thënë se është vepruar me standarte të dyfishta e se proçesi ka pasur shumë dritëhije.
“Është vepruar me standade të dyfishta. Procesi ka shumë dritëhije”, ka thënë avokati.
Fillimisht në përgjimet e kryera rezulton që Nejson Bali, vëllai i personit të dënuar telefonon nënën e tij dhe i thotë se së pari gjyqtarja kërkon 6 mijë euro, duke qenë se trupi gjykuese përbehej nga tre gjyqtarë, më pas në një përgjim tjetër dëgjohet:
“10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg.” Më pas në skenë del avokati Skënder Demiraj, i cili i thotë Nejsonit “kam futur njerëz me peshë”, për të nxjerr nga burgu të vëllain e tij, Orion Bali.
Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Policia ka arrestuar një person dhe ka vënë në pranga dy të tjerë si pasojë e operacionit të koduar “Perimetri”.Personat e shpallur në kërkim nuk ...
TIRANË– Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘N...
SHKODËR- Prej rreth 15 vitesh sorollaten në dyert e Agjensisë së Kadastrës. Janë qindra familje në lagjen “Mehalla e re” në Shkodër të cilët presin për leg...
Aktualitet11 September 2020, 11:39
TIRANË- Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy...
TIRANË– Gjuetari që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa, dy vite pas masakrimit të Eglantina Bucit ka marrë me njëherë në telefon policinë. Në dosjen e zbardhu...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka publikuar dosjen e plotë të vrasjes së Eglantina Bucit, vajzës e cila u masakruar në vitin 2012. Aty shkruhet e gjithë dëshm...
VLORË- Del fotoja e Ahmet Isufajt, i cili njihet nga të gjithë si xhaxhai “Ben Qimes”. Kjo foto është siguruar nga Gazetari i Report TV, Elton Qyno. Ndërko...
Skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duket se nuk kanë të sosur. Më i fundit ka ndodhur në Gjirokastër, kur jo më larg se dje, në krye të këti...