Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Mos mbani sytë nga spitali”/ Kryeinspektori i përgjithshëm flet për situatën e Covid në vend: Mjekët e famil
10 November 2020, 20:57Nga DOSJA
TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur në lidhje situatën e pandemisë së Covid-19 në vend. Në një postim në Facebook, Hajdari ka falenderuar doktoreshë Bruna Shiroka dhe të gjithë stafit të Qendrës Shëndetësore të cilët kanë mbuluar me asistencë mjekësore të gjithë pacientët e infektuar me Covid.
Më tej ai u shpreh se të infektuarit nuk duhet që të mbajnë shpresa nga spitali për t’u shëruar por të qëndrojnë në shtëpi pasi shërimi më i mirë është në shtëpi me familjarët. Ai gjithashtu tha se mjekët e familjes janë të specializuar për të udhëhequr mjekimin e pacientëve.
Statusi i plotë:
“Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.
Thirrja ime publike është:
Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi! Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi. Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës. Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë”.
Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë…
Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan 563 raste të reja dhe 8 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 579 pacinetë dhe janë infektuar 12,362 të tjerë.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– 6 persona janë infektuar me koronavisur në 24 orët e fundit në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve janë 3 mësues, 2 efektivë po...
TIRANË– Një tjetër protestë zhvillohet tek Unaza e Re. Mbrëmjen e sotme, disa nga banorët e një kopleksi në Astir kanë dalë të heqin rrethimin e një ...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se izolimi i dritareve të spitaleve Covid me kangjella dhe hekura mund të parandalojë vetëvrasjet, ...
Aktualitet10 November 2020, 18:11
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...
Aktualitet10 November 2020, 18:00
TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...
TIRANË- Bashkia e Tiranës sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Admistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku është diskutu...
DIBËR- 23 vjeçari Indrit Peka banues në Fushë-Lurë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar ditën e sotme. Policia bën të ditur ...